Albspirit

Media/News/Publishing

Gjelok Marko: Perëndimi, Përparimi dhe Degjenerimi

Për një kohë Perëndimi dhe përparimi ishin pothuaj koncepte sinonime. Për shumë vite të gjithë personat përparimtarë shikonin drejt Perëndimit për të ecur dhe për të marrë mbështetje në rrugën e përparimit. Por historikisht mbas Luftës së Dytë Botërore gjërat filluan të ndryshojnë. Pinjollët e llastuar të oligarkëve të pasur filluan të mos ndjekin më traditën e etërve të tyre. Deri në atë kohë tradita ish që pronarët më të pasur të fabrikave djemtë e tyre i futnin si punëtorë në pozitat më të ulta dhe më të vështira të fabrikave që ata do të zotëronin një ditë. Askush nuk e dinte identitetin e tyre të vërtetë. Ata punonin e trajtoheshin për vite të tëra si punëtorë të thjeshtë kështu ata kishin mundësinë ti mësonin të gjitha sekretet dhe bëheshin të aftë të drejtonin dhe të zhvillonin e forconin fabrikat si edhe gjithshka tjetër që zotëronin. Për breza me radhë familjet e personave që kishin pushtetin financiar (dhe ndikim të madh në pushtetin politik) u qëndronin besnikë parimeve të paprekshmërisë së familjes, moralit, dashurisë ndaj atdheut, besimit në Zotin, parimeve që e kishin bërë Perëndimin të lartohej dhe të bëhej simbol i përparimit. Por, siç thamë dhe më sipër historikisht mbas Luftës së Dytë Botërore gjërat filluan të ndryshojnë. Tani pinjollët e pasur filluan të bëhen gjithmonë e më të llastuar. Ata filluan të llastohen dhe jo vetëm që nuk shkonin të punojnë në fabrika etj, si paraardhësit e tyre përkundrazi shumë prej tyre tani sa vinte dhe e shtonin ekstravagancën. Ata filluan të udhëtojnë nëpër botë, dhe në vend të punonin e kalonin kohën me vese, orgji, okultizëm, etj.

Në vitet 1960 ide të huazuara nga forma të ndryshme të Hinduhizmit dhe të kulteve dhe feve të fiseve të ndryshme të Amazonas, etj., filluan të përhapeshin me shpejtësi, jo vetëm në rradhët e elitës të oligarkëve por edhe në rradhët e studentëve dhe rinisë shkollore. Natyrisht kjo përhapje nuk ish e rastësishme, përkundrazi dirigjohej dhe financohej nga personat që kishin mundësinë dhe potencialin ta bënin këtë gjë. Këta persona atëhere, ashtu si edhe sot, përhapësit e vërtetë të këtyre kulteve dhe ideve të tyre, preferonin të mbeteshin anonimë. Në këtë kohë, si pasojë e këtyre influencave u krijuan lëvizjet hipi, u krijuan lëvizjet sociale që filluan të dalin me parullat: “Make Love, Not War”, etj. Shumë vetë ju bashkuan marshimeve të protestës të organizuar nga këto grupime. Kjo ndodhi në vitet 1960 por edhe më vonë, në kohën e Luftës në Vietnam, etj. Shumë vetë i përsëritin  parullat : “Make Love Not War” të shtytur nga motive e dëshira të shumta, nga dëshira për paqe, nga fakti se pëlqenin këngët e John Lennon, etc., por shumë pak prej tyre e dinin origjinën e kuptimin e vërtetë të tyre.

Në fakt parulla : “Make Love Not War” është një parullë e huazuar nga disa forma të Hinduizmit. Sipas këtyre besimeve rruga për të arritur paqen përfundimtare në tokë si dhe Parajsën pas jetës tokësore është rruga e lirisë seksuale. Këto forma të Hinduizmit dhe të feve të tjera, tradita dhe fe të vjetra, mbase mijravjeçare, që praktikohen edhe nga fise të veçuara të fiseve të xhunglave të Amazonës, etj. Praktikuesit e këtyre feve besojnë se paqja përfundimtare mund të arrihet vetëm duke organizuar orgji masive seksuale midis armiqve, orgji seksuale ku të mos ketë asnjë kufizim e kufi, as midis moshave, seksit, etj. Pra, sipas këtyre feve, USA, Bashkimi Sovjetik në vend që të ndërtonin industrinë e Luftës, etj, duhet të organizonin orgji të përbashkëta seksuale pa asnjë kufizim dhe kështu të gjitha problemet do të zgjidheshin. Këto ide kaq absurde, që në fakt janë shumë të vjetra dhe burojnë nga burimet më të errëta, për ti bërë tërheqëse filluan tu prezantohen të rinjve në shkolla dhe universitete, pjesë -pjesë , jashtë kontekstit të tyre religjioz. Ato filluan të prezantohen si ide të reja. Persona të ndryshëm dilnin dhe i prezantonin këto ide si frymëzimet e tyre personale si frymëzime  të çastit, që ju ardhën kështu apo ashtu. Këto pretendime u bënë fillimisht nga i ashtuquajturi “ kritik i kulturës dhe folkloristi Gershom  Legman. Më vonë  Diane Newell Meyer, e cila ishte studente në Universitetin e Oregonit në vitin 1965, doli me një deklaratë edhe më të guximshme. Në një artikull në gazetën Mail Tribune të Oregonit të botuar në gusht të vitit 2010, Diane Nweell Meyer, tashmë në moshën 67 vjeçe , deklaronte: “Ky ish një frymëzim i çastit. Menjëherë më ardhi ideja dhe unë shkrova mbi një zarf që kisha aty pranë: “Le të bëjmë dashuri, jo luftë”. Pasi shkrova këto rradhë fillova të qesh me të madhe, pa e kuptuar as vetë sepse. E mora këtë zarf dhe e futa në xhep dhe me të shkova në manifestimin e organizuar në prill 1965.  Unë jam e sigurt se këtë frazë nuk e kisha lexuar askund më parë. Nuk ka asnjë mënyrë për ta vërtetuar këtë, por mendoj se jam personi që e kam shpikur sloganin “Bëni dashuri, jo Luftë.”

Në fakt e vërteta është se këto nuk ishin aspak ide të reja por, siç thamë, traditat e ideologjitë fetare të formave të ndryshme të Hinduizmit dhe të feve të fiseve të ndryshme, ide, tradita e fe që janë praktikuar për një kohë shumë të gjatë.

Gjithashtu përhapja e tyre, mbështetja e madhe financiare dhe organizimi tregon se nuk janë fenomene spontane por vepra e një grupi të fuqishëm financiar, të organizuar shumë mirë me mjate dhe potencial tepër të madh. Faktikisht, për hir të së vërtetës, dhuhet thënë se praktikimi i të ashtuquajturës “liri të pakufizuar seksuale”, për vite dhe shekuj me rradhë nuk u ka sjellë as lirinë, as paqen dhe as përparimin këtyre fiseve e grupimeve nga burojnë këto fe dhe ide që sot po na paraqiten si “të reja”. Përkundrazi pikërisht personat, grupimet dhe fiset që praktikojnë këto fe dhe rituale gjenden sot në gjëndjen më primitive dhe kanë problemet më të mëdha.

Faktikisht, pikërisht nga këto forma të Hinduizmit dhe të traditës së këtyre fiseve të Amazonës, etj,vjen dhe koncepti Prindi 1, Prindi 2, Prindi 3, etj, pasi në disa fise për arsye të praktikimit të kësaj të ashtuquajtur “liri seksuale” si pjesë e fesë së tyre nuk është e mundur të përcaktohet me saktësi babai. Nëna dihet, prandaj quhen edhe prindi 1, kurse kandidatët e ndryshëm, që mund të jenë baba i mundshëm, përcaktohen me termat Prindi  2, Prindi 3, etj. Edhe sot ka fise e grupime të caktuara sociale që e ndjekin këtë traditë dhe jetojnë sipas këtyre standarteve. Ndërkohë edhe sot ka grupime të ndryshme, ku marrin pjesë edhe persona përfaqësues të oligarkëve, persona me pushtet dhe me mjete të mëdha financiare,  të cilët përpiqen ti përhapim me çdo mënyrë këto elemente religjiozë seksualë të këtyre feve pagane. Bashkë me këto elementë religjozë seksualë gjithashtu propagandohen edhe elemente të tjerë të cilët gjithashtu kanë origjinë religjioze dhe janë pjesë e këtyre feve dhe kulteve. Ndër këto mund të përmendim  adhurimin dhe quajtjen si të shenjta kafshëve madje dhe bimë të caktuara, dieta të caktuara, etj. Mashtrimi i madh qëndron në faktin se personat dhe klanet që faktikisht ia kanë përcaktuar si mision të jetës së tyre misionimin e gjithë botës me këto fe dhe tradita sociale të huazuara nga Hinduizmi dhe fetë e fiseve të Amazonës, etj e dinin se nuk do të kishin sukses duke e prezantuar qëllimin e tyre hapur dhe drejtpërdrejt. Prandaj edhe ata që nga fillimet e viteve 1960 e drei sot po prezantojë gradualisht ide dhe elemente  të veçanta. Me kalimin e kohës këto ide sa vijnë dhe shtohen. Gjithashto të gjitha këto ide nuk prezantohen në formën e drejtpërdrejtë, nuk tregohet qëllimi final. Idetë e këtyre feve dhe kulteve po na prezantohen nën maskën e idesë së lirisë individuale, përparimit, të drejtave të pakicave etj., ku shfrytëzohen e keqpërdoren grupime të caktuara të shoqërisë, etj.

Po të shohim analizat historike të shkatërrimit të  Perandorisë Romake, po të shohim analizat e shkatërrimit të të gjitha Perandorive dhe të gjitha formave më të përparuara të qytetërimit gjatë gjithë historisë njerëzore gjithmonë si arsye kryesore të gjithë historianët dhe analistët na thonë: Arsyeja kryesore e shkatërrimit ka qëmë gjithmonë degjenerimi! Degjenerimi ardhi në Romë nga influenca e feve Lindore, filluan orgjitë, ardhi si pasojë shkatërrimi i institucionit të familjes, pasoi shkatërrimi total. I njëjti fenomen u pa edhe në procesin e shkatërrimit të perandorive dhe qytetërimeve të tjera gjatë historisë.

Mjerisht shohim se të njëjtat siptoma kanë filluar të shfaqen qartë edhe në kulturën Perëndimore. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Në fund të fundit çdo komb, çdo kryefamiljar është përgjegjës për kombin, për për familjen e tij. Ne nuk e kemi fuqinë e potencialin të bëhemi shpëtimtarët e Perëndimit, por kemi potencialin dhe detyrën hyjnore të mbrojmë kombin dhe familet tona. Kjo është detyra më e lartë një mision hyjnor në jetën e çdo individi.

Ai që nuk e kryen këtë detyrë e mision e tij, por përkundrazi  bëhet rruga madje instrument i pëhapjes së degjenerimit, bëhet njëkohësisht rruga dhe instrumenti i përhapjes së shkatërrimit. Për këtë sejcili ka përgjegjësinë e tij sipas potencialit që ka. Sejcili do të japë llogari për këtë një ditë:

Do të japë llogari para familjes, para kombit, para Zotit Vetë.

Please follow and like us: