Astrit Lulushi: Heshtje
Dhe thonë se heshtja është si bojë që nuk lë gjurmë. Por, po të shihet me vëmendje, ajo mund të lexohet. Çdo gjë – një dhomë, ose shtëpi ku dikur ke jetuar, gjithçka që krijon dhimbje e mbresa – është përshkruese. Dikush që zvarritet ndërsa kërkon t’i bësh nder, është si ai që nuk i vendos të gjitha presjet në vendin e duhur. E vetmja arsye që ndjehesh keq është se i vendos të gjitha sendet në vend të gabuar.
Çdo pamje ose rrethanë krijon ndikim brenda teje, si ekpozita që ka nevojë për audiencë ose njerëz. Puna ëdhtë se njeriu nuk mund të mendojë për një dhomë, një shtëpi apo ndonjë gjë për të përshkruar mënyrën se si duhet të jetë. Është si të qeshësh fort me diçka që mendon kur je në tryezë duke ngrënë.
Disa gjëra janë të vështira të mbahen mend. Dua të them se nuk të kujtohen saktësish. Të gjitha boshllëqet i mbushim me fantazi prandaj ajo që formohet është gjithmonë gjysmë e vërtetë. Kur shqetësohesh për diçka, vetëm atëherë nuk mashtron veten; ose fillon ta pranosh këtë të vërtetë të stisur, ose përgjithmonë të heshtësh.
Problemi ëdhtë se heshtja bëhet disi magjepsëse edhe nëse nuk dëshiron të jetë. Bëhet zakon.
Të shkosh në shtrat kur nuk je i lodhur, është e vemja gjë që urren të bësh, njësoj si të lexosh për një ngjarje që e di se ka ndodhur ndryshe, ose të mendosh se njerëzit nuk dëshirojnë të flasin nëse nuk je më i mirë, dhe gjithmonë janë gati të ndërhyjnë për të shkatërruar gjërat që mund t’i bësh vetë. Papritur, ndjen se duhet të ecësh, pavarësisht sa larg apo lart. Mundohesh të mos biesh në sy. Merr guximin edhe të qëndrosh, duke u përpjekur të shohësh të tjerët. Ky është dallimi. Ndjehesh aq i dëshpëruar sa fillon flasësh me vete, si ai që quhet i çmendur sepse qëllon me gurë veten. A nuk bëjmë kështu të gjithë, në një mënyrë a një tjetër? Është populli, prandaj duhet të jetë qeveria, dhe jo anasjelltas.