‘Rrugëtimi’, libri i parë poetik i Gane Ahmetit
E padrejta
Ti kurrë nuk do ta kuptosh
që ke bërë një të padrejtë.
Ti kurrë nuk do ta kuptosh
dëmin që i ke shkaktuar dikujt,
deri sa t’ju bëhet e njejta gjë
dhe juve.
Për këtë arsye nuk do të veprosh kurrë
vetëm në interesin tënd.
Sfida;
Durimi;
Sprova e njeriut;
Shkatërrimi nga dikush, është force për të,
sepse ai një ditë do jetë në majat e suksesit,
ndersa ti do jesh në gjunjë
duke u lutur
që të mos shkatërrohesh aq shumë.
Na thyen
Na thyen sonte?
Mos i thuaj askujt,
Le të mbetet në plagën tonë,
U vërshuam nga poezia…
Të largohemi nga qyteti,
Vallë këtu nuk na duan,
Nuk na mbeti mundësi për
të jetuar…
Ah gotë?
Të rri vetem me ty sonte,
Ti qaj hallet, më ban shoqni,
Ah prap nuk të harrova ty,
edhe pse jam me gotën duke pi..
Lotë të thyerjes,
Apo lotë të heshtjes…
t’lutem vetëm mu kthe me
buzëqeshje…
Kujtimet
Po udhëtoj, po të kujtoj,
buzëqeshjën tënde, fytyrën tënde,
aromën, po më kujton
çdo çast të bukur.
Një kujtim në shpirt;
Një kujtim në zemër,
një kujtim si tatu në lëkurën tem,
një kujtim i pa harruar n’jetë.
E çdo kujtim shtegton
si çdo shpezë që fluturon,
por prapë kthehët në vendin e vet
atje ku e ka folenë.
Ashtu janë edhe kujtimet
shumë të bukura,
por mbetën në kujtesë,
në zemër dhe në fotografi..