VETMIA – BEQARE VENITUR – BEHARE
Nga Mustafa SPAHIU
Zonjushës Sabiha Kasimati, lindi më 1912 në Edrene – e varrosën ende pa dhënë shpirt më 21 shkurt 1951 në Shqipërinë e diktatorit më gjakatar – demonit të miliniumeve!
1.
(Plumbi se vret – engjëllin)
Togë hienash pushkatimi
pse qëlluat pa pikën e fajit
mbi 21 burra trima shqiptarë
dhe një zonjushë të behartë
aty pranë Urës së Beshirit.
plumbat shlligëzi s’e kapën
engjujtë ruajtën Sabihanë,[1] –
pse ia shkurtuat jetën e re?
Ushtarët e vranë pa mëshirë
kondakësh t’armëve çetnike?
2.
(Shqiptarja – shkencëtare)
O, ushtarë në jeni të gjallë
jeni të nëmur, të çmeritur!
me fatin të nepërkosur,
mëkatënuar, të çnderosur
rrufenash të sakatosur
Sabihasë shpirti pa i dalë
me duar në fyt nofullujqër
demokratja deshi në fjalë!
Gruaja shpirti i kombit,
ju ADN sllave – zemër Zombi!
3.
(A vritet – sorkadhëza)
Në faqet e saja virgjërore
Shqipëria ishte një brerore…
Si dolët zot marksizmit,
e trillonit kulmin e lavdisë
të gjeorgjianit, stalinizmit!
Sabaja bij’e atdhétarizmit
me kulturë xhane shqiptare
shqipe n’Evropë shkencëtare
më fatlume studente e parë
n’fakultet të Torinos – krenare.
4.
(Sabihaja – me doktoraturë)
Demoni të kallte dhe tmerrë
tok’e qonte peshë për sherr
si Kroni hante intelektual,
Miladinin e kish’ ngashërim
fytas me gjeneralët elitarë…
popullin mësoi të hante bar;
dhe Krushçovi thellë ia trusi
Pikërisht si Korona virusi…!
Liceut Francez të Korçës,
shoqe klase vreroi kopilin!
5.
(Sabihaja – Dëshmore kombi)
Vjollcën e buzëqeshjeve
ia thyen bishat e çartura…
Apokalipsit rrinin në terr,
Musineja ra në skëterrë
atdhéu mbet pa frymësosur!
Vashave ua morën verat;
ç’foli e preku krejt u çmend
vetëtimat si gjenin vend!!!
S’pranoi akuzë n’gjykatore,
Sabihaja diell n’përmendore.
E mërkurë, 6 maj 2020
Në Dardaninë Ilire
[1] Sabiha, ja (arb.pers.)
Bukuroshe, Mrekulli, Perri.