Cikël poetik nga Avdush Canaj
KUR TI DUKESH TE DERA
Kur ti duket tek dera
sikur vjen pranvera.
Zemrat tona buçasin,
për ty duartrokasin:
Erdhi zëlira,
e bukura,
ëmbëlsira!
Ti buzëqesh luleprilli
me kapelë prej ylli!
Nga dora me hare
falë puthje për ne.
Cicërin e më shikon mua:
Të gjithëve ju dua.
Pak më shumë, e di Zela,
zambakun me kaçurrela.
KUR QE LUFTË ATËHERË
Kur qe luftë atëherë,
uluronin ujqit me shajkaqa,
vogëlush, isha sa ti.
S`kisha frikë në male,
s`kisha frikë asnjë trohë.
Malet i kishim shtëpi.
Shqiponjave u mbushja ujë,
shqiponjave kapelëblertë,
bukën ua ndaja si mamaja.
Duart e forta kur lanin
kur lanin ato duar,
peshqirin mirë e mbaja.
Një ditë Agim Ramadani
teksa shkrihej bora në Koshare
ma bëri me dije:
O zogush i shqipës,
o zogush trimoshi
edhe ti je luftëtar lirie.
Në sytë e tij prej deti,
në sytë e tij,
me të diellit nur
e pashë pranverën duke ardhur
pranverën e pashë
veshur me flamur.
ATA MBETËN NË BURG
Prangat ia hoqën babës
atë ditë të mirë.
Ata që ia lidhën
mbetën në burg.
Edhe magnolja e bukur
me fustan si timin.
I dhimbsësha shumë
atje kur shkoja me gjyshin.
Ia pata parë një herë
një lot
kur nuk më lan te grilat
babës t`ia puth dorën.
(1987)
ZOG MALLI
Kur malli shtrinë krahët
si lejlek mbi re,
bëhem zog e vij të të puth
atje larg ku je.