Mustafa SPAHIU: VETMIA – LUMENJTË
Mustafa Spahiu
Lum lumi si të ja bëjmë
Të rrjedh me ty e të mos plakem
Azem SHKRELI (1938-1997)
1.
(Brigjet – kalorësit)
Blanës heshtake ndezet gjak
urat janë të shenjta mirakënde
Rrjedhin lumenjtë Shenjtër
mendimeve tona të dëlirë
ujëshumë së lashtës ILIRI,
shtretërve të stërmotshëm
nga Lumbardha Ilirike Savë,
fushorja Dravë pa ndal fillin
ngërthen Ilirinë e Epërme
drithëbegatë tokës panone
sa ka dushk e bar janë janë
lumenj e stërmadhja Tuna
nën Singidinut merr Savën.
2.
(Iliri-Epërme-Mesme-Poshtme)
Bosnjës-Hercegovinës glojnë
me dhjetëra lumenj valëmurmë
ujëra tjera s’ndalën lot fëmije
turret vrundull Narona neshile
shtretërive të tyre degëshumë
Bifurkimesh derdhen n’Adriatik
të tjerët ngarendin Detin e Zi –
garojnë kundruall njëri-tjetrit…
përmes Liburnisë e Dalmatisë
Kuarneri futet rrëzë Velebitit…
(Hidronomia-emërlumi)
Panonisë gërshet Tisa, Nori
Magjaristani lumenjtë kasnec
Vrapojnë lumenjtë e Thrakës
Drina bërrylake perthith Limin
Morava Madhe e merr Margë
Me Anamoravën – Dardania
pjellë e Driloni është Lyhnidë
lumenjtë rrjedhin ujëshumë…
Disa janë binjakë lugjesh penestë
Aksi trim shkumbëbardhë rrjedh…
4.
(Lumenjtë – pjellë gjolesh)
Fusha e mëllenjave Dukagjini
Drini bardhë ujisin pa ndalë
arash me grurë të praruara
palcës së tokës përtriret kalliri
lumenjtë gjëllim’i jetës sonë
fushat me bar kullotëmajme
trualldashësit pellazgët rrisnin
Dushkun prej zanafillës të lashtë
ilirishtja e brinctë vigmë xixash
me ullirin gjethepaqedashës diell.
5.
(Lumenjtë – valviten flamur)
Tomorri i shenjtë Sharri i lashtë
janë dritëshpërndarës brigjeve
Arbëria mburojeartë bregdeteve
me lumenj të bujshëm kalonin
kundruall faltores së Zotit Apollon,
njerëz të fismë, mikpritës me bukë
bujarë në shpirt gotën me verë, e –
ndanin me mikun me gjerba Besa-
tarë të fjalës burra të fortë qarrash
në hoje dashurie i ngjiznin fëmijët
gratë vlugmëdha, t’ëmbëla qumësht!
6.
(Lumenjtë – gjak i shtrenjtë)
Lumenjtë rrjedhin parzmit tonë
janë rruaza të bardha gjakndezur
rruazat e kuqe si Shkodra labiate
vatra e dritës bjen Amantia madhe
lumenjtë tjerë në valle trimërie…
aq sa ka fise poende më tepër ka
lumenj gratë shkumën e bardhë e
tjerrin n’avëlmend sixhade thurin
rrugën trimave për t’ua shtruar
të kthyer nga betejat këndonin
himnin e fitores në dheun e brishtë
fiset tjera nëpër dhéut’ Ilirisë
djepi më i madh burrash me
besëlidhje armësh flamur Arbëri,
plëngu s’këmbehet as me thesar
as gjuha e stërlashtë arbërishte –
pinjolle e Ilirishtes – gjuha shqipe! –
Diellno, diellno – fjalëdëlirëse flori!
E premte, 8 maj 2020, Në Dardaninë Ilire.