Bledar Koçi: BRENGA E GJYSHIT
Një moti të ngrysur si retë vjeshtore,
Varrezës çapisja me gjyshin përdore.
Barishtet e egra shírash pa nginjur
Më ngjanin me leshrat e gjyshit të thinjur.
Ç’i rrahu në gjoks, e shkuli një mall
Kur frymën e mbajti tek klithte nje gálë.
Aviti një gardhi me hap të avashtë
Ku dergjeshin shtufit dy varre të lashtë.
Gatitur, solemn, nderonte kok-ulur
Mbi varret baltosur në shtufin e zbutur.
E ndukja për mënge ashtu i çuditur,
Çudisja me heshtjen e gjyshit, gatitur.
Oh, ç’zgjati kjo heshtje, sa zgjati vërtetë,
Një moti të ngrysur në varret e shkretë..
…
Brengën që s’njoha kurrë gjyshit tim,
Një gálë m’a vodhi me klithmë rrëmbim.
Please follow and like us: