Vargje poetike nga Mustafa V. Spahiu
A LODHET LUMI?
Rrjedhës së lumit kurrê si zura shteg,
Maratonën e nisëm tok të vrapojmë …
Në vrapim forcën tonë ta sprovojmë;
Ai shtratit’vetë, û çapash jete n’breg!
Davanë me lum’e ndamë paç bashkë,
Vrapimet t’i nisim n’agime t’hershme:
Pranverë, verë deri n’jonxhë vjeshte;
Unë me fyell, lumi me muzikë t’lashtë.
Vitesh s’ndalej vrapimi jonë-suferinë,
Vapës’verës lumi nivelin e zvogëlonte,
Gëzimesh çapat kush s’mi ndalonte…
Fletat e plepave – djersën ma fshinë.
Valavin’e lumit çdo vite rriste forcën,
Vrapi me lumin m’doli krejt i gjatë,e
Takati vinte gjithë duke u shalakatë,
N’kufi të huaj ujit humba pasaportën!
Dikur maratona m’dukej një pëllëmbë,
Nga dielli kapitës – faqkat si prushi…
Lumi më freskonte n’vapë gushti,tani
Idilë e këputur mezi qëndroj n’këmbë!
E premte, 11 shëndré 2020, në Dardaninë Ilire.
A PLAKET LUMI?
Rrjedhës së lumit kurrë si zura shteg,
Maratonën e nisëm tok të vrapojmë…
Në vrapim forcën tonë ta sprovojmë;
Ai shtratit’vetë,û’ çapat e jetës n’breg!
Davanë me lum’e ndamë paç bashkë,
Vrapimin ta nisim n’agime t’hershme:
N’paraverë, verë deri n’jonxhë vjeshte;
Unë me fyell, lumi me muzikë t’lashtë.
Me vite s’ndalej vrapimi jonë – suferinë,
Vapës’verës lumi volumin e zvogëlonte,
Në det gëzimi çapat kush s’mi ndalonte!
Fletat e plepave – djersët që m’i fshinë…
Valavinë e lumit çdo vite e rriste forcën,
Vrapimi me lumin më doli krejt i gjatë, e
Takati im vinte gjithë duke u shalakatë,
N’kufirin e huaj ujit humba pasaportën!
Dikur maratona më dukej një pëllëmbë,
Nga dielli përzhitur – faqet sikur prushi,
Lumi më freskonte në vapë gushti,tani
Idila e këputur mezi qëndroj në këmbë!
E premte, 11 shëndré 2020, në Dardaninë Ilire.
FSHATI PA MBIEMËR
Jo rrallë kredhen thellë n’mendime:
Pse fshati im i lashtë s’ka mbiemër?
Ulur si plak n’pragun e sht’pisë sime,
Emrin e sikletshëm ia dua me zemër.
Në vend t’mbiemrit e ka një toponim,
I kam pyetur gjyshërit mjekërbardhë…
Verrat e gjatë mos marr një shpjegim,
Që shekujve qëndrojnë radhë – radhë.
Dhe breglumit shelgjet bëjnë zhurmë,
Na shiko ne sa jemi kaq t’panumërta.
Fshati brezash ka lënë mjaft gjurmë-
Në themel bazilikash janë t’mundura.
Shikoj livadhesh ende rrisin kallmishte,
Plori kur ngulitet bën hullinj në arë, e
Fshati kishte toponimin KËNETISHTE,
– Gurët e vatrave shfaqen të bardhë…
Xha Osmani 108 vjeç fliste aq bukur,
Shpesh në kuvende na ka treguar:
“Në teftere që ende nuk janë zhdukur,
Kronikash shumë sende lyp gjurmuar!”
E mërkurë, 9 shëndré 2020, në Dardaninë Ilire.
IMAZHE TË DASHURISË
– Shkrifem krejt e i ngjajë në fëmije,
(Jorgo Bllaci, 1938 – 2001)
Për ty pata ndjerë zjarr e nostalgji,
Heshtja jonë u bë ndryshk i vjetër
Ngul vështrimin shoh pamje tjetër;
Më fanitesh në shtrëngata e stuhi!
Flas me vargje me shoqen e rinisë
Lotët me forcë në shpirt i përmbaj,
Me askend dhimb’e derte s’i ndaj-
Në ty shkëlqen sall acar’i bukurisë.
Një hap larg ike fatin për ta arritur,
Vet je fajtore çdo çast t’djeg malli;
Ta fala jetën, ti po qanë për s’gjalli
Dhe shkoi e vate ah, dielli i ndritur.
Për mua ishte dhe mbeti një parim,
E kaluara le të dremisi përjetësisht,
Jam si bredhi marr frymë qetësisht
Dhe paç e morra botën n’shtegtim.
Testamenti thonë s’ka kurrë të sharr;
Oqeani fsheh mijë hektolitra dashuri…
Ti vet ke mohuar at bunacë përjetësi:
Dokra! “Me të parën – jo – deri n’varr!”
E premte, 11 shëndré 2020, në Dardaninë Ilire.
MALI KRYELARTË
Terse zbresin rrëkezat ujëkulluar,
Faqeve të malit veshur me lajthi…
Me malin jemi dashamir të çmuar,
Mikut mali peshqesh i jep poezinë.
Gjithë gjelbërimin – qindra vjersha,
Me mburrje futen indesh n’çdo cep,
Nëpër qafa, gryka – varg n’kreshta,
Do ia them me zogj sqep më sqep;
Sqep me sqep pa bërë dot burbujë,
Si në fëmijërinë time të argjendtë –
Pa grindje bagëtia ngopeshin ujë…
As jehona s’më hiqet nga mendtë.
Shkozinash ia thonë turtulleshat,
Grishësat i emitojnë prej mërisë!
Kaherë mali mbeti pa bareshat –
Pa fyejt e artë – roshk i dashurisë.
Tunikëzezë m’mbuloi dëshpërimi,
Mallëngjimi m’i lëngëzoi me lotë…
Deri mbi gju është rritë gjelbërimi
Nuk gjenden bagëti për ta kullotë!
E hënë, 24 korrik MMXVII, në Dardaninë Ilire.
MALI KRYELARTË
Terse zbresin rrëkezat ujëkulluar,
Faqeve të malit veshur me lajthi…
Me malin jemi dashamir të çmuar,
Mikut mali peshqesh i jep poezinë.
Gjithë gjelbërimin – qindra vjersha,
Me mburrje futen indesh n’çdo cep,
Nëpër qafa, gryka – varg n’kreshta,
Do ia them me zogj sqep më sqep;
Sqep me sqep pa bërë dot burbujë,
Si në fëmijërinë time të argjendtë –
Pa grindje bagëtia ngopeshin ujë…
As jehona s’më hiqet nga mendtë.
Shkozinash ia thonë turtulleshat,
Grishësat i emitojnë prej mërisë!
Kaherë mali mbeti pa bareshat –
Pa fyejt e artë – roshk i dashurisë.
Tunikëzezë m’mbuloi dëshpërimi,
Mallëngjimi m’i lëngëzoi me lotë…
Deri mbi gju është rritë gjelbërimi
Nuk gjenden bagëti për ta kullotë!
E hënë, 24 korrik MMXVII, në Dardaninë Ilire.