Albspirit

Media/News/Publishing

Neni 50 thirret vetëm me votimin ‘pro’ nga parlamenti britanik

Deklarata e ekspertëve – Neni 50 thirret vetëm me votimin ‘pro’ nga parlamenti britanik
 Xhoi Malësia

“Neni 50 i Traktatit të Lisbonës, i cili parashikon procedurat e daljes së një vendi anëtar nga BE-ja nuk mund të thirret nga qeveria britanike pa një votim në Parlament”, ka qënë kjo deklarata e një firme ligjore me bazë në Londër, e cila përfaqëson një grup njerëzish nga bota e biznesit dhe ajo akademike. Firma nënvizon se anashkalimi i parlamentit përbën shkelje të praktikës kushtetuese dhe se do të ndjekë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë për të parandaluar dicka të tillë.

Firma ligjore Mishcon de Reya e cila përfaqëson një grup njerëzish nga bota e biznesit dhe ajo akademike në Britani, ka bërë me dije se qeveria vendase nuk ka të drejtë që të thërrasë pa miratimin e parlamentit, nenin 50 të Traktatit të Lisbonës i cili është hapi i parë formal i nisjes së procedurave për daljen nga Bashkimi Europian.

Zyrtarët e firmës janë shprehur se do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë për të detyruar qeverinë që të ndjekë këtë praktikë kushtetuese. Mishkon de Reya pretendon se ekzekutivi britanik nuk ka të drejtë që të nisë bisedimet zyrtare të daljes në rast se nuk do të marrë një shumicë në të dyja dhomat e parlamentit.

Çështja e thirrjes së nënit 50 të traktatit të Lisbonës është kthyer tashmë në një çështje mjaft të rëndësishme jo vetëm për Britaninë e Madhe. Megjitahtë, Kryeministri Cameron, deklaroi pas rezultatit të referendumit se do të tërhiqej nga posti i tij, për t’ia ngarkuar këtë përgjegjësi Kryeministrit të ardhshëm që do të marrë zyrën në muajin tetor. Nga ana tjetër, disa politikanë vendas kanë argumentuar se Britania nuk ka pse të nxitohet në thirrjen e nenit 50. Ata shtojnë se qeveria duhet të nisë fillimisht negociata informale e më pas të nisë zyrtarisht procesin e daljes.

Megjithatë, kjo alternativë është kundërshtuar menjëherë nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian të cilët kanë qënë të qartë në qëndrimin e tyre. Ata kërkojnë një thirrje sa më të shpejtë të nenit 50 si dhe procedura të kryera në një periudhë sa më të shkurtër të mundshme.

Please follow and like us: