Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Kajtazi: BISEDË ME VETVETEN

Jetoi më një melodi
ku tingulli i zhurmshëm vërtitet fillikat
e un shkelmoi njashtu si lumi digën
ngaqë s’kam forcën e lumit
por profetizoj shembjen më dënesë*
Zëri qenka veç tingull
e fjala murmurim me vello të gjatë
trupi mban vetëm ekuilibrin
a shpirti kërkon të ndahet nga trupi për të qene vetvetja
e unë përpëlitem me pluhurin nën hijen e gurit
ku këmbët më mërdhijnë
Era i puthka fletët e petales që po rrahën me kor ne pyll
a eshtrat e mijë të copëtuar janë
s’mund të nxjerr më fjalë
në ketë hendekë të turpshëm jonjerëzor
Po shkruaj për diellin e marsit
që lëshojka rreze t’lagshta
n’thellësi shoh vetëm plasaritjen e tokës
nga vetja mundohem të ik
n’ketë shteg ku rashë
tu e ditë se llugë është bërë.
________
*Gulçim a rënkim i thellë e i mbytur që shoqëron të qarët
Altin Kajtazi, Ulpianë
01. III. 2019
Please follow and like us: