Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Kujtimet kthehen e vdesin

Rrënjët dalin prej gojës
E prej gojës rrënjët e mendjes dalin.
Unë e pres, gjithnjë mirëpres botën e madhe –
shumë herë më të madhe,
Më të madhe se çdokush, më të madhe se ne,
Por jo cigane e as delirante.
Kujtimet kthehen e vdesin te kjo rritje,
Tek kjo ftohtësi, e aty s’ka ngrohtësi.
Yjet ngjisin shkallët lyer me qelq
Me forcë lyer, edhe se i ngjis vetë.
Unë nuk do jetoj më asgjë që i ngjan së shkuarës
Edhe nëse koha ngjan
Edhe nëse ngjajnë fjalët, hapat a sahatët –
tik tak, tik tak.
O pranverë me shi, me shpresë dhe pa diell.
Ti e di se tërë trungjet janë shpirtra,
Të ngopur, të uritur, të lumtur e të drobitur.
Retë hapen e të pret e ardhmja
E tëra rebeluar ndaj së kaluarës.
E ardhmja është tërë dyer hapur,
Dhe është e imja.
Please follow and like us: