Albspirit

Media/News/Publishing

Miho Gjini: Një film spanjoll dinjitoz

“ZEMRA NË SHËNJESTËR”
Ndërkohë që prodhimet kinematografike janë të pakta e të vobekta në vlerat e tyre,përfshirë ngaherë e më tepër nga “fërtuna komerciale”, si edhe nga”përmbushja e kohës televizive”, ja tek kemi nga spanjollët edhe një film të rrallë në ide, mesazhe e vlera artistike vizive, si ky film rrënqethës mbi transplantimin e organeve njerëzore nga mafiozë të rezikshëm, përcjellur nga “Netfliksi”. Me vlerat që ka e zotëron arti i shtatë, kur krijuesit janë në lartësinë e vetëdijes së tyre, për të fiksuar në ekran, mizorinë e këtij krimi antinjerëzor nga trafikantët e organeve, jo thjeshtë për të dalë mbi ligjet që ka shteti i së drejtës, po për ta fituar paranë me çdo kusht, qoftë edhe përmes krimit, edhe pse zhytin në mjerim e në lëngim të thellë njeriun, familjen e një shoqëri të shëndetëshme që e ka tejkaluar me kohë e shekuj periudhën e kanibalizmit…
Me një skenar serial që përkon me realitetet aktuale të çdo vendi, nga Leonardo Padron, nëpërmjet “CMD Produksion”, të mbushur me ngjarje bindëse, kur klasa e të privilegjuarve që e ka grumbulluar paranë e mirëqënien, në rrugë të ndyra, as që do t’ia dijë se kështu e gjymtojnë jetën, shkatërrojnë familjet e shëndosha dhe nëpërkëmbin ligjet e shtetit dhe normat më elementare të një shoqërie. Me një regji tërësisht funksionale prej Camilo Vegasit, me kompozicionin dinamik në ndërthurrjen e ngjarjeve dhe imazheve, si edhe me ritmikën e ngjeshur që ka ecuria e veprimeve dhe e konfliktit të ashpër, duke e mbajtur shikuesin si në “tehun e thikës”, me plot befasira e të papritura të motivuara, jashtë efekteve zbukuruese e të sheqerosura, duke shprehur natyrshëm e artistikisht një vizion real të gjithçkaje që e shohim dhe e ndjekim të tensionuar, nga seria në serinë tjetër. Pa rënë aspak në natyralizëm, as në sentimentalizma dhe as në gracën lemeritëse të “filmave terror”. Është një film i realizmit të ashpër, ashtu sikundër është katandisur realiteti i sotshëm, ku zotëron i saktë këndvështrimi i psikologjisë njerëzore në rënie, nga regjia dhe aktorët e zgjedhur me kujdesin e duhur dhe në sensin e masës. Me një interpretim artistik prej aktorësh të nivelit të lartë, me përvojë, të cilët duken se janë vetvetja, të vërtetë, të individualizuar e origjinal, pra edhe bindës në marrëdhëniet e tyre krejt të kundërta me njëra-tjetrën. Dhe të ngjanë se je edhe ti, brenda kanosjeve e rrezikut eminent për jetën tënde e të atyre viktimave që i vë në “gjumin e vdekjes” shiringa e keqbërësve dhe që, më pastaj, i pret shara e kirurgëve të vdekjes së detyruar, prej “kasapësh të vërtetë”. Pra, kemi të bëjmë me një ansambël artistik unik, që arrin nivelin e dëshiruar të atyre mesazheve ulëritëse, që flasin “pa zemër” për “shkuljen” e zemrave e të veshkave, të njerëzve të pafajshëm që i ka evidentuar realiteti e vetë jeta në rangun më të lartë të dinjitetit e vlerave njerëzore. Dhe ku, mafiozët janë ngado e kudo, me devizën e tyre: “NE SHOHIM E DËGJOJMË GJITHÇKA”, të shkruar e vënë përherë në gjoksin e viktimave të tyre, kur edhe pjestarë të mafies së zezë do ta pësojnë e do të egzekutohen po në të njëjtën mënyrë mizore…
Skenari letrar, i nisur të shprehet nga autori si një melodramë, në tipin e filmave bashkëkohës “TRILER”, ka dalë jashtë kornizës së vetë, me nëntitullin “PULSI”, prej një regjisori të talentuar, duke shprehur kështu “barometrin”, në degradimin e shoqërisë aktuale, kur të gjithë shtetin e drejton mafia kriminale. Ai ka një ndërthurje befasuese e realiste njëkohësisht, me kontradikta të mprehta, i cili ruan vazhdimësinë e ngjarjes kardinale, në terrenin e sfondin e një shoqërie të diferencuar, ku varfëria e ndershmëria e njerëzve të thjeshtë mplekset me pabarazinë sociale, kur i pasuri “i dehur” nga mirëqënia e tij e pazakontë, një birbo me pamje të hijshme e me shpirtin skëterrë, i quajtur Zakaria, nuk e ka për gjë t’i “heqë zemrën” së gjalli një gruaje muzikante, që merret edhe me sport, për t’ia vendosur bukuroshes së tij Kamila, pas krizës kardiale që ka pësuar! I përkëdhelur dhe i përkrahur prej një kandidati për president të vendit, që jeton në pellgun e kamur të politikës, i cili bënë një jetë luksoze e parazitare, i zhytur në kurvëri e i mbështetur në karrierën e shtetit po nga këta mafiozë! E këto ngjarje makabre që sa vijnë e shtohen me vrasje, përdhunime e “heqje qafe”, bëhen të mundura nëpërmjet këtij rrjeti mafiozësh gjakftohtë, të egër e “rrjepës lëkurash”, prej sadistësh të rregjur, që është ca më i aftë edhe nga policia e nga ligjet e shtetit, që realisht, lypset të drejtojnë e mbrojnë edhe gjithë jetën e vëndit! Dhe, mes tyre, ka dy linja interesante vepruese të këndërta që krijojnë tensjone elektrizuese e që, gjithsesi puqen në një “udhë të vetme”, në zbulimin e së vërtetës e ndëshkimin e fajtorëve realë të këtij krimi: nga njera anë, prej bashkëshortit të viktimës, Simonit, të mbetur në mjerimin e familjes, me dy fëmijët e tyre të ritur, si edhe nga tjetëra anë, prej fotografes, “bukuroshes së fjetur” Kamila, që do të “zgjohet” e ndërgjegjësohet prej këtij “ndryshimi” të vetvetes, që ka tashmë në krahëror zëmrën e asaj tjetrës dhe që instiktivisht do që të dijë edhe se e kujt është kjo zemër. Natyrshëm!Si të thuash, atë e vretë së tepërmi, ndërtimi i lumturisë së saj mbi fatkeqësinë e një gruaje tjetër që i marrin zemrën dhe trupin ja hedhin në ujrat e lumit! Shfrytëzimi i retrospektivës filmike, na i bënë edhe më emocionuese këtë përshkallëzim të së keqes, në përcjelljen e së shkuarës së lumtur të këtyre njerëzve të thjeshtë, si edhe drejtë së vërtetës makabre. Kjo dramë cfilitëse njerëzore e krejt e pazakontë, që sa vete e rritet ankthshëm, është edhe në themelet e këtij filmi Spanjoll të realizuar me mjeshtëri profesionale. Këtë herë, me vuajtje shpitrtërore, gjer tek zbardhja dhe e vërteta e krimit, që arinë të zbulohet, jo pa tronditje të reja shpirtërore, me të tjera vrasje e “larje hesapesh”… Gjersa të kthjellohen edhe “qiejtë” e të nisë ndëshkimi i fajtorëve të mafjes së mpleksur aq shumë edhe me politikëbërësit real, duke synuar që edhe zëmra e saj e re, te vejë tek zëmra e lënduar e atij tjetrit, që nisi të pulsojë rrishmëzi… Te tre personazhet kryesore: Simoni, Kamila e Zakaria , te interpretuar me mjeshtëri prej aktorëve respektiv, sjellin ne ekran një “botë të trazuar” e me plotë shqetsime, një botë që përmbyset e zgjohet, me njerëz që vuajnë shumë e lumturohen fare pakë, kur ëndrrat vriten e paskëtaj do të ndrisë paksa, edhe dielli i tyre…
Kur rruzullin tokësor e vërtit krimi e pabarazia sociale, një personazh si Simoni, i interpretuar me mjeshtëri e forcë vitaliteti njerëzor nga aktori Michel Brown, i cili ndjek rrugën e hakmarrjes individuale, për të rivënë drejtësi e ndëshkuar fajtorët real, do ta ndjejë veten të vrarë shpirtërisht e moralisht në këtë betejë të ashpër që mafia ka pushtuar të gjitha arteriet e një shteti. Ai është edhe një burrë me të vërtetë i bukur, kurajoz e i vendosur, me një guxim të shënjtëruar. Për të s’ka më lumturi, edhe pse i afrohet pikërisht “zemra” e gruas së tij të parë, i trombistes Valeria, në kraharorin e bukuroshes Kamila, këtë herë. Edhe kjo grua, që do të vdiste pas dy muajve, Kamila, nëse nuk i transplatonin një zemër të re e më të fortë, e interpretuar nga aktoria Ana Luçia Dominguz, edhe pse do të ndërgjegjësohet e mëson se paska shpëtuar nga vdekja e sigurt, duke mos e ditur që do të vritej një tjetër grua, e quajtur Valeria, me dy fëmijë, me vajzën e ritur në moshë që rezikon edha ajo të ketë të njëjtin fat, si e ëma, sapo që vjen në vehte, revoltohet ndaj të shoqit vrasës e i afrohet Simonit për ta ngushëlluar edhe me dashurinë e saj, nuk do të mundet dotë që t’i ndryshojë gjërat e fatet! Edhe pse shohim në ekran një grua shumë të bukur e me forcë tërheqëse, për fat edhe një aktore të shkëlqyer, që i flet shpirti brenda vetes. Mirëpo, trasformimi i saj njerëzor nuk vlen më! As zëmra e asaj tjetrës e qepur bukur në gjoksin e vet.
Kjo melodramë në miniaturë, në këndvështrimin e një regjisori bashkëkohës, kthehet bafas në një akuzë politike e humane. Duke u adresuar kundër një politikani si Zakaria, që do të qëndrojë gjer në fund mbi ujë, si një nga shtyllat e këtij shteti të kalbur nga rrënja. Interpretuar me psikologjinë makiaveliste prej aktorit Sebastian Martinez, me tiparet e një përbindëshi, fytyra e të cilit ndrit nga freskia, forca e bukuria mashkullore. Dhe bashkëshortja e revoltuar nga akti mafioz i të shoqit, edhe pse ka shpëtur jetën në saj, në këtë metamorfoze kanibaleske, do të zgjedhë si zgjidhje, paksa më tej vetvetes, jo vetëm që të largohet prej tij, po edhe ta ndajë shtratin me Simonin, si edhe të trokas në dyer të tjera, për një të drejtë elementare njerëzore e shlirimin e shpirtit… Sidomos kur Valeria e vdekur së gjalli tashmë, i shfaqet si fantazmë përpara, me trombën e saj, si edhe me pafajësinë e saj ëngjëllore. Duke ndjekur, më së fundi një tjetër rrugë, drejt hapësirave të Nju Jorkut e grandaçelave te tij. Pa e ditur se Kryemafiozi i interpretuar prej Moises Arizmendit, që para se të kryente punën e vetë me viktimat e tij përtypte i qetë thelpat e portokallit, do të mbetet gjallë e i paprekshëm, nga të gjitha anët e do të vazhdojë të jetojë, duke vrarë njerëz të pafajshëm që të egzistojë edhe “shteti i së drejtës”! Për ta thënë më saktë: “njëfarë shteti”, kur edhe atë e drejtojnë mafiozët e këtij kallëpi! “Pse ma shpëtove jetën, pse”?! -i thotë Kamila të shoqit të kriminalizuar gjer në palcë, kur ajo tashmë ka humbur edhe kuptimin e jetës. Po tashmë gjithçka ngjanë si një ëndër e keqe dhe e përmbysur. Melodrama nuk është më, në këtë pulsim jete, po një kambanë alarmi që e dëgjon e gjithë bota! Që e dëgjon dhe ska çtë bëjë tjetër, veçse të bëjë filma të tillë që u bien kambanave të vdekjes, pa i dëgjuar askush!
Do të mbarojnë edhe seritë e këtij filmi alarmonjës dhe ne që e ndjekim me ankthin e të “dënuarve të përjetshëm”, do të ndjejmë edhe “therjet” e zemrave tona. Në ato dhimbje e metafora vizive që krijohen e mbeten, si të gdhendura në mermerin e bardhë të varreve se, ZEMRA KËRKON ZEMRËN, se ajo rreh e gjallon vetëm për të dashurit e saj dhe se, po ta nxjerrësh nga një krahëror e t’ia vendosësh një tjetri, ajo nuk do të pulsojë në ritmikën e vetë natyrale… Sepse është po ajo gjë që thonë artistikisht edhe krijuesit e këtij filmi të mrekullueshm, që u xhirua në Kolombi njëzet vite më parë dhe që, miliona njerëzve që e kanë ndjekur me zemër të dridhur nëpër ekranet e mëdha e të vogla, u thotë se: zemrat e njerëzve do kërkojnë përjetësisht ato zemra që kanë rrahur e pulsojnë po njëllojë, në këtë “BOTË ANTINJERËZORE”…
Duren, Gjermani, 27 prill 2022.
Please follow and like us: