Albspirit

Media/News/Publishing

Arta Zajmi: Kohë mburrjesh

 

Sa e kotë është mburrja.

Kur e thua dhe nuk e zbaton.

Kur nuk di, atë çfarë thua.

Kur ëndërron në botën që s’të kupton.

Mburrje pa sens.

Krekosesh nga mori idesh.

Mendon se je gjitholog.

Dhe mburresh.

A thua për ç’qëllim?

Nëse vizionin tënd e përmbush.

Me idetë që të përkojnë për një synim.

Përsëri mos u mburr.

Ka shumë zbrazëtira në faqet e jetës.

Andaj përpiqu t’i shfletosh.

Je vetëm një shkëndije shprese.

Që i jep pak dritë qenies sate në horizont.

Mos u udhëhiq nga ndjenjat.

Ato performojnë shkurt.

Se mburresh kot duhet ta dish.

Realiteti nuk i përket njerëzve të mençur.

Sot ka mizori, smirë, përbuzje.

Ka mëri botëkuptimesh.

E vëren injorancën në çdo cep.

Kjo s’të lë të mburresh, o njeri.

Kalite të mirën të fle rë tek ti.

Jo për botën që vjell ironi.

E kotë është  mburrja.

Kur  s’ke vlera, s’je njeri.

Please follow and like us: