Binak Kelmendi: Një copë fëmijërie
Copa –copa më kthehet fëmijëria
Me kthetrat nëpër lëkurën time
Me shumë sëmbime.
Serbë nga Gorazhdeci
Binin mespërmes Llabjanit
Me këngë
Me thirrje
Për të mbytur shqiptarë
Në mesnatë
Për të mos u lënë farë.
Nuk më zinte jorgani
Në terr e shihja gjakun
Që ecte vërshimë
Në fytyrën e Bab’s.
Te kodrina sipër Drinit
Serbët gjuanin me pushkë
Yjet fshiheshin në Qiell.
Babai dilte jashtë
Priste Diell.
Endej nëpër oborr
Shante në heshtje
Vriste në heshtje.
Këndonte i vetmuar në kor:
“Ka me u met në fyt kanga,
Me pushkë të veten
Kanë m’e vra veten”.
Please follow and like us: