Odise Kote: DITA I FUNDOSI KËMBËT NË RĒRË
Qielli, atje sipër i tregon retë e veta
kësaj kohe të thatê e koprace,
me zhurmat që jehojnē midis degëve të kujtimeve thyer nga droja.
Jeta vêrtitet ende në duart e ëndrrave,
sirenës së largët dhe natës
dhe mushkonjat e dyshimit këputen nga lodhja.
Lumi e ka fshehur frymëmarrjen në vorbullat dhe rrënjēt, duke rrahur me ujrat e veta shelgje dhe kërcime kurbatkash tê harbuara.
Fryma lëviz nëpër guralecë qortimesh,
duke shtyrë ujērat të rendin drejt perëndimit,
nê rrugë dielli,
tê rizgjohen në tokën e butê, tê sapolëruar.
Në mëngjesin plot pezm e tê panjohura, ngarkuar me ajër të ftohtë,
dita i fundosi këmbët nē rērë,
duke lēnë të tjera gjurmë, pa formē…
Please follow and like us: