Lutfi Alia: Kanuni, kodi i së drejtës zakonore shqiptare (10)
-…, ne Kanunin e Lek Dukagjinit, gjejme elemente te drejtes te lashta helene, fakt qe e kane konfirmuar shume studiues, te cilet insistojne se e drejta zakonore iliro-arberoro-shqiptare, eshte nje permbledhje ligjesh, te strukturuara ne disa shtresa, duke filluar nga antikiteti helen dhe romak, çka shihet ne pranine e elementeve pagane prekristiane. Ne periudhat e me voneshme ligjet dhe rregullat e Kanunit i jane nenshtruar edhe ndikimeve te tjera- .
Popullatat ilire, pasardhese te pellageve, me identitetin e tyre etno-kulturor dhe historik, shtriheshin ne nje territor te gjere, ndermjet Greqise se lashte dhe perandorise Romake. Kjo bashkjetese ne fqinjesi me dy kulturat e medha te lashtesise, kishte ndikuar, qe iliret te huazonin shume elemente nga kultura helene dhe me pas nga ajo romake.
Zbulimet e shumta arkeologjike, si dhe dokumentat historike, provojne ndikimin e kultures helene ne jeten ilire. Ne kete kontekst, nje aspekt i veçante i ketij ndikimi eshte konstatimi i pranise te komponenteve te dy veprave madhore: Iliada dhe Odisea te Homerit (Ὅμηρος).
Ne kulturen iliro-arberore-shqiptare, nje vend te posaçem ka eposi i kreshnikeve, me heroj e ngjarje, te treguara nga rapsodet tane ne cikel te gjate kengesh, qe evokojne bemat e kreshnikeve Muji (Mujsi) dhe Halili (Halylli) dhe te personazheve te tjere, si dhe te ngjarjeve, me ngjashmeri impresionuese me Iliaden dhe Odisene.
Si kam theksuar dhe ne shkrimet e me pareshme, ne Kanunin e Lek Dukagjinit, gjejme elemente te drejtes te lashta helene, fakt qe e kane konfirmuar shume studiues, te cilet insistojne se e drejta zakonore iliro-arberoro-shqiptare, eshte nje permbledhje ligjesh, te strukturuara ne disa shtresa, duke filluar nga antikiteti helen dhe romak, çka shihet ne pranine e elementeve pagane prekristiane. Ne periudhat e me voneshme ligjet dhe rregullat e Kanunit i jane nenshtruar edhe ndikimeve te tjera.
Mansi I.D, ne librin “Sacrorum Conciliorum nova et amplissima collectio”, shkruan per ekzistencen e te Drejtes Ilire, me rrenjet ne greqine e lashte dhe ne te drejten romake.
M.Vickers, ne librin “The Albanians”, shkruan: “Duke kerkuar rrenjet historike te Drejtes Iliro-Albanese, studiuesit e te drejtes krahasuese, thone se Kanuni eshte me i vjeter se sa “Ligjet e XII tabelave”, me zanafillen, qe ne antikitet”.
- Fox ne librin: “Code of Lek Dukagjini” dhe Vangjel Meksi, sugjerojne: “E drejta zakonore arberore, sigurisht ka ekzistuar ne Iliri, qe ne kohet preromane, dhe helene dhe eshte ruajtur e transmetuar brez pas brezi”.
Faik Konica shkruan: “Kanuni perfaqeson ate qe ka mbetur nga mendimi juridik i Shqiperise te mesjetes, por mendoj se i ka rrenjet me perpara se mesjeta”.
At Xhiusepe Valentini, shkruan: “Kanuni i Maleve ka shume elemente qe lidhin me te drejten romake dhe greke”.
Pandi Frasheri, shkruan “Ne Kanun gjejme institucione, ligje, doke e zakone dhe parime themelore, qe te mahnisin me ngjashmerine perfekte me ligjet e Greqise dhe te Romes se lashte“.
Robert Elsie, ne argumentimin per origjinen e lashte para romak te Kanunit preçizon: “Ligjet e te drejtes zakonore ne Kanun, me kalimin e kohes jane ndryshuar dhe influencuar edhe nga te huajt. Fillimisht jane influencuar nga ligjet romake, me pas nga ligjet e normat gjermanike, qe i sollen ne keto troje Gotet”.
Kazuhiko Yamamoto shkruan: “Kanuni ngjane me veprat filozofike te Platonit dhe te Aristotelit dhe per me teper, ne Kanun gjejme koncepte etike te shoqerise helene, te asaj periudhe kur mungonte autoriteti i shtetit, çka te bind te mendojme se Kanuni ka origjine te lashte”.
Pranine e kultures helene dhe te drejtes se lashte Greke ne Kanunet e Maleve, e konstatojme kur krahasojme ngjarjet, qe pershkruan Homeri ne Iliada, si ne funksionimin e gjyqit me keshillin e pleqeve, ne organizimin e kuvendit, ne sistemin e aplikimit te hakmarrjes-gjakmarrjes, ne krijimin e aleancave, ne mbajtjen e fjales se dhene etj.
Ngjashmerite dhe pranine e elementeve homerike ne kanunin e Leka Dukagjinit, i gjejme ne shume pjese te Iliades, por ne kete shkrim do ndalem ne analizen e disa vargjeve te librit XVIII dhe ne pershkrimin e hollesishem, qe i ben Homeri, mburojes te Akilit.
Ne librin e XVIII, ne vargjet 497 – 508, Homeri pershkruan nje skene gjyqi, pjese qe mbetet e fameshme, sepse perfaqeson deshmine e pare te shkruar, si funksiononte e drejta ne Greqine e lashte me keshillin e pleqeve dhe ku shprehet nje e dhene fondamentale, si vepronte hakmarrja – gjakmarrja, si nje krim (gjakesi), e kryer duke e kapercyer forcen e ligjit te pashkruar te asaj kohe. Nga kjo pjese po shkepus vargjet e me poshtem:
Populli ishte mbledhur ne shesh,
ku ndiqnin nje grindje mes dy burrash,
qe diskutonin per shperblimin e nje vrasje qe kishte kryer,
njeri perbetohej para publikut se i kishte dhene te gjitha,
ndersa tjetri thoshte se nuk kishte marre asgje;
te dy shkuan te gjykatesi (‘istor’) per t’u njohur me kufirin [‘péirar’] e fajit.
Populli i inkurajonte te dy palet;
rojet mbanin rregullin e popullit.
Pleqt rrinin ulur mbi gure, ne nje rreth te shenjte,
ne duar mbanin bastunat heraldik
me rradhe ngriheshin e me ze te larte
sentencen per sejcilin shpallnin.
Fillimisht Homeri na informon se populli ishte mbledhur ne shesh ne agorà, pra ishte thirrur kuvendi, me gjykaten “popullore”, te perfaqesuar nga keshilli i pleqeve, nje organizem i rendesishem, qe ka funksionuar per kohe te gjate ne Greqine e lashte. Ky keshill pleqesh ishte i njejte dhe funksiononte si pleqesia ilire dhe pleqesia e kuvendeve tona arberore-shqiptare, qe parashikon Kanuni i Leka Dukagjinit.
Ne vazhdim, Homeri tregon, se dy burrat grindeshin mes tyre per shperblimin ne parà, si kompensim per nje krim te kryer per marrjen e gjakut. Per zgjidhjen e kesaj mosmarreveshje, te dy personat i drejtohen gjyqit, pra kuvendit te pleqeve dhe ne kete menyre problemi i tyre behet publik, pra shtrohej per zgjidhje institucionale.
Ky pershkrim i Homerit, tregon se krimi i kryer per marrjen e gjakut nuk konsiderohej vetem nje ngjarje private, por ishte publike, prandaj do te gjykohej nga keshilli i pleqeve (gjyqtaret) te mbledhur ne agorà (kuvend) dhe ne prani te komunitetit. Me tej Homeri tregon zhvillimin e ngjarjeve:
Pleqt rrinin ulur mbi guret, ne nje rreth te shenjte,
ne duar mbanin bastunat heraldik,
me rradhe ngriheshin e me ze te larte,
sentencen per sejcilin shpallnin.
Pra, pleqte (gjyqtaret), apo keshilli i pleqeve, rrinin ulur mbi gure, ne nje rreth dhe sejcili mbante ne dore nje bastun (skepter), qe perfaqesonte simbolin e pushtetit dhe te autoritetit. Ky proçes zhvillohej sipas rregullave te percaktuara, ku çdo njeri prej pleqeve-gjykates, gezonte te drejten e rradhes per te shprehur sentencen, pra per te shpallur vendimin ne menyre te pavarur. Vendosja e pleqeve ne rrethin e shenjte, si e quan Homeri, evokon barazine ndermjet pleqeve, pra barazia e shenjte e demokracise autentike helene.
Ky pershkrim i asamblese popullore ne Agorà, qe ka bere Homeri ne Iliada, perkon me ate te Kuvendit, qe percakton Kanuni i Leka Dukagjinit ne librin e XI, ne nyjen 141, § 1002, ku sanksionohet barazia demokratike: “Plak mbi Plak, gjyq mbi gjyq dhe bé mbi bé kanûja nuk bân”.
Pleqt e mbledhur ne kuvendet tona, rrinin te ulur ne rreth (njelloj si e pershkruan Homeri ne Iliada), ne menyre qe sejcili te shikonte tjetrin, ndersa pjesa qendrore e sheshit mbetej e lire. Te gjithe pjesmarresit ne kuvend i mbanin armet te mbeshtetur ne preher, ose i vendosin ne tokë anash, por asnjeri nuk mund t’i perdorte dhe ne raste se ndodhnin provokime e fyerje te renda. Prapa pleqeve ne kuvend qendronte populli, qe ndiqte diskutimet e mentoreve.
Ashtu si ne te drejten e Greqise se lashte dhe ne Kanunin e Leka Dukagjinit, nepermjet Keshillit te pleqeve shprehej pushteti oligarkik, ndersa me Agorà-n dhe me Kuvendin shprehej pushteti demokratik i vegjelise (i popullit) .
Ne kuvendin arberoro-shqiptar, pleqt flisnin me rradhe (njelloj si e pershkruan Homeri) dhe kur njeri fliste, te gjithe te tjeret ishin te detyruar te degjonin ne heshtje. Gjate debatit ne kuvendin arberoro-shqiptare, ishin te ndaluara fjalet ofensive, nuk lejohej te shahej dhe as te fyhej tjetri, madje nuk lejohej as ta nderprisje dhe kur flisnin ne menyre te gabuar. Kush vepronte ne kundershtim me keto rregulla ndeshkohej rende.
Kryetaret e familjes dhe te fisit, kishin te drejte te therrisin Kuvendin per te lidhur marreveshje, per te gjykuar, per zgjidhje konfliktesh gjakmarrje, por gjithmone ne baze te Kanunit: “kryetari nuk mund te gjykoje e as nuk mund te marri vendime ne kundershtim me Kanunin” (libri XI, nyja 142, § 1152 i Kanunit te Leka Dukagjinit), ndersa ne § 1004 theksohet: “Pleqt e Krenët e Flamurit nuk mùnd të kpusin kurrnji gjyqi e nuk mùnd të gjiobisin kend në katund, pà i pasë me vedi Pleqt e Strapleqt e katundit, në të cillin gjindet fajtori”. Pra Kanuni i Leka Dukagjinit e kufizon pushtetin autokratik te kryetareve te famijes, ndersa duke thirrur Kuvendin sanksionon karakterin demokratik te ketij institucioni.
Krahas pleqeve (senatoreve sipas te drejtes romake) dhe kryetareve te fiseve (fisniket) (§ 1146, KLD), ne Kuvend mund te therriteshin dhe persona te tjere, qe shquheshin per mençuri, pra eksperta ne çeshtjet gjyqesore, sidomos kur kerkohej zgjidhje e problemeve delikate te hakmarrjes – gjakmarrjes, ose per pagesen e gjakesit etj. Kjo ngjashmeri e Kanunit me ngjarjen e pershkruar ne Iliada, tregon se zgjidhja e homicidit (vrasja per gjakmarrje), behet nga komuniteti me nje nje proçes gjyqesor publik dhe jo nga vete personat.
Ne Iliada, Homeri tregon se dy persona, nuk e kishin zgjidhur konfliktin mes tyre per aktin e gjakmarrjes, prandaj i drejtohen per ndihme “istor-it”, (vargu 501 ne Iliada), qe ne greqisht do te thote “ai qe i sheh te gjitha”, pra kerkojne ndihme nga ekspertet, me synim te njohin “pèirar”, nje fjale qe ne greqisht do te thote ata qe njohin kufirin e fajit, pra ne se eshte nje ngjarje private, apo ngjarje per zgjidhje publike.
Rotin e ekspertit “istor” per zgjidhjen e mosmarreveshjeve ne ngjarjet e gjakmarrjes, Homeri e tregon dhe ne librin e XXIII te Iliades, ne vargun 486, kur therritet Agamemnoni, per zgjidhjen e konfliktit te Ajaksit me Hidomeneon.
Nje skene e ngjashme pershkruhet ne tragjedine Eumenidet te Eskilit, ku per te gjykuar Orestin, qe vrau nenen e vet Klitemnestra (gruaja e Agamemnonit), u ngarkua nje gjykate mentoresh athinas, proçes ky i quajtur Aeropago. Ne fakt, Aeropago ishte nje forum, i cili nga viti 624 para Krishtit, perfaqesonte asamblene e pleqeve, qe funksiononte si gjykata per zgidhjen e gjakmarrjes, por me Efialte dhe Perikliun ne vitet 462 – 461 (para Krishtit), fuqia e Aeropago u kufizua, duke u marre vetem me zgjidhjen e krimeve te lidhura me sakrilegjet dhe vrasjet me dashje.
Sipas Kanunit te Leka Dukagjinit, ne rastet e mosmarrveshjeve ndermjet dy fshatrave, dy familjeve, ne grindjet e dy personave e ne veçanti ne rastet e hakmarrjes – gjakmarrjes, menjehere aktivizohej fisi me kryefamiljaret dhe ne me pas pleqt e fshatit, te cilet pasi analizonin ngjarjen, nderhynin per pajtimin e paleve. Ne rastet e gjakmarrjes, kur familja fajtore kerkonte Besen, nderhynte menjeher pleqt e fshatit te cilet ndermjetesonin me per Besen e pare per 24 ore e me pas Besen e dyte per 30 dite. Si kuptohet zgjidhja e mosmarrveshjeve, konflikteve dhe gjakesive (hakmarrje – gjakmarrje), nuk i lihej spontanitetit, nuk trajtohej si nje ngjarje personale, por si dukuri publike.
Ashtu si ne Greqine e lashte dhe ne popullin shqiptare, funskiononte sistemi i “istor-eve”, i ekspertave pajtues, qe perfaqesoheshin nga kryefamiljaret e çdo shtepie te fshatit dhe nga keshilli i pleqeve mentor te mbledhur ne Kuvend. Ne menyre te veçante, kur fshati ose krahina (Bajraku) ndodheshin ne lufte me pushtuesit e huaj, Kuvendi vendoste “armepushim” me personat dhe familjet qe ishin ne konflikte e ne gjak (hakmarrje – gjakmarrje), per rrjedhoje pjestaret e familjeve ne konflikt i jipnin BESEN njeri tjetrit dhe se bashku shkonin ne lufte si nje organizim kompakt e i qendrueshem. Kete fakt na e deshmon Marko Boçari ne kujtimet e tij, i cili duke respektuar vendimin e keshillit te pleqeve, i fali gjakun kapidan Xhavelles dhe se bashku e krah per krah, luftuan me heroizem kunder turqeve.
Kuvendet arberore-shqiptare te mbledhura per gjykime te rasteve te tilla, mbylleshin me nje vendim, pra me sentencen finale, duke shprehur ne menyre demokratike mendimin kolegjial dhe unanim te pleqeve dhe ne raste kur kishte mendime te ndryshme, shpallej vendimi i shumices.
Jo rralle, pajtimi i gjaqeve mbyllej me pajtimin dhe vllaznimin e dy personave dhe familjeve ne gjak, qe kryhej me nje ceremoni teper solemne e emocionuese. Ne keto raste pleqesia mblidhte fshatin e njeri nga pleqt, therriste te dy të zotët e shtëpive, ose te dy personat e implikuar ne gjakmarrje, e pasi u lidhte sejcilit gishtin e vogel, i bente nje prerje te vogel me thike ne mollezen e gishtit dhe pikat e gjaku i hidhte ne nje gote vene, ose rakije, e te dy personat qe do te paqetoheshin, pinin venen e njeri tjetrit, duke i kryqezuar duart e kesisoj shpalleshin vellezer (probatina). Kjo ceremoni Shekspiriane, zhvillohej në një atmosferë urimesh nga të gjithë pjesemarresit, të shoqëruara me të shtëna pushkësh.
Kuvendi i jone zhvillohej si ceremoni solemne dhe impresionuese, ku autoret dhe aktoret ishin pleqt mentor, te cilet i kane aplikuar me saktesi e besnikeri ligjet dhe rregullat e Kanunit, por dhe i kane ruajtur e transmetuar gojarisht brez pas brezi. Ky thesar i kultures juridike dhe etiko morale permblidhet ne menyre lakonike ne Kanunin e Leka Dukaginit. Si kuptohet Kuvendet tona, funksiononin ne baze te parimeve te demokracise autentike, qe ne ditet e sotme do ta kishin zili dhe parlamentet e senatet me moderne te botes.
Ashtu si Agorà dhe kuvendet tona mblidheshin ne vende te caktuara, zakonisht ne sheshe ne qendren administrative te fshatit, te krahines, te bajrakut, ose ne territore te lidhura me ngjarje historike dhe te konsideruara te shenjta sipas tradites pagane – prekristiane. Ne fillim te shekullit XIX, ne Shqiperine e veriut ishin organizuar 112 Bajraqe dhe sejcili Bajrak mblidhte kuvendin e vet. Ne vazhdim po rendis disa nga kuvendet me te rendesishem:
- Kuvendi i Dukagjinit – mblidhej ne Shen Gjergj te Shoshit.
- ” Puka – ne qendren e Pukes.
- “ Postriba – ne sheshin e keshtjelles se Drishtit.
- “ Mbishkodra – ne sheshin para Kishes se Rapshes.
- “ Kelmendi – in Kodren e Berdelecit.
- “ Hoti e Gruda – ne qender te Hotit.
- “ Zadrima (Capa) – ne Dajç.
- “ Nikaj – Merturi – ne sheshin para Kishes se Nikaj.
- “ Mertur-Krasniqe – ne sheshin Blini i Kuvendit ne Selcë.
- “Miredita – ne sheshin e Kishes se Shen Palit ne Orosh.
- “Lura – ne sheshin e Kishes se Shen Merise.
- “Kthella – ne sheshin e Krojit te Fikut në Perlat.
- “Mati – ne Lis.
- “Malsija e Lezhes – ne Molung, te Dardha Kërbucë.
- “Dibra – ne Çidhën.
- “Kruja dhe Malesija e Krujes – ne Benda.
- “Martaneshi – ne Peshk (Palmani).
- “Çermenika – ne Zdrajsha.
- “Tomadhea (Shen Gjergji) – ne Varrosh.
- “Malësia jugore e Elbasanit – ne Gjinar.
- “Malesia veriore e Elbasanit – ne Labinot.
- “Labëria – nel fshatin Larushk .
- “Kurbini – ne Livadhet e Selites dhe ne Laç Sebasta.
- “Luma – ne Bicaj.
- “Hasi – ne Kruma.
- “Plava e Gucia – ne Vuthaj.
- “Malësija e Gjakovës, ne Shale.
- “Gash e Krasniqe, ne sheshin e Manastirit ne fshatin Selimaj.
- “Tetova, ne sheshin e Teqes te Tetoves. etj, etj.
Iliada e Homerit, deri ne shekullin e VI para Krishtit, nuk ishte e shkruar, por kendohej e tregohej nga rapsodet, per çka mendohet se teksti epik origjinal, te kete pesuar dhe ndryshimet e rastit.
Ne vitin 520 para Krishtit, kur shkrimet ishin bere komune, tirani i Athines Pisistrato, urdheroj shkrimin e poemes.
Homeri e fillon Iliaden me vargjet te drejtuara muzes, qe e fton te kendoje per zemerimin e Akilit (Ἀχιλλεύς).
Kendoni o Hyj për mèninë fatale të Pelide Akilit,
që vrullshëm shpërtheu …….
Ne keto vargje, ndeshemi me fjalen pellasgo-iliro-shqiptare mènine (mëria, mënia), qe tregon zemerimin e Akilit, i cili i mbante meni Agamemnonit, sepse ai i kishte rrembyer skllaven – dashnore Breseida.
Ky veprim i Agamemnonit e kishte poshtruar Akilin para akejve, e kishte plagosur rende krenarine e tij, per çka u zemerua dhe u terhoq nga luftimet kunder trojaneve. Kur e njoftuan per vdekjen e Patroklit (kenga XVI), e harroj zemerimin dhe zgjodhi fatin, te shkoj te dyluftoj kunder Hektorit, per te marre hakun e mikut – dashnor.
Pra si kuptohet, mesazhi i Homerit eshte i qarte, nuk ishte lavdia e luftetarit, qe e nxiti Akilin te kthehet ne beteje, por ndjenja e hakmarrjes – gjakmarrjes per vrasjen e Patroklit nga Hektori. Me kete veprim Akili e kaperceu dhimbjen e u hodh ne aksionin e hakmarrjes, per te shlyer detyrimin moral ndaj mikut dhe t’i bente nje varrim dinjitoz mikut. Vendimin per t’u hakmarre (per gjakmarrje), Akili e shpalli dhe i a miratoj kuvendi i komandanteve, qe Homeri e pershkruan hollesisht ne librin XIX, ne vargjet 67 – 68.
Si e pershkruan Homeri, Patrokli shkoj ne dyluftim me Hektorin, i veshur me armaturen e Akilit, te cilat mbeten ne duart e trojaneve. Ne kete situate, Thetis, e ema e Akilit, i u drejtua per ndihme perendise Hefest, te cilit i kerkoj te farketonte arme te reja dhe nje mburoje te re per Akilin. Hefesti se bashku me ciklopet punoj me dedikim gjate gjithe nates ne derdhjen e metaleve dhe ne farketimin e mburojes se fameshme.
Mburojen, qe Akili e perdori ne dyluftimin me Hektorin trojan, e ka pershkruar ne menyre te mrekullueshme Homeri ne librin e XVIII te Iliades ne vargjet 671 – 843, qe eshte shembulli i pare i ekphrasis (pershkrimi ne artet figurative, i nje vepre, ose i nje ngjarje historike). Ky pershkrim, i pari ne literaturen boterore, ka sherbyer si model referimi dhe per autore te tjere te lashtesise, si per Hesiodin, qe ka pershkruar mburojen e Herakliut (Aspis Hērakleous), per Virgjilin, qe pershkruan mburojen e Eneas, ne librin e VIII te “Eneida”, por ka inspiruar dhe autoret moderne, si poetin britanik Wystan Hugh Auden, i cili ne vitin 1952, ne poemen “The Shield of Achilles”, pershkruan ne vargje mburojen e Akilit.
Struktura rruzullake e mburojes permban imazhe perendishe, luftetaresh, kafshesh, dhe pasqyron jeten, njerezimin dhe boten e asaj kohe, te riprodhuar ne dimensionet e nje qyteti ideal (polis), i shtrire ne forme rrethore.
Kjo tipologji urbane shpreh te plote historine e urbanistikes helene, por dhe urbanistiken antike ne pergjithesi, te pasqyruar me nje skeme te qytetit, te shtrire ne plan ortogonal dhe ne struktura lineare (te drejta).
Homeri e pershkruan hollesisht mburojen e Akilit, madje i dedikohet me shume se betejave e kesisoj tregon formen rrethore, permbajtjen ne brendesi te strukturave drejtvizore, qe ndryshojne kendvendosjen, per te kompletuar dhe integruar formen rrethore, qe simbolizonte token, qe greket e imagjinon si nje disk i rrumbullaket mbi oqean.
Forma rrethore e qytetit, ishte per helenet simbol i stabilitetit, i harmonise dhe e bashkendarjes, ndersa linjat ortogonale, qe i ndajne rregullisht hapsirat, jane shprehje e parimeve racionale. Forma rrethore e qytetit e pershkruar nga Homeri, pati nje influence te forte dhe ne modelet urbane te qyteterimeve te tjera te lashta, si rezulton per Domus Aurea, nje strukture gjigande rrethore, qe sipas perandorit Neron, duhej te perfaqesonte Romen dhe gjithe boten, qe ishte ideali i tij dominues.
Zbukurimet e mburojes vendosen ne 9 rrathe koncentrik. Duke filluar nga qendra ne drejtim te periferise, subjektet e gdhendur ne metal jane respektivisht:
- Toka, qielli dhe deti; dielli, hena dhe yjet (Pleiade, Iadi, Orione, Arusha e Madhe).
- Dy qytete me njerez te zakonshem, nje skene martese, nje proçes gjyqesor dhe nje beteje.
- Nje toke e leruar per te treten here.
- Ponat e mbretit, ku grumbulloheshin te korrat.
- Nje vreshte me vjelesit e rrushit.
- Nje tufe muzata (viça), te sulmuara nga dy luane.
- Nje tufe delesh ne kullote.
- Disa te tinj duke vallezuar.
- Nje lum i madh – oqeani, qe mbyll rrethin e mburojes.
Si shikoni, ne perberje te mburojes eshte perfshire dhe nje proçes gjyqesor, te cilin Homeri e vendos ne perberje te qytetit helen te kohes dhe jo te nje qyteti mikenas. Anetaret e proçesit gjyqesor jane gdhendur te ulur mbi gure, ne nje rreth dhe sejcili mbane ne dore nje bastun (skepter). Eshte e çuditeshme, qe ne kete skene mungon Mbreti, qe si dihet ne ato kohe, çdo qytet (polis) kishte mbretin e vet, i cili kishte rol qendrore ne jeten publike, si rezulton ne pasazhe te tjera te Iliades (libri II, vargjet 204 – 206), ashtu si rafigurohet ne rrethin e kater te mburojes, ku mbreti vezhgon e kontrollon mbledhjen e te korrave. Ne ato kohe te lashta, mbreti ishte dhe gjykatesi suprem, pra ushtronte drejtesine, ku sentencat e dhena prej tije, ishin te pa apelueshme.
Ne mburojen e Akilit, te pershkruar nga Homeri, mungesa e figures se mbretit, eshte zevendesuar nga pleqt, pra me sakte me keshillin e pleqeve, te ulur rreth e qark dhe qe flasin me spekter ne duar, qe eshte simbol i pushtetit.
Shume helenista, mendojne se mbreti u a kishte deleguar pushtetin kryetareve te familjes, qe administronin çeshtjet per interesa jopushtetore, ndersa studiues te tjere mendojne se ne ate kohe, keshilli i pleqeve ishte pjese e qeverisjes oligarkike te qyteteve (polis), te cilet dhe ushtronin drejtesine. Nuk gabohet ne se thuhet se pleqt ishin anetare te oligarkise qytetare, qe e kishin zevendesuar pushtetin e mbretit. Nga keto deshmi te Homerit, kuptohet se komuniteti grek ishte impenjuar te zgjidhte krimet e gjakmarrjes, duke i a hequr kete te drejte individve te implikuar e duke i a atribuar jo gjykimit monarkik, por kolegjit te gjyqtareve, pra keshillit te pleqeve.
Ne kanunin e Leka Dukagjinit, ky aspekt eshte evidencuar qartesisht, duke i a dhene kete te drejte pleqenise dhe jo kryetarit te familjes dhe as bajraktarit. Ne librin e XI ne § 1004 theksohet: “Pleqt e Krenët e Flamurit nuk mùnd të kpusin kurrnji gjyqi e nuk mùnd të gjiobisin kend në katund, pà i pasë me vedi Pleqt e Strapleqt e katundit, në të cillin gjindet fajtori”. Askush nuk mund te dilte mbi kaunin, as krefamiljari, as bajraktari. Asamblea e pleqeve ushtronte pushtet te fuqishem ne trojet ton.
Pra sipas Kanunit te Leka Dukagjinit, fshatrat dhe krahinat funksionin si një konfederate e gjërë republikane, ose një republik me të vërtetë demokratike dhe në të njëjtën kohë aristrokratike.
Është demokratike, sepse si kemi thënë, kryetari i saj, përveçse ka të njëjtat detyrime dhe të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër, është njëkohësisht dhe përgjegjës direkt i çdo padrejtësie, ose pakujdesie që mund të shkaktoje dëme familjeve të tjera, sa herë që së bashku me kryetarët dhe pleqt e fshatit, nderhyne per zgjidhjen e saktësimin e konflikteve, që kanë lindur në atë dhe që ende kanë mbetur pezull, te pazgjidhur.
Eshte aristrokatike sepse vetëm kryetarët e familjeve të tjera të fshatit, që formojnë senatin e krahines, kanë të drejtë ta përfaqesojnë dhe te vendosin ne menyre kolegjiale, ndërsa anëtarët e tjerë, e përfaqësojnë familjen vetëm me autorizimin e kryetarëve të tyre.
Me fjalë të tjera, në këtë republikë aristrokatike dhe demokratike, populli gjykon dhe vendos me kryetaret e saj ose me keshillin e pleqeve, qe shpallnin sentencat.
Në se do të shkëputeshim për një çast nga ideja kohë dhe do ta vështronim qytetërimin në esencën e saj të vërtetë, do të kuptojmë se republika e Athinës e Perikliut, e këtij prijësi pa pallate, ose të veshtronim konfederatat e para romake, do të kuptojmë se ato nuk ishin tjetër veçse tribùt e dikurshme iliro-shqiptare, me kompetenca dhe atribute, që në Shqipëri mbetën ende në gjirin e familjes. Do të mjaftonte vetëm kjo konsideratë, për të konfirmuar çfarë kemi thëne dhe mbështetur, pra se qytetërimi greko-romak i ka rrënjët thellë në forcën e mrekullueshme të popullit pellasg, qe me njerezit më të mençur te fisit, pra me pleqte, vunë bazat genetike të këtyre tribùve të para (polis e civitas), të cilat duke u zhvilluar e forcuar, çliruan dhe përhapen atë dritë, që sot quhet qytetërimi europian.