Odise Kote: HEKUBA
Hekuba pa ëndërr, Troja zhdukej mes flakëve,
djali i dytë, gjuante ende me shkelma në bark.
Profetēt zbërthyen shenjë ogurzezë perëndish
Gruan besoi dhe braktisi të birin, mbreti Priam.
Fëmija u rrit malit nga bari zemërbardhë,
U bë lis i fortë, i bukur, si diell nisi të ndricojë.
Zbuloi rrënjë mbretērore, mes gazit, harresës,
Me emēr tē ri Parid, u rikthye në Trojë.
Perëndësha e grindjes, hodhi “mollën e sherrit”
Tinës, në dasëm të Peleut me nimfën Tetida.
“Më të bukurës”,shkroi djallka zemërake Eris,
Dhe ranë në grackë, Hera, Athena, Afrodita.
Zeusi, si gjykatës asnjëanës, mbret i qiejve,
U kërkoi bukurosheve që dëshironin mollën.
Shkoni tek Paridi dhe me gjuhë hyjneshash,
Pyeteni mashkullin më sqimëtar të Tokës.
Shkuan ato ku ruante bagëtitë, nē malin Ida,
Athena i premtoi fitoret me fuqinë e shpatës.
Hera, sovranitet e shkëlqim mbi çdo perandori,
Afrodita: Helenën e Menelaut, mbret i Spartës.
Afroditën, zgjedh Paridi pa ia bërë syri bef,
Afrodita e bind të rrëmbehet verbuesen e tokës.
Hera dhe Athena, në krah me Menelaun,
E plackitën, shkrumbuan barbarisht Trojën.
A është fajtore Hekuba, grua e Priamit,
Tek lindte, ëndërrtmerrin pa, dhe jo gjë tjetër?
Homeri nuk do kishte si të rrëfente Iliadën,
Njerëzimi do humbiste të madhen kryevepër.