Edvin Prifti: In memoriam për mjekët e larguar nga jeta
Po lexoja sot një listë me emrat e 19 kolegëve tanë mjekë që kanë humbur jetën e tyre nga Covid-19.
Çdo emër prej tyre mbarte mijëra emra të tjerë pacientësh të shëruar, cdo emër mbarte sakrificat e panumërta të studimit, punës, lodhjes së turneve të natës. Balzaku thoshte që çdo mjek ka varrezën e vet. Covidi mesa duket ka varrezën e tij të mjekëve dhe infermierëve. E pra edhe çdo mjek si çdo njeri, një ditë do të vdesë dhe do të mbartë me vete rëndesën e humbjeve dhe gezimin e fitoreve, kur ka shkulur nga kthetrat e vdekjes pacientin që i ka besuar jetën. Është pak të them mirënjohjen ndaj tyre, dhimbjen ndaj kolegëve dhe shokëve që aktualisht luftojnë me vdekjen, dëshiren e tyre të madhe për të jetuar, dhe dhimbjen që ndjejnë familjet e tyre, shokët dhe kolegët e tyre. Pa dashur të permend emrat e këtyre heronjve të heshtur që po ikin pa i lënë asnjë dhembje kësaj shoqërie për të cilën ata dhanë aq shumë. Por kjo është një shoqëri pa memorie që vështirë se do t’i kujtojë.
Kjo është një shoqëri e metamorfozuar, e shkarë binaresh, ku njerezit e saj më me vlerë po kthehen ne epitafe të thjeshtë rrugëve dhe rrugicave të qyteteve tona.
19 mjekë nga 3000 mjekët e Shqipërisë humbin jetën, me pak fjalë 0.63% e numrit të mjekëve. Ne Itali kanë vdekur 216 mjekë nga 245000 mjeke qe ka Italia ose 0.088% e tyre, pra 7.5 here me pak se ne ose 750% me pak.
Këto shifra tregojnë dedikimin e jashtëzakonshëm të mjekëve tanë të shkelqyer. Këto shifra tregojnë që mjekët tanë i shërbyen pacientëve në nevoje paçka rrezikut per t’u infektuar. Një zemër e madhe e tyre!
Dr. Carlo Urbani ishte mjeku qe zbuloi coronavirusin e pare në vitin 2003, më pas u infektua dhe vdiq nga semundja e shkaktuar prej tij. E pra çdo njëri prej mjekeve tanë është një Carlo Urban, janë të sakrifikuarit tane, të humburit tanë, të mirët tanë.
E pra nje aritmetike e thjeshte per te kuptuar se sa duhet te kujdesemi per ta. Dhe kjo behet me me shume perkujdesje per ta. Nuk behet me gjykime absurde, nuk bëhet as kur ndonjë segment i pacipe i shoqërise i përçmon, i anatemon me padijen, i shkelmon me surrogatot, nuk i vlereson me bastardimin e cunguar Darvinian, i prosvald me të paaftët, i shkallmon me paditurinë, i ndrydh me friken, i perbuz me injorancën, i godet me trimat dhe bashibozukët, i perqesh me syreshet e batutave, i lakmon për botën e tyre te madhe, i ndyn me gojën e të ligjve, i traumatizon me punën, jeten, femijet, i tall me kulisat e të rrjedhurve dhe kur të përdalat apo të pervjellurat e satanait kanë diçka për të thëne për mjeket e këtij vendi. Kë? Këtë pjesëzë të vogel që quhen mjeke. Një prej tyre ishte shoku im i klasës. U rritëm bashkë. Qeshëm dhe bëme shaka si të gjithë njezët vjeçarët. Hokatar si ty miku im. Dhembje dhe lutje! Një tjeter mik i shtrenjtë po lufton në këto momente për jeten e tij. Na falni, nuk ditëm! Dhe tani asgjëja. CUR TAM?- pse kështu? Më shume ndjeshmeri ndaj tyre. Më shumë ndjeshmeri ndaj familjeve te tyre dhe te ardhmes së fëmijëve të tyre.