Amarda Ekmekçiu: Përqafimi
E dashur!
Letrën po e nis gjithësesi.
Përqafomë!
Oh zot!
U dëgjua një zhurmë e largët.
Kërcitën qiejt në përqafime malli.
Sa shumë u deshëm!
Dhe kurrë nuk u ngopëm e dashur.
Uri njerëzore kjo, apo prej natyrës ves i ka mbet njeriut?!
Kotem pas fjalëve.
A thua se ka rëndësi, sa i thellë është deti?!
Ai është deti ynë!
Vrapoj rrëmbimthi prej gëzimit.
Mbi urën plot psherëtima, mbaj frymën një çast.
Të shoh
Nuk ngopem.
Thellohem brenda teje.
Bëhem i vogël, sa një bebe syri.
Më pelqen t’i ndjej ata sy.
Jetova një jetë aty.
Të prek
Po dridhesh e tëra?!
Dyshime paskan sonte krahët e tu?!
Po, po, ato janë,
Të puth e s’ngopem kurrë me puthjen tënde.
Po dridhesh e tëra?!
Dridhem edhe unë.
Prej pritjes,mosha është zbardhur
Mbi mjekrrën time
Ani!
Zemrat kapërcejnë qiejt
Si ditën e parë të ndjej, në krahë njësoj. Lozonjare.
Nuk ngopem.
Thellohem brenda teje.
Bëhem i vogël, sa një bebe syri.
Më pelqen t’i ndjej ata sy.
Jetova një jetë aty.
Kudo të ndoqa.
Kundrimin prej pafundësisë i shtova merakun e një çasti.
Po ai qe veç një çast.
Dhe ja tek të kam.
Përqafuar jemi.
- 3. 2020.