Nexhat Halimi: Pikturimi i vetmisë
Nexhat Halimi
Pikturimi i vetmisë (I)
Ta pikturosh vetminë me ngjyrë të zezë
Është gjëja më e rëndomtë në këtë lojë
Kujtoj i trishtuar kroin e nuk flas me gojë
Dritaren nga të ndjek e mbyll me rezë
eci udhës së gjatë për gjurmë të verdhë
e vjell herë mallkim e herë tjetër reshje
aty ndrit hëna me vaj e me buzëqeshje
e më pikturohet syri lotin nga e derdhë
dhembja në shuplakë ndez ende fanar
apo ti zgjon hapësirën me pikë të gjakut
e nga hëna fluturon kali i egër merakut
a mund ta mat me grimca shpirti atë ar
Është pamja e krijuar degës nën krahnezë
Apo mashtrimi i lidhur në kohë të zezë
*
Zot a do ta prek peizazhin me shuplakë
A do të digjem në kujtim shpirtit në flakë
Apo vetëm vdes me besim në krua
Pikturimi i vetmisë (II)
E pikturoj hënën në për vjedhje për frëngji
Zgjohen hapat tu më shkelin për fytyrë
Shfaqet pylli e kroi rrjedh flakës për pasqyrë
Zgjas duart në lëvizje të kotë ajrit në hapësi`
Në të njëjtin çasti ti vjen me lule në dorë
E njëjtë lëviz kohës së ikur pa kurorë
Apo vetmia zgjohet trokitjes së vet në orë
Ti më vret e më ngjallë secilën herë Fedorë
Nis të bjerë shi rrëmbyeshëm më pret erë
Vetëtinë e ti vjen njëjtë e pikturuar kaherë
Dhoma mbytet në pikëllim e vetmia gërhet
Kaq e pa rëndomtë pik ngjyra e zezë e tret
Unë i kryqëzoj duart përmbi kraharor e vdes
Portën e çel hija hyn e del e hyn me thes
*
Kush shtien zot im i mbyt ëndrrat në mua
Cili e pikturon dritaren e ende vjen në krua
Ja tërë natën pres e vdes në mëngjes