Alketa Zogaj: E Bukura e Dheut
Prozë poetike
Ajo e cila dridhej nga frika e vetmisë
Ajo e cila tretej në lotët e saj e harronte se si është jeta.
Ajo e cila kishte hequr dorë nga secila ëndërr e saj të shfrenuar
Dhe plotë jetë e fantazi sikurse një fëmijë i vogël ëndërrimtar.
E lumtur!
Ajo ishte një vajzë e cila lumturohej me pak
Kur them pak me të vërtetë e kam fjalën.
Për pak pak si një grimcë e vogël, si një molekulë.
Një fluskë e cila bëhej nga shamponi a një xixëllonjë
E cila vjen në korrik pas pjekjes se grurit
Një tullumbace e cila fluturon në qiell
Ku yjet dhe hëna shndërrisin në një natë të qetë
Dhe një fllad i lehtë po mbi të gjitha vetëm sytë e tij.
E ku mudd të gjesh një të dytë të tillë
Të lumturohej me këto pak gjëra
Ishte ajo, po ishe vetëm, ajo e tillë dhe e brishtë, sa e veçantë.
E dini kur legjenda fliste për të Bukurën e Dheut
Unë nuk e besoja që ishte e vërtetë
Tani të jeni të bindur se për këtë vajzë e kishte fjalën
Eleganca e saj, sytë të cilët të vrisnin me një shikim
Ato fustanet e saj të cilët era i frynte nëpër këmbët e saj të buta
Të gjata ku duart e saj kur largonin flokët e gjata nga qafa
Të shfrenonin fantazinë sa herë që kalonte vërdallë qytetit
Eh, si ishte e mundur të dilte ajo e të mos kthehej i tërë qytetit
Të shikonin me lakmi përderisa syri i saj nuk lëvizte në asnjë anë si për çudi.
Nuk i bënin përshtypje asnjë nga qunat, të cilët vdisnin që vetëm e vetëm që këmba e saj t’i shkelte.
Ajo buzëqeshje
… Ah,ajo buzëqeshje
E dinë se si është të të ngrijë zemra në një moment
Keni përjetuar ndonjëherë një lumturi aq të madhe
Ku zemra juaj ka pushuar se rrahuri
Është e njëta tani se si ta shpjegoj atë shikim vrasatar
E cila kur kombinohej me një buzëqeshje të ëmbël e të lehtë
Ah, dhe tani që po e medoj, po më merret fryma e truri po më ikën nga koka.
Ato takat e saj të cilat kërcisninn tak-tak nëpër rrugët e qytetit
Ishin të lumtura që po i shkelnin këmbët e saj
Pra jeni të bindur dhe ju se po flas për të Bukurën e Dheut
Po të pyesni a ishte e lumtur do ishte një pyetje absurde
Si të mos ishte e lumtur ajo bukuri ku vetëm prania e saj na sillllte dritë e lumturi
Të gjithë mendonin kështu kur e shikonin në rrugë
Ishte aq e fortë, aq e pa mposhtur me një zëmër të ndërtuar nga akulli saqë të gjithë e kishin zili
Kjo ishte ajo në rrugë
Kur nata fillonte të binte mbi qytet dhe errësira mbulonte çatitë e shtëpive
Akulli në zemrën e saj fillonte t’i shkrinte sytë e saj të cilët i vrisnin të gjithë
Tani po e vrasin atë, ato flokë të gjata, që me aromën e tyre ju merrnin mendjen të gjithëve
Janë të mbledhura në një qoshe të kokës.
Ato duar të vedosura në faqe si një fëmijë kur qan për kukulla e çokollata
Në një skaj të një ballkoni në lagje ishte ajo e ulur dhe qante e qante aq fort saqë edhe hënës i dhimbsej, e shikonte
Vetëm e shikonte ashtu e cila dridhej e tëra dhe tretej në lotët e saj
Nuk lejonte askënd që t’i afrohet e t’i fshijë lotët në sytët e saj
T`i prekte zemrën e të kishte një dorë ku të kapej e të ngrihej.
Tani sa nga ju do e pyesni veten se a është kjo vajzë e njëjtë për të cilën po flisja?
Po është kjo, po e njëjta e Bukura e Dheut, e cila ditën i vriste të gjithë e në mbrëmje vriste veten.