Vargje poetike nga Mustafa V. Spahiu
TURR, TË SHKRUAJMË POEZI…
– Njëfarë poetit rrëshqanor
Kur t’ godet paç potkoi i Panteonit,
Beftë kokën ktheje ia vlenë prapa!
Egjri mirë të zenë caca në tre hapa,
Kopshti dridhet n’ethesh tensioni!
Dorë zemrës rrast-troç po ta them,
Pengjet hasen penjve t’varfërisë, si
N’lëpetra natës rrucpacesh poezisë
Vargjeve të huaja dukë marrë ujem!
Miqësh t’pret fjalori emrash letrare!
Jo për mua – ta them mik-o vonim.
Kredhu valësh thellë ti në lexim, se
Famën n’pleqëri mos e kërko fare!!!
N’panaire takimesh bëhesh alemdar!
Vargjet zi-bardhë me ngjyrë të thatë.
Çmendurisht një kakofoni pa miratë,
T’bëjnë kryebejtexhi – ndofta ke zar?
Si Ikari do ngjitesh sa lartë fluturim!
Diellit t’i qasesh flitet t’bënë shkrum.
Tyt et se dëgjove pikove deri n’fund;
Spartian do kthehesh nxirë zhgënjim.
T’shohim kokëbabune besa t’lodhur!
Mëndja të rri te barku – ngjanë n’kosh!
Me përcikën tullace përjetë e ke bosh;
Ngele barojash – një dem i shkordhur!
E mërkurë, 23 qershor 2021, në Dardaninë Ilire.
ARDHMËRIA E ZJARRIT
S’do ngrysi vetveten duke medituar,
Me gjakun riosh do ta rigjeneroj, vlen
Për pasionet e mia gjëlli dhe do rroj-
Si poet ta mjaltësoj botën e trishtuar.
Ardhmëria e zjarrit – zjarrit të urtë,që
Asnjë agim s’dua ta shikoj të ngrirë –
Një oazë vargu e shpik n’shkretëtirë;
Gurët e vithosur vekut i do t’lënurtë
Ardhmëria e zjarrit s’tregon zemrim!
Ardhmëria e zjarrit e djeg tradhtinë,e
Lumit t’palodhur blert’i djeg sht’pinë;
T’shikosh vetveten n’logjikën-agim…
S’do e humbas nderin as njerëzinë!
Ardhmëria e zjarrit – fjalëpeshuar,më
Mirë dua lakun se n’besë i turpëruar!
E kaluara e zjarrit ndriçon zbrast’sinë.
Ardhmëria e zjarrit triumfe në beteja,
Zjarr’i kaltërt shndërrohe n’vetveten.
Ujërat nëntokësor si ma shuajn’etjen?
Le të prijë vargu pas tij t’merr rrufeja!
E mori zjarrin në dy pëllëmbë i qetë!
N’frikë as u dogj, unë as s’u çmerita.
Lavde Prometheut – mendjendritur, e
Vodhi zjarrin, nga hyjnitë ç’ka hjekë?!
E hënë, 21/24 qershor 2021, në Dardaninë Ilire.