Odise Kote: MUMJA
Ai e di që virgjëresha Mari dhuroi mitrën për zotin,
Ashtu si gjeniu di përgjigjen para pyetjes.
Zakoni kur sillte në shtëpi mace të braktisura,
Ka marrë formën e e re të heshtjes.
Ai e di se dashuri e vërtetë mbeti llogari e gabuar
Turpërim i virgjër, ndryshueshmëri e çmendur.
Zanat’ i të jetuarit qenka kaq i vështirë,
Copëz urtësie, frikë që sorollatet rrugës.
Nuk pret të ngrohet nga një flakë e vjetër,
Lidhur epshit, prej mishit në mish – ky dryn.
Një laraskë vjen rrotull, fshehtas poshtë resh,
Dhe dushi mbrëmësor s’e dëbon dot vetminë.
Ai e di që duhet të mësojë si të vdesë,
Me heshtjen e përuljes, përshpirtjen e flakës.
Tokës t’i afrohet në sqarim përfundimtar,
Diellit të ditës, errësirës së natës.
Ai e di që virgjëresha Mari i dhuroi mitrën zotit,
Jezuesin kryqëzuar, torturë e shqyrtim në gjumë.
Ashtu si gjeniu që përgjigjen di para pyetjes.
Tragjedia i vjen prej asaj që ai do më shumë.