Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Venus amore…

 

Diellit ia rrëmbeva tinëz rrezen e parë

të humbur në detin e hapur

Hënës bukurinë rrethore për ta vendosur

në ‘venus amore’.

Aty ku tik-taket e zemrës i pëshpëritin

veç dashurisë hyjnore.

 

Me yllin që ndriçonte qiellin

bëra gjerdanin që shkrihej lehtas mes gjoksit tim

për të (ç)thurrur mjegullimin e djallëzuar

nga rrjeti i vejushës së zezë.

 

Nga mali mora hijen e pishave për ta ripërtëritur aromën dehëse

Pastaj u shndërrova në gjethin e fundvjeshtës që iku.

 

U ndesha në hardhinë e bardhë,

krijova verën mbretërore hapësirave imgjinare,

brigjeve e shtigjeve dardane lundrova.

 

U shkriva në shishe qelqi derdhur në gotën e gjerë grykëngushtë

Ai me pa hir më piu me një gllënjkë të vetme kënaqësie

pa ledhatuar qetësisht qenien time.

Please follow and like us: