Cikël poetik, shqip-italisht nga Mimoza Pulaj
ULËRIMA
Nuk ishte era.
Sikur të qe mërzitur nga qetësia
nga deti doli.
E drejt e në zemër të njeriut. U ul.
Në sekonda të pafundme drodhi gjithçka…
Pa mbrojtje. Pa mëshirë.
Boshin e frikën si gozhdë hodhi për fjalën. Në errësirë.
Nuk e priti. Të kthehej në gjirin e tokës, këtë ulërimë.
Nën klithmat e saj, nën kthetrat e saj,
vallëzon. Me lot. Me shpresë. JETA.
Me shumën e ulërimave
që akoma nuk i dimë.
L’URLO
Non era il vento.
Uscì dal mare
come se fosse annoiato dal silenzio.
E proprio nel cuore dell’uomo. Si sedette.
Scosse tutto per secondi interminabili.
Senza rifugio. Nessuna pietà.
Come chiodi lanciò alla parola il vuoto e la paura. Nel buio.
Non aspettò. Per tornare al seno della terra questo urlo.
Sotto le sue grida, i suoi artigli,
balla. Con lacrime. Con speranza. LA VITA.
Con quantità di urla
Che non conosciamo ancora.
———————————-
FRIKA
Nuk troket. Shkallmon dyer, dritare dhe ëndrra.
Ti, frika ime, e frikshme. Me fytyrë njerëzore.
Të më rrëmbesh:
atë çka jam
por dhe çka mund të bëhem.
E si një vdekje t’i shpërndash në agim.
Por ti ecën me pak kurajë. Në shtegun tënd të dhunshëm.
Oh… shumë më pak se sa unë,
lulja në të çarën e një shkëmbi.
Sepse të sfidoj. Dhe vetvetja mbetem:
vuajtje dhe dashuri.
LA PAURA
Non bussi. Strappi. Porte, finestre e sogni.
Tu, la mia paura, spaventosa. Con volto umano.
Per rapire:
quella che sono
e posso diventare.
E distribuirle all’alba come le morti.
Ma , tu cammini con poco coraggio
nel tuo sentiero violento.
Oh… molto meno di me,
fiore nella crepa di una roccia.
Perché ti sfido. E rimango me stesso:
sofferenza e amore.
—————
PLANET QË LËVIZ
Asgjë nuk është
çka ishte: dashuria, bora që shkrin…
E nëse shkëmbi shembet
nuk quhet zemërim.
Nuk fluturonte. Nuk binte. I varur ka qenë. Në pritje.
Se Toka: PLANET QË LËVIZ.
Dhe çasti kur të sheh e mendon:
pasqyrë ke a fytyrë?
I vetëm është por, në zemër … shpërthen.
PIANETA CHE SI MUOVE
Niente è quello
che era: l’amore, la neve che si scioglie…
E se la roccia crolla
non si chiama rabbia.
Non volava. Non cadeva. Appesa era. In attesa.
Perché La Terra: PIANETA CHE SI MUOVE.
E il momento che ti vede e pensa:
è un viso o specchio?
E solo, ma nel cuore… esplode.