Fritz Radovani: Pse vetëm Shkodra?!
Pjesa e XXVIII.
Enver Hoxha me 1 shkurt 1945…
CILA ISHTE DETYRA E
SEKSIONIT KATOLIK
PRANë DEGëS Së MBRENDSHME Të
SHKODRES Në 1946,
I VETMI N’BOTë ?
-ZHDUKJA E PERJETSHME E
EMNAVE T’INTELIGJENCES Së
SHQIPNISë Së VERIUT.
“Asnjë ekzekutim s’do të bëni pa aprovimin tim”!
Urdhri i Enver Hoxhës dërguar Mehmet Shehut në Shkodër, në ditët e trazuara të shkurtit 1945, kur ekzekutimet me gjyq e pa gjyq beheshin hapur dhe pa u shqyrtuar në instancat më të larta…
PO KRIMINELAT A KNAQEN ME VRASJE “TUE MOS I PYET ATA”?
Mos ekzekutoni asnji pa marrë aprovimin tonë i shkruan Enver Hoxha Mehmet Shehut me 1 shkurt 1945. Urdhri tepër urgjent dhënë përmes një radiogrami tërheq vëmendjen për një fenomen që kishte nisur të përhapej në muajt e parë të pas Luftës, ku bëheshin shpesh arrestime të fshehta, gjykime të dyshimta dhe ekzekutime të menjëhershme si dhe në shumë raste pushkatime pa gjyq.
kujto.al sjell radiogramin e 1 shkurtit 1945, ku Hoxha tërheq vëmendjen për këtë fenomen.
Tepër urgjent Nr.Extra Dt.1/II/45
Mehmet Shehut
Shkodër
Asnjë të mos pushkatohet pa na komunikuar emrat dhe pa marrë aprovimin tonë stop. Prandaj na komuniko që keni dënuar me vdekje dhe prisni aprovimin.
Gjeneral Kolonel Enver Hoxha (d.v.)
SHQIPNIA KA: MBI 45.000 TË VRAMË, TË MBYTUN NË HETUESI, ME GJYQ E PA GJYQ, NË KAMPE SHFAROSJE, NË INTERNIME, KUFINJ, USHTRI…ETJ. DERI NË VITIN 1974.
Pse kështu, deri kur, me shifra false, të rreme me dashje, mashtrime dhe gënjeshtra të pacipë?
Deri kur, ish të Përndjekunit Politik të Shqipnisë, tue i mbajtë ison torturuesve të vet dhe gjykatësve katil komunistë, që tallen me ju, tash 80 vjet?
Deri kur, frikë e mungesë guximi me thanë të vërtetën, të pakten me shifra?
Deri kur, do të vazhdoni me qendrue të lidhun për karriga të hetuesisë tue kërkue mëshirë e, tue pritë me ju këthye pronat tueja apo, me ju rritë pensionet hetuesit e torturuesit tuej katila?
Deri kur do të qendroni në kampet e internimit e fermat famkëqija, tue pritë mëshirë nga ata që ju kanë marrë jetën, gjanë e mallin dhe ju kanë ngordhë ndër këneta paraardhësit tuej?
Deri kur heshtje ndaj oficerve dhe komisarve katil të ushtrisë, që ju kanë vra djelmët tuej në lule të rinisë, tue krye sherbimin e detyrueshëm ushtarak e, tue ju gënjye se u “vetvranë”?
Deri kur tue kerkue Eshtnat e Rinisë Shqiptare, që në kërkim të Lirisë u vra në kufinjë?
Deri kur “budallenjë” tue pranue ekzekutimët nëpër manikomjo e repartët e psikiatrisë?
Deri kur tue pranue me faqe të zezë shifren e 6.000 të pushkatuemve nga komunizmi edhe ju, o emigrant, që shumë mirë e dini sesa vetë janë vra jashta Atdheut nga sigurimi i shtetit?
Deri kur, flisni, flisni ju, o mumje, të varrosuna natën për hanë, ju, që vazhdoni me kenë të humbun në rranjë të qerrshijave e lisave të maleve, ju, o të pavorr, që nuk ju kjau as Nanë, as as motër, as grue, as vajzë, por vetëm qokthi i natës e kulumrija e ditës o fatzez, besëpremë e të harruem përsa e sa dekada prroskash e zallishtash, pa asnjë shenjë tek koka, përveç, një plumbi shprazë nga dora e harbueme e “vllaut” trathëtar e të shitun që probatin me hasmin shekullor u ba vrastar, në dam të Truellit të t’Parve Tuej e t’Atdheut të robnuem!?
Mo’ Zot ma keq, për vendet tona të pashpresë me u zgjue nga gjumi shekullor?
E, deri kur, n’ kllapi një Popull i tanë, me pranga në qafë, e kryet lavjerrë somnabul?!
Jo, jo, jo gjum vdekje me gjarpnin nën jastek o vlla, bespremë!
Ja, fakti, nëse doni fakte: Në vitin 1976 u lirue nga kampi famkeq i Spaçit i burgosuni politik ATP, të cilin, pata rasë me e njohtë afër. Në kohën kur vuente dënimin në Spaç të Mirditës, më tregonte se, në vitin 1974 kishte pasë pranë vendit të fjetjes një ish oficer, i cili ishte arrestue dhe dënue nga gjyqi ushtarak i Ministrisë Punëve të Mbrendshme, në Tiranë, kryesisht për arësye se kishte nxjerrë “sekretin”. Ai rrinte shumë i vetmuem dhe kërkonte me mujtë me kalue pjesën tjetër të jetës që i kishte mbetë në gjum, mbasi, kishte frikë se dënimi asht vetëm fillimi i rrugës për në jetën tjetër, ashtu, si shumica e shokve të tij që ishin kenë oficerë të asaj dreq Ministrije që e kishte sjellë tek viktimat e veta. Evitonte të gjitha mundësitë, madje, edhe me u përshëndetë me ndonjë ish oficer që njihej prej kohësh. Nuk i shkonte asnjëri në takim, mbasi dihet se pothuej të gjithë çka ishin të burgosun politik, ishin të “divorcuem” dhe nuk mund kishin ma lidhje me gratë e tyne apo familjarët tjerë, që po të shkonin në takime ndër ata burgje e kampe do të kishin humbë punën shtetnore dhe avenirin e fëmijve të tyne.
Sigurisht, merzia dhe mungesat e mëdha në ato vende e, sidomos, mungesa e duhanit, se nuk po hyjmë ndër tjera, fillojnë me ba punën e vet. Për çudi edhe pse ishte kenë oficer i Sigurimit të Shtetit, qyshë në fillim të shërbimit tij pranë asaj ministri, nuk njihej as emni i tij nga asnjë i burgosun edhe pse kishte punue aty jo pak, po gati 20 vjet! Shumë oficera që janë arrestue në ata vite, mbas dënimit kanë kërkue mos me u ndollë me viktimat e veta, e kryesisht, me ata të cilët i kanë torturue gjatë hetimëve në mënyrë shtazore, një ndër të cilët kujtohet edhe sot, hetuesi Elham Gjika. Ndersa ai tjetri i ministrisë, jo, nuk njihej fare!
Një ditë, i mbytun në mendime me krye në grushta, me t’u dukë sikur po fliste me vete dhe, po “korrigjonte” të kaluemen e vet të randë pranë atij dikasteri të mënershëm, që kalimtarët në bulevardin e Tiranës, kur i afroheshin asaj ndertesë, zbritshin nga trotuari dhe hypnin prap, vetëm mbasi kalonin edhe rrugën mbas asaj ministri, aq të bukur, me plepa e plot hijeshi se, iu dukej, sikur, rrobat e shetitjes mund të ju kapeshin për ferra të asaj ndertese të zymtë pa “dritë e shpresë”, mu në qender të kryeqytetit. Por, jo, ai ishte tue mendue krejtë tjetër gja!
Posa ATP, shkon me u shtri në drrasat e veta të fjetjes, vërenë një ofshamje të thellë nga oficeri, që me një gjysëm zani i kërkon një cigare. Ia jep cigarën po, edhe ia ndezë E pyet, se mos ka marrë letër apo lajm nga shtëpia, por, jo oficeri që e kishte denoncue për “dekonspirim” ishte arrestue dhe, kishte mërrijtë edhe ai në Ballsh, një kamp tjetër pune. I burgosuni ATP, gjenë rasën dhe e pyet: “Po, çka dreqin dekonspirove ti, kur, të gjithë bashkbiseduesit tuej ishin oficera si ti po aty?” Kishte ba buzën në gaz dhe, tue e vrojtue në sy, ishte përgjegjë: “Jo, asnjëri, nuk dinte se çka kishte të dyllosur kasaforta ime! Kurrë, asnjëri, nuk e ka çelur ate përveç atij që ka punuar para meje në atë zyrë. Edhe ay është zhdukur e, ndoshta, fatin e tij do kem dhe unë, ti, je i rinj dhe, një ditë do dalësh si shkodranë, do të besoj…deri ditën që jam arrestuar, në shkurt të këtij viti (1974), numuri i të pushkatuarve, të vramve me gjyq e pa gjyq, të mbeturve në hetuesi në tortura, të vdekurve në kampe pune dhe çfarosje, të vdekur në kampe internimi dhe ferma pune, në spitale psiqiatrike dhe çmendira, të vrarë në kufinj dhe reparte pune e ushtarake ose, gjoja të “vetvrarë” pa shifrën e atyre që Sigurimi ka zhdukur në botën e jashtme, mbasi ata nuk ishin në kasafortën time, shifra ka arritur:
45.000 Shqiptarë pa varr, në tokën e tyre shqiptare! Dhe, mbi
450.000 shqiptarë të tjerë, të burgosur, (të riburgosur dy ose tre
herë), të internuar, të dëbuar, të zhdukur, që të gjithë
vazhdojnë të vuajnë “luftën e kllasave” të diktaturës së
Ever Hoxhës dhe partisë së tij të punës, po kurrë, të
Shqipërisë dhe Popullit Shqiptar!
Mallkuar qoftë ay që i shërben këtij shteti terrorist”!
***
Kështu, u mbyll ajo ditë në kampin e Spaçit, të dy ranë me fjetë po, sa fjetën s’e dij!
Mbas asaj ditë kurrma nuk asht hapë ajo bisedë mbasi u dyllos edhe njëherë ditën ma parë, për me u ruejtë vetëm në mend, vetëm në mend ashtu, si shumë shifra tjera e, shumë e shumë kujtime vuejtjesh e tmerri të atyne viteve të pafund që kush i fliste i fluturonte koka.
Mos i harroni këto shifra Ju, lutem, mos i harroni këto shifra por, shtoni edhe vitët mbas tyne o bashvuejtësit e mijë. Janë plot edhe 17 vjet tjera me mërrijtë deri në vitët ’90!
Vetëm shifra ishin ATA, që u përshkuen nga plumbat komuniste.
Vetëm shifra ishin ATA, se, ATA, nuk kanë as vorr, as emen, as shenjë tek Koka e Tyne, ATA u zhdukën nga dora e trathtarit vllavrasës me yll në ballë e, vetëm, ajo dorë e gjakosun me drapën e çekanin bolshevik, i vuni një shenj, një shenjë që nuk e kalbë as toka as koha!
Kurr mos i harroni, as yllin e as drapën e çekanin se, prap ata do të përsërisin shenjën e tyne:
NJË PLUMB MBAS KOKE! E pra, të gjithë i ka aprovue një vrasës kriminel: E.H. d.v. (Deri në vitin 1985). Mbas 1985 aprovimi asht dhanë nga terroristi Ramiz Alia.
Melbourne, 14 Nandor2023.