Albspirit

Media/News/Publishing

NJË JETË NË SHËRBIM TË KOMBIT SHQIPTAR, KUSHTUAR DËSHMORIT TË ATDHEUT, HAJREDIN RAKIP FRATARI

(Mbresa rreth librit “Akademia e Fisnikëve”, të autorit Pajtim Sejdinaj)

Hysen S. Dizdari
Studiues i Historisë dhe Filatelisë, Tiranë, 25 Nëntor 2024

NË KUJTIM TË 112-VJETORIT SHPALLJES SE PAVARËSISË – 28 NËNTOR 1912 – 28 NËNTOR 2024

NË KUJTIM TË 581-VJETorit TË NGRITJES FLAMURIT KOMBËTAR SHQIPTAR NGA SKËNDEBEU NË KALANË E KRUJËS – 28 NËNTOR 1443 – 28 NËNTOR 2024.

Hajredin Rakip Fratari lindi në fshatin Fratar të Mallakastrës, në vitin 1880, në një familje patriotike e atdhetare. Ai u shqua që në moshë të re, për veprimtari patriotike dhe ishte një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të patriotit Ismail Qemalit. Familja e Hajredin Rakip Fratarit është ndër familjet më fisnike dhe më atdhetare e krahinës së Mallakastrës dhe të gjithë Shqipërisë.
Në parthënien e librit “Akademia e Fisnikëve”, të autorit Pajtim Sejdinaj, mbesa e Hajredin Fratarit, Dr. Iris Halilaj në faqen 3, shkruan:

“Unë i takoj një brezi që jetoi në komunizëm dhe u rrit duke njohur prindërit apo gjyshërit e munguar nëpërmjet rrëfimeve të familjarve… Neve më së shumti për stërgjyshërit dhe gjyshërit na rrëfente gjyshja. Ajo thoshte se stërgjyshi, domethënë vjehrri i saj, Hajredin Fratari, firmëtari Pavarsisë dhe dëshmori i saj, kishte qenë hero që kishte dhënë jeten për atdhe, mandej, edhe kishte hapur shkollën e parë shqipe në Mallakastër”.

Hajredin R. Fratari, përfundoi studimet e larta në Universitetin e Stambollit. Në viteve 1906, hapi e shkollën parë shqipe në Mallakaster. Në maj të vitit 1914, për veprimtarin e tij atdhetare e patriotike, ai vritet pabesisht nga rrebelët pro turq të kryengritjes së Haxhi Qamilit. Ja si e përshkruan, momentin e pushkatimit të patriotit e atdhetarit, Hajredin Rakip Fratari, autori i librit “Akademia e Fisnikëve”, Pajtim Sejdinaj, në një shkrim të tij më 24. 04. 2024 në gazetën “Dielli”: “Përpara se ta qëllonin Korifeu u drejtohet të 12 mercenarëve haxhiqamilsa: – Ju nuk shikoni dot në këtë errësirë, por do të gdhijë dita dhe gjaku im, së bashku me diellin, do t’ju çelë sytë dhe do t’ju japë dritë fëmijëve tuaj të pafajshëm! Ai ishte vetëm 35 vjeç dhe la pas gruan e re me dy djem te vegjël, Skënderin dhe Raufin. Por ai la edhe një emër të madh, i qoftë shpirti falë, se kush vdes për Atdhe është gjithmonë gjallë. Në vitin 1928 Mbretëria Shqiptare e shpalli Hajredin Fratarin “Dëshmor të Kombit”. Me dekret nr. 3570 dt. 26.11.2002, ai është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Medaljen e Artë të Shqiponjës. Në vitin 2003, me vendim nr. 9 dt. 20.05.2003, Këshilli i Ministrave e ka shpallur “Dëshmor i Atdheut”.

Populli i Mallakastres i këndon:

Në Fratar një derë e mirë
Lindi djalë Hajredinë!
Havako, nënë me derte
Ç’djalë përkunde nëpër djepe
Hajredinë, trimin e rrallë
Që çeli shkollën e parë
Kur lindi u tund konaku
Krisi pushka tek oxhaku!

Gjyshja e tij nga babai, Sabire Fratari, ka qenë mbesa e poetit kombëtar, Naim Frashëri, i cili ka shkruar dhe lënë trashëgim Kombit Shqiptar, poemen e tij të famshme “Skënderbeu”. Ajo ka mbaruar studimet në Shkollën ”Robert College”, në Stamboll, Turqi.
Djali i tij, Rauf Hajredin Fratari, gjatë viteve 1923-1927 ka mbaruar Shkollën e Mesme Ushtarake në Modena të Italisë. Gjatë viteve 1929-1933, ai vazhdon studimet në Romë në Akademinë Mbretërore në degën e Kavalerisë me rezultate të larta. Nga viti 1935-1939, ai ka qenë ushtarak i lartë me gradën “Major”, pranë Gardës Mbretërore të Zogut. Ai ka qenë delegat në Konferencën e Pezës, në shtator të vitit 1942 si dhe delegat në Konferencën e Mukjes, në shtator të vitit 1943. Pas mos marrëveshjeve të Mukjes, për të shpëtuar nga hakmarrja e rregjimit komunist, Raufi u largua nga Shqipëria së bashku me shumë eksponentë të Ballit dhe të Legalitetit dhe u vendos në Itali duke lënë në Shqipëri gruan së bashku me të dy fëmijët e vegjël 2 dhe 4 vjeç, Hajredin Fratarin e Sabire Fratarin. Në vitin 1951, ai fitoi azilin politik dhe emigroi në SHBA, dhe në vitin 1953i mori nënshtetësinë amerikane.
Ja si jep, përshkruan, sagën e përsekutimit nga rregjimi komunist, të familjarëve të patriotit, Rauf Fratari, djali i dëshmorit, Atdheut, Hajredin Rakip Fratari, autori i librit “Akademia e Fisnikëve”, Pajtim Sejdinaj, faqe 29:

“Rauf Hajredin Fratari, nacionalisti që gjithë jetën punojë për kombin, udhëheqes i formacionit luftark kundër fashizmit.
Atë e bënë: “Armik të popullit” në “Emër të popullit”. Arritën deri atje sa morën “hak” te ndërtesa e shtëpisë deri sa e rrënuan. Mësonjëtoren e parë (e vitit 1906) e kthyen në haur (depo të grumbullimit të drithërave”). I hoqën të gjitha reliket (që ishin ruajtur me fanatizëm nga pinjollët e Hajredin Rakip Fratarit), vetëm e vetëm se Hajredini ishte i ati i Raufit. Familja e Raufit u internua, të birin (Hajredin Fratarin) e futën në burg. Farefsin e humben si “sopata pa bisht” dhe Raufin e përndoqën deri sa e vranë në vitin 1973”. Me triumfin e demokracisë pas vitit 1991, doli në dritën e diellit, puna dhe vepra e tij atdhetare e pariotike dhe mori vlerësimet e merituara nga populli shqiptar e organet shtetërore.
Me dekret nr. 893 dt. 21.07.1994, Rauf Hajredin Fratari dekorohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Medaljen “Pishtar i Demokracisë”, me motivacionin “Intelektual dhe luftëtar i shquar për çështjen kombëtare”.

Djali i Raufit, Inxh. Hajredin Rauf Fratari u persekutua dhe u burgos nga rregjimi komunist. Me triumfin e demokracisë, duke qenë inxhinier ndertimi hapi firmën e tij në fushën e ndërtimit dhe sot është një nga biznesmenët më të suksesshëm dhë më seriozë në fushën e ndërtimin në të gjithë Shqipërinë. Me fitoren e demokracisë, Hajredin Fratari vazhdoi të ruajë traditat e fisnikërisë të kësaj familje patriotike e atdhetare, që me plotë të drejtë biografi i kësaj familje, studiuesi Pajtim Sejdinaj e ka titulluar biografinë e kësaj familje patriotike “Akademia e Fisnikëve”, sepse fisnikërinë e kanë virtyt dhe e kanë trashguar brez pas brezi. Gjatë viteve 1998-1999, të luftës për çlirimin e Kosovës, ai ka ndihmuar dhe strehuar 312 shqiptarë nga Kosova në apartamentet e tij duke i furnizuar vetë ai me ushqime dhe veshmbathje dhe çdo gjë të domosdoshme për jetesë.

PËRSHENDET TË GJITHË SHQIPTARËT, KUDO NË BOTË ME NJË POROSI TË SKËNDERBEUT, PËR SHQIPTARËT TË SHKRUAR NGA POETI KOMBËTAR, NAIM FRASHËRI NË POEMËN “SKENDERBEU”:

POROSIA E SKËNDERBEUT PËR SHQIPTARËT:
O vëllezër shqipëtarë,
Ju të jeni të bashkuar,
Që të jeni të nderuar’
Mos e lini trimërinë
Dhe bashkimnë në mes tuaj,
Jini të gjithë Shqipëtarë
Kini mëmë Shqipërinë,
Jini një fis e një farë,
E besoni Perëndinë,
Mëmëdhenë ta shpëtoni,
Përpiqi ditë dhe natë
Kurrë mos u frikësoni
Që të jeni të shpëtuar,
E të kini gjithë ç`doni
Mos e humbisni lirinë
Po të doni mirësinë.
Naim Frashëri “Histori e Skënderbeut”.

Please follow and like us: