Rikela Fusha: SHUMË KOHË PARA EKRANIT? JA PASOJAT NË SHËNDETIN MENDOR TË FËMIJËVE
Zhvillimi i teknologjisë na ka ekspozuar drejt ekraneve të pajisjeve teknologjike, si: celularëve, televizorëve, laptopëve, tabletëve etj. Sot është e pamundur të mos gjendesh përpara këtyre ekraneve, pasi arsyet që na shtyjnë janë të shumta: dëshira për të kaluar kohën e lirë dhe për t’u përditësuar mbi të rejat e fundit, komunikimi, por edhe detyrimi profesional na e ka shtuar orën e qëndrimit para ekranit të laptopit kryesisht.
Teksa në pamje të parë duket se qëndrimi para ekraneve u përket si problematikë vetëm të rriturve apo dhe të rinjve, fatkeqësisht situata nuk është e tillë. Aksesi i rritur drejt teknologjisë, internetit, pajisjeve teknologjike ka bërë që edhe fëmijët e vegjël të kenë në dorën e tyre një Smartphone (telefon inteligjent) apo tablet dhe të luajnë me ta me orë të tëra.
‘Vajza ime 9 muajshe nuk fle gjumë po nuk dëgjoi Baby Shark (këngë për fëmijë)’, shprehej një nënë e shqetësuar pas rezistencës së të bijës, shoqëruar edhe me të qara, për të dëgjuar muzikën e ofruar nga platforma Youtube, në vend të ninullave tradicionale të fëmijëve me të cilat shumica prej nesh janë rritur…
Në Shqipëri, na duhen më shumë studime lidhur me këtë fenomen për të kuptuar situatën aktuale. Gjithsesi, ashtu sikurse edhe në nivel global, është e kuptueshme që kemi një shtim të shifrave të fëmijëve që përdorin teknologjinë. Sipas UNICEF (2018), një e treta e përdoruesve të internetit në Shqipëri janë fëmijë. Mosha mesatare kur fëmijët lundrojnë për herë të parë në internet është 9 vjeç, mesatarisht çdo fëmijë qëndron online 3 orë në ditë dhe 75 përqind e fëmijëve e përdorin telefonin çdo ditë.
PASOJAT E MBIEKSPOZIMIT NË SHËNDETIN E FËMIJËVE
Pasojat që koha përpara ekranit mund të shkaktojë në shëndetin e fëmijëve përfshijnë efekte negative në shëndetin mendor, në ushqyerje dhe rrjedhimisht në peshën e tyre trupore, në shikim etj.
Ne do të fokusohemi në efektet e ekranit në shëndetin mendor, i cili mbetet ende një diskutim i hapur midis studiuesve dhe kërkuesve shkencorë.
Fillimisht, u diskutua që pasojat madhore në shëndetin mendor të ekspozimit ndaj ekranit të ishin ҫrregullimet e ankthit dhe depresioni. Me avancimin e kërkimeve, u konstatua që shfaqja (fillestare) e depresionit nuk ishte një pasojë e qëndrimit para ekranit, por një individ i cili vuante nga depresioni, kishte gjasa përkeqësimi për shkak të këtij ekspozimi. Studiuesit u shprehën se video lojërat dhe bisedat me kamera kishin rolin më më të fuqishëm lidhur më shfaqjen e episodeve të ankthit. Gjithashtu, shikimi i videove kishte rolin më të fuqishëm në përkeqësimin e gjendjes së depresionit.
Përdorimi i ekraneve lëshon neurotransmetuesin Dopaminë në tru, i cili mund të ndikojë negativisht në kontrollin e impulseve. Rrjedhimisht, kemi fëmijë më agresivë, impulsivë dhe hipersensitivë (shumë të ndjeshëm).
Përdorimi i ekraneve lëshon neurotransmetuesin Dopaminë në tru, i cili mund të ndikojë negativisht në kontrollin e impulseve. Rrjedhimisht, kemi fëmijë më agresivë, impulsivë dhe hipersensitivë (shumë të ndjeshëm).
Referuar Premier Health, disa prej efekteve afatgjatë të këtij ekspozimi mund të përfshijnë:
– Shtyrjen e kohës së të folurit
– Vështirësi konjitive (njohëse)
– Vështirësi me zgjidhjen e problemeve dhe mendimit kreativ
– Bullizëm kibernetik dhe ekspozim ndaj risqeve/të panjohurve
– Çrregullime ankthi dhe shtim i komplikimeve të depresionit.
– Shtyrjen e kohës së të folurit
– Vështirësi konjitive (njohëse)
– Vështirësi me zgjidhjen e problemeve dhe mendimit kreativ
– Bullizëm kibernetik dhe ekspozim ndaj risqeve/të panjohurve
– Çrregullime ankthi dhe shtim i komplikimeve të depresionit.
KOHA PËRPARA EKRANIT
Ka pasur një numër vlerësimesh të analizuara që mbulojnë fusha të ndryshme në lidhje me shëndetin mendor. Në disa raste u zbulua se kalimi i më shumë se dy orëve në ditë përpara ekranit ishte pragu për zhvillimin e problemeve.
Në vitin 2019, Organizata Botërore e Shëndetësisë këshilloi që koha e ekranit për fëmijët duhet të zvogëlohet sa më shumë që të jetë e mundur, për të zvogëluar rrezikun e efekteve të dëmshme shëndetësore.
Përdorimi mesatar aktualisht në ditë, pa përfshirë punën në shkollë ose detyrat e shtëpisë:
Grupmosha 8 -12 vjeç –> 4 orë 44 minuta
Grupmosha 13- 18 vjeç –> 7 orë 22 minuta
Burimi: Common Sense Media, The Common Sense Census: Media Use by Teens and Teens, 2019
Grupmosha 13- 18 vjeç –> 7 orë 22 minuta
Burimi: Common Sense Media, The Common Sense Census: Media Use by Teens and Teens, 2019
Mes këtij ndryshimi të shpejtë, organizatat profesionale si Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) kanë nxjerrë disa rekomandime. AAP bën thirrje për moslejimin e ekspozimit ndaj ekranit të fëmijëve deri në 24 muajsh, me përjashtim të bisedave me video, dhe thotë se fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç duhet të qëndrojnë maksimumi një orë ose edhe më pak kohë para ekranit në ditë.
Edhe pse duket sfidues, eleminimi apo reduktimi i kohës së qëndrimit të fëmijëve para ekranit mbetet një nismë themelore për të siguruar mirërritjen e tyre dhe për të reduktuar pasojat negative në shëndetin e tyre mendor, dhe jo vetëm. Ekrani përfaqëson edhe një urë lidhëse me botën e jashtme dhe të panjohurën, ku fëmijët mund të aksesojnë faqeve me materiale jo të përshtatshme për moshën e tyre (të tilla si faqet pornografike apo ato që nxisin dhunë), mund të bien pre e bullizmit apo e kërcënimeve, rreziqe të cilat, krahas shëndetit mendor, cënojnë edhe sigurinë e tyre. Prandaj, roli i familjes, shkollës, por edhe komunitetit mbart rendësi themelore për të ndikuar në edukimin e fëmijëve dhe ‘luftën’ ndaj varësisë kundrejt ekraneve apo teknologjisë. Gjetja dhe praktikimi i lojërave apo alternativave argëtuese dhe edukuese, që i përshtaten moshës dhe karakteristikave individuale të fëmijëve, është një fillim i mirë në këtë betejë me modernen.
Please follow and like us: