Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje poetike të Eqrem Çabej

 

KËNG’ E FUNDIT E BILBILIT

 

Kur çelte lule e bukura prinverë,

Te kjo folez’ e ëmbël’ unë leva;

Dhe dritë t’ kaltërt pash për t’ parën herë

T’ëmblat këngë t’ këngëtorëve ndieva. –

Edh’ ujt zhullonte, dhe zephyri frynte,

Dhe lisi fëshfëllin në gjum më vinte…

“Gëzo!” n’ krahror më tha një një zër’ i fshehtë:

Dhe un’, bilbilthi, gëzova dhe këndova,

Ngadale herë, her’ më fort, më prehte:

Gjith’ jetën t’ im’ e qava, e gëzova.

Dhe s’dija pse s’pushoja, oh i gjori!

Gjer sa më mbylleshin syt, gjumi më mori.

Kur hëna n’ qiellt dal ngadale shkonte

Dhe pronj e kodra me ergjendin ndrinte,

Bilbil’ i shkret’ ahere qant’, vajtonte;

Por bot’ e ndyrë s’e dëgjonte, flinte. –

Udhtar’ i qetë vetëm këmbët mbante,

Dhe udhn’ e mbarë t’imen d’gjonte, – qante…

Qaj, qaj, udhtar! Në vënt të huaj shkon

Si qyqja fill: pa njerës je, pa shok! –

Kur s’duan njerzit, ja ku të shoqron

Këng’ e bilbilit! Haj të qajmë tok! –

Si ty, dhe unë, jam i shkret’, i shkretë;

Si nata nxin për mua këjo jetë…

Ky zër’ i holl’ ka kaqë viet që thrret,

Ky kraharor’ i gjor m’ u-tha, m’ u-tha;

Bilbil’ i mjer nga këngëtë u-tret,

Hidhrim ësht jeta, gëzim për mua s’ka.

Dhe këng’ e ëmbël’, q’ njerësit gëzon,

Ësht helm i hidhet, q’ shpirtin më helmon. –

Tër’ jetën qava, këndova pa pushim,

Por vetëm prronjt e ferrat më përgjuan.

Kush më dëgjon, o Zot, këtë vajtim?

Kët’ ziarr, që dieg në zëmrë, kush m’ a shuan?

Apo do digjet, gjer sa t’ shuhet vetë?

Do qaj, pra, sa t’mbaroj të zezën jetë?

Pusho, bilbil i shkretë! T’ erdhi dita,

Që të qetosh, i vogli këngëtor! –

Në syt e verbra lotësh s’hyn më drita…

T’ u-ngjir zëri, t’ u-tha ay krahror,

Q’ i vogël ësht, por mban tër’ hidhërimet

E botës, t’ këngëtoreve psherëtimet…

O bot’ e ngat’ – e bukur’ – lamtumirë!

Më kot këndova gjithë jetën – shkoj!… –

Merr, përrua, zëmrën t’ime plot mëshirë,

Dhe shpjeria detit, që atje t’notoj’

Në mes të dallgve – kurr mos t’ket qetsi,

Si s’pati, kur mbi ferra goditi!…

Por shpirt’ i im fluturon në qiell lart:

Kush s’gjen lumtri në botë, gjen ’tje lart! –

 

 

FATIT

 

Fragment

 

Kur unj krahët zi e zezë

Pa mëshirë përmbi mua,

Nëpër zëmër çahet prua,

E çdo me të vogël shpresë

I dyshimit krimbi gdhënd, –

E si fleta që një shqotë

Fryn në vjeshtë vënt më vënt, –

E në zjarr të ri kur dua

Kryet lart të çoj – me kotë:

Shihm’, i Math ti! i përunjur,

Krimb në pluhur, përgjunjur, –

Buz’ e dredhur s’ të thrret dot –

Tretur dhe, ktu të bie!

Ligj m’ i vjetër, mbret mi mbretër!

Zot mbi Zot!

 

NATË

 

O ëndëra t’ëmbëla nate!

O miegull’ e lehtë rreth mejet!

O zjarr i kulluar prej lartë!

Sa zëra të ëmbël, të heshtur prej tejet,

Si vala të kohës që vate,

Si vala të kohës së artë!

Dhe shpirti çan krahët më lartë,

Thëthin frymë përjetësie

Prej puthjes së yjve në flakë.

O jetë plot jetë! pa hie!

O fije të ndritur të artë,

Që ah, do të shduki, për pakë!

 

MELANKOLISË

 

Kur unj kryet mi tryezë,

Del ngadal nga det’ i zëmrës,

Madhështore

Mbretëreshë, në të zeza,

Sy prej sfinxi, shpirt-lëngore,

O Melankoli! –

E me buzët të përhirë,

E të ngurëten fytyrë

Ç’ thua? ç’thua?…

Ah, dhe mua

Ngjeth drithtirë:

Sapo mezi vien gëzimi,

E ndiek ti si hij’ e tij,

Aq’ e qetë,

Aq’ e shkretë,

O Melankoli!

(Marrë nga Exlibris.al)

Please follow and like us: