Albspirit

Media/News/Publishing

Rreziqet e miratimit të reformës perëndimore nga oligarkët, kriminelët, të paaftët…

 

kastriot-islami-reforma

Nga Kastriot Islami

Ripërsëris që jam mbështetës i fuqishëm një reforme perëndimore në drejtësi. Por edhe kundërshtari më i vendosur i një reforme të kapur nga Rama dhe klientela e tij e oligarkisë, krimit, banditizmit, mediokritetit.

Më mjafton për të përcaktuar këtë qëndrim raporti i brëndshëm të OSBE, vecanërisht për pasurinë e Ramës prej “20 milionë euro të fshehur në një llogari off shore”. Realiteti shqiptar është shumë i rëndë por prezenca e një rregjimi arrogant i një pakice oligarkësh pengon që qytetarët ta lexojnë atë saktësisht dhe për rrjedhojë të veprojnë ndryshe nga ç’duhet vepruar.

Dëshpërimi i tyre po rritet çdo ditë dhe ata po arrijnë në një gjëndje pa shprese ndaj të gjithëve dhe janë të gatshëm ose të largohen nga vendi (gjë e cila ju është vështirësuar ekstremisht) ose të reagojnë negativisht ndaj të gjithëve pa dallim, pra së bashku me barin e thatë të djegin edhe të njomin.Jemi shumë pranë këtij momenti. Reforma në drejtësi mund shërbejë edhe si shkëndija që i vë flakën por edhe si solucioni zjarrfikës.

A mund të promovojnë reformën ata që duhet të ndëshkohen…?

Reforma në drejtësi ndodhet në një situatë absurdee paradoksale.Atë duhet të votojnë 94 deputetë nga parlamenti i Shqipërisë. Shqiptarët për shkak të shqetësimeve të mëdhapor edhe të një propaganda jo realiste e mbështësin reformën në masën 91 përqind, pa ditur se për cfarë bëhet fjalë konkretisht dhe pa kuptuar se ky gjëndet realisht djalli i cili mund ta rrokullisë drejtësinë në një gjëndje edhe më të rëndë se c’është sot, pavarësisht angazhimit të fuqishëm ndërkombëtar.

Paradoksi shfaqet tmerrues kur dëgjon propagandën pro reformë që bëjnë ata që drejtësia e reformuar duhet ti ndëshkojë. Ky është edhe aspekti më absurd dhe paradoksal i kësaj vendimarrje: ideatori i oligarkisë, Edi Rama, së bashku me i) individët me rekorde kriminale, ii) përfituesit antikushtetues të aseteve dhe fondeve publike(kusarët),  iii) biznesmenët  e manjatët e medias që kanë krijuar pasuri të dyshimta përmes privatizimeve antiligjore, privilegjimit në tenderat apo koncesionet publike, lejeve të ndërtimit, iv) të paaftët, me diploma të blera apo pa arsimin e duhur, v) kukullat dhe lehaqenasit që sulmojnë cdo individ të ndershëm apo mendim alternativ qëndrojnëa) në ballë të “sulmit” për miratimin e reformës, b) janë në pararojë të kërcënimeve ndaj deputetëve të ndershëm që kanë reduktuar në minimum kërkesën e tyre vetëm që “drejtësia të mos kapet politikisht”, c) ndodhen në rrjeshtin e parë të atyre që ulurasin për blerje mandatesh apo referendum e zgjedhje të parakohshme në një ditë me referendumin…?! Shtrohen me të drejtë pyetjet.

 A mund të miratohet një reformë perëndimore nga oligarkët, kriminelët, kusarët, mediokrit…?

Parimisht dhe moralisht përgjigja është JO. Po pragmatikisht? Unë them JO. Sepse këta oligarkë, kriminelë, kusarë, mediokër, për të votuar një reformë që do të krijojë një sistem drejtësiendërshkues për ta duhet të kenë garanci që ndëshkimi s’bie mbi ta. Dhe këtë garanci Rama duket ja ka dhënë, sepse ata s’janë as budallenj e as naivë, madje kanë marrë edhe siguri për garancinë. Por pyetja që shtrohet në këtë rast është: Po Rama, në krye të listës se OSBE për “pasuri 200 milion euro të fshehur në off shore” a ka marrë garanci që s’do të preket nga drejtësia e reformuar, apo përmes kontrollit të institucioneve të reja të drejtësisë ka marrë masa që drejtësia e reformuar të mos ndëshkojnë as atë vetë dhe as klientelën e tij? S’po merrem me përgjigjen e kësaj pyetjeje sepse lehaqenasit mjeranë do ta fusnin në labirintet e teorive konspirative.

Por po evokoj zgjidhjen qëështë artikuluar si propozim nga opozita dhe është mbështetur edhe nga njëpjesë e maxhorancës: të mos lejohet përmes kësaj reforme kapja politike e drejtësisë nga Rama dhe të gjithë oligarkët, kriminelët, kusarët, biznesmenët dhe manjatët e dyshimtë, të paaftët. E kundërsta është e vërtetë, nëse nuk do të lejohej kapja politike, atëherë Rama e klientela e tij s’do të kishin asnjë garanci dhe me shumë gjasa do të votonin kundër reformës. Prandaj qëndrimi i Ramës është i qartë: ose më lejoni ta kap drejtësinë ose nuk e votoj reformën, pra në mënyrë inidirekte sa herë që Rama deklaron se “vija e kuqe s’është e imja” tregon se ose ka marrë garanci për kapjen ose mashtron sepse s’ka marrë asnjë garanci. Por reformë me vijën e kuqe të hequr nga Rama s’mund të ketë.

Prandaj ka vetëm një zgjidhje: një reformë perëndimore s’mundet dhe s’duhet të votohet nga Rama dhe klientela e oligarkëve, kriminelëve, kusarëve, biznesmenëve dhe manjatëve më pasuri të dyshimta, mediokërve. Një reformë perëndimore duhet të votohet vetëm nga deputetët e ndershëm, të aftë, me integritet të kuvendit.

A ka një shumicë kushtetuese deputetësh me integritet dhe të aftë ky kuvend për të miratuar një reformë perëndimore?

Përgjigja e kësaj pyetjeje mund të jepet vetëm pas një testimi të deputetëve të kuvendit sipas disa kritereve.

Së pari,testi i drogës: të bëhet urgjentisht testi i drogës për të gjithë deputetët e kuvendit, ata që s’e kalojnë këtë test s’mund të miratojnëprandja s’duhen lejuar të miratojnënjë reformë perëndimore në drejtësi; nëse s’ka shumicë për të vendosur për këtë test atëhere përgjigja është evidente: ky parlament s’ka një maxhorancë të pastër, të ndershme dhe të aftë për të miratuar një reformë perënidmore në drejtësi.

Së dyti zbatimi i dekriminalizimit:duhet me urgjencë, brënda fundit të korrikut 2016, të aplikohet ligji i dekriminalizimit dhe të gjithë deputetët e prekur nga ky ligj të mos lejohen të miratojnë reformën perëndimore të drejtësisë. Nëse kjo s’ndodh atëherë provohet se ky parlament s’ka vullnet pozitiv dhe s’ka mundësi të miratojë reformën perëndimore në drejtësi.

Së treti, largimi i “kusarëve”: duhet të bëhet urgjentisht lista e deputetëve që kanë përfituar gjatë ushtrimit të funksionit të deputetit fonde publike apo koncensione si dhe nga privatizimet e aseteve publike. Kjo detyrë duhet të jetë e përmbyllur në fillim të shtatorit 2016. Nëse kjo pengohet atëherëky kuvend s’mund të miratojë një reformë perëndimore në drejtësi.

Së  katërti të skanohet pasurisë së dyshimtë të gjithë biznemenëve dhe manjatëve deputetë: të kryhet një skanim i pasurisë së deputetëve biznesmenë dhe manjatë të medias për të saktuar bazueshmërinë ligjore të pasurisë së tyre por edhe për të vlerësuar sa përqind e kësaj pasurie ka ardhur nga privatizimet e pronës publike, sa nga lejet e ndërtimit dhënë nga bashkitë, sa nga fondet publike, sa nga koncensionet, e tjerë. Nëse edhe kjo s’ndodh atëherë ky parlament tregon mungesë vullneti për të miratuar një reformë perëndimore.

Dhe së pesti e së fundmi, “vetingu” i mediokritetit të deputetit;duhet të merren dhe të bëhet një “veting” i aftësive dhe diplomave të deputetëve për të përcaktuar “arsimimin dhe aftësitë profesionale” të deputetëve.

Vetëm pas këtyre testimeve mund të bëhet vlerësimi nëse ky parlament e zotëron shumicën e ndershme, me integritet dhe arsimim e aftësi për të miratuar një reformë perëndimore.

Zgjidhjet e mundshme…

Ka disa opsione zgjidhjesh, që përcaktojnë trajektore përmes “rrugëve të buta”, të cilat nëse s’aplikohen do të linin vend për situata të paparashikueshme e me pasoja sidomos po të kemi parasysh  situatën post-brexit.

Opsioni i parë: Largimi i Ramës dhe kryerja e të gjithë testeve të mësipërme, pasuar me zëvendësimin e deputetëve oligarkë, kriminelë, kusarë, biznesmenë e manjatë me pasuri të dyshimta, të paarsimuarve dhe të paaftëve me deputetë të ndershëm e me arsimin e duhur, bazuar në ligjin elektoral.

Opsioni i dytë: Krijimi i një qeverie teknike që realizon procesin e dekriminalizimit, kryen testimet e mësipërme dhe pastron kuvendin nga deputetët e papërshtatshëm dhe përcakton rregullat për zgjedhje të lira e të ndershme. Ky opsion mund të kishte një nën opsion, nëse do të duhej kohë e gjatë për kryerjen e testeve dhe pastrimin e kuvendit aktual nga deputetët e papërshtatshëm: në këtë rast përcaktohen rregulla e kritere, të qarta dhe strikte për mos kandidimin në zgjedhjet e ardhshme të oligarkëve, kriminelëve, kusarëve, biznesmenëve dhe kusarëve me pasuri të dyshimta dhe të parsimuarve dhe të paaftëve.

Përndryshe reforma do të dështonte por edhe nëse in ekstremis do të votohej një reformë që do të mund tëprodhonte një sistem drejtësie të kapur politikisht nga oligarkia, pra që do të garantonte pandëshkueshmërinë e oligarkisë, krimit, banditizmi, dështimi do të vinte shumë shpejt dhe zhgënjimi i qyëtetarëve do të ishte më masiv dhe më intensive, sado të angazhuar dhe ndikues të ishin ndërkombëtarët.

Please follow and like us: