Edmond Kaceli: Ëndërr bashkëkohore!
Këmbanat nuk bien, dyert nuk hapen më
as besimtarë, as prift, as murgeshë
Lutje nuk dëgjohen mureve të rrudhuna moshës
Një Krisht gjysëm i kryqëzuar!
Një shèjt gjysëm i veshur, dhe gjysëm i zhveshur
Gota e venës, shishet e vajit dhe ujit të bekuar
mbushur pluhun historik!
Buka e kungimit nuk është më -boshllëk shpirtnor
Në Kishën e vjetër nuset nuk martohen prej shekujsh
Në Kishën e braktisur foshnjat nuk pagëzohen më
Në Kishën e ç’kishëruar, mungojnë të vdekurit
Në Kishën e vjetër sa mosha vetëm era hyn e del
krejt lirisht! Në lirinë e sajë të paçlirë!
Diku në mes të Altarit shoh veten gjysë të zhveshur!
Shoh veten gjysë të kryqëzuar -më duket krejt si kjo Kishë
Krejt kështu më duket vetja! -një Kishë e braktisun!
Një kishë e ç’kishëruar, pa prift, pa murgeshë
në kishën me dyer e dritare të rrudhuna
në Kishën time krejt njashtu nuk hyn më njeri…
E rrudhem e tkurrem më shumë, më fort
Unë Kisha e braktisun! Ç’kishëruar me vetmi!
Itali, maj 2020