Ardian Haziri: RREZE NË PODGORC
Kur dielli hap sytë në agun e fundvjeshtës,
Nga atje, në lindje,
Ku heshtin rrënojat e kalasë antike,
Dhe ëmbël buzëqesh me gjethet e arta,
Në Podgorc, mbi malet e larta.
Aty ku rrjedha e lumit pranë shkollës,
Rrjedh si kënga në ligjërime,
Aty ku qava si fëmijë dhe ruaj shumë kujtime,
Aty është vendlindja ime.
Kur dielli në vakëfin me varre, perëndon,
Mundin e të parëve ma kujton,
Për fshatin tim, dy vargje si rrëfim jete:
“Të rrëzuan, por prapë në këmbë mbete,
Të dogjën, por rilinde e nuk u trete”.
Please follow and like us: