Albspirit

Media/News/Publishing

Edmond Kaceli: Kafen e përditshme falma sot!

Jam ul në kafenenë e përditshme

Qysh prej lindjes në të njëtin ritual

Në të njëtën kafene të trishtë

Me të njëjtën muzikë rrangallë

Nga një radio e vjetër sa shekulli

Çirret këngëtari im aspak i preferuar

karriget e brejtura nga koha

rreshtuar në një labirinth kurth

                                             pa dalje

Në kafenenë ku askush nuk më sheh

në kafenenë ku askush nuk më flet

Veç baristja me sy të trishtë

që tregojnë mungesën e seksit prej motesh

Unë gjerb me kujdes kafen…

Lëshoj një monedhë si lëmoshë

Një monedhë tjetër si bakshish

Në dalje,

marr në xhep trishtimin e baristes

I shtoj trishtimin tim

Largohem

Për tu kthyer prapë nesër

në të njëjtën orë

Me marrë filxhanin tim në dorë

ku pasqyrohen sytë e trishtë të baristes

E lutem: O Zot!

-kafen e përditshme falma sot!

Alba, It, tetor 2024.

Please follow and like us: