Ismet Hajrullahu: Muzeu i gjenocidit!
Kosovës ende i mungon një muze i gjenocidit që ka kryer Serbia, gjenocid që është ushtruar pa ndërprerje,që nga viti 1878 -1996.
Historiku i gjenocidit serb ndaj kombit shqiptar fillon që nga viti 1878, gjatë pushtimit të Sanxhakut e Nishit nga ushtritë serbe, ku u vranë më se 35.000 shqiptarë, ndërsa u dëbuan 300. 000 të tjerë. Vetëm gjatë “Masakrës së Vjeshtës” të vitit 1912, sipas një raporti të fshehtë të përfaqësisë austriake në Shkup, del se nga ushtria serbe janë vrarë 47. 000 shqiptarë. Po në periudhën 1912-1914, u dëbuan nga trevat e veta në mënyrën më çnjerëzore rreth 302. 907 shqiptarë. Në vitet 1951-1966, nga regjimi i Jugosllavisë titiste, u dëbuan nga Kosova edhe 450. 821 shqiptarë. Brenda këtyre periudhave, po të bëjmë një kalkulim të thjeshtë, del se nga Kosova, Serbia i dëboi në mënyrën më barbare më se 1. 030. 127 shqiptarë, të cilëve nuk ju lejua të kthehen kurrë në vatrat dhe pasuritë e tyre, vrau dhe masakroi më shumë se 1. 000. 000 shqiptarë.
Ndërsa sa i përket gjenocidit serb te fundshekullit XX në Kosovë, shteti serb vrau më se 15.000 shqiptarë, më shumë se 90% ishin të pa armatosur: gra, fëmijë e pleq. Po gjatë kësaj kohe janë përdhunuar më se 20. 000 femra shqiptare, janë zhdukur më se 3000 shqiptarë. Sipas një raporti të UNHCR-së, publikuar në Qershor te vitit 1999, thuhet se 443.300 shqiptarë janë dëbuar me dhunë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, 225 mijë në Maqedoni, 64 mijë në Mal të Zi, 20 mijë në Bosnjë, 22 mijë në Sanxhak, më se 15 mijë në Turqi, 6 mijë në Kroaci, 3 mijë në Bullgari, e shumë e shumë të tjerë në vende të Evropës perëndimore, SHBA-së, Australisë e të Kanadasë.
Përkufizimi i fjalës gjenocid ka të bëj me dhunën e egër, me shfarosjen e plotë, apo të pjesshme të një popullsie ose të grupeve të vogla kombëtare. Nëse ky përkufizim është i saktë, atëherë Serbia ka bërë më shumë se gjenocid.
Kujtesa kolektive do forcohej nga fotot që do të vendoseshin në ndërtesën e Muzeut.
Muzeu do t’i përcillte brezave të ardhshëm, vizitorëve të ndryshëm, llahtarinë e krimeve të shtetit serb ndaj shqiptarëve dhe kështu do të luante rolin e memories kombëtare .
Thjesht, Muzeu i Gjenocidit në Kosovë, do te ishte një “shtëpi e përjetshme” për viktimat e pafajshme të shtetit serb.
Kjo “shtëpi” do të duhej të vendosej në kishën e kriminelit Sllobodan Milloshevqit ne oborrin e Universitetit të Prishtinēs, njëjtë si në stadiumin e Nyrenbergut në Gjermani, ku prezentoheshin krimet e nazizmit!