Vlora Obertinca: Trosha dashurie
Mos më thuaj se më ke parë
Mos më thuaj se për mua s’ke mall,
Mos thuaj që mua dashuri më dhurove
Mos thuaj as një fjalë
Se shkëmbin e gjëmtove,
Mos thuaj asnjë gjë se muret kanë vesh,
Nuk dua t’i lëmë fjalët amanet,
Se dashuria është për ta përjetuar në këtë jetë,
Po se përjetove do ta mallkosh gurë për gurë ngado që do shkel,
Kjo jetë e bukur sa shpejt do ikë
Sa pak kujtime të bukura do t’i revokojmë një ditë,
Pse e mban dashurin të fshehur
Ajo e lumturon shpirtin dhe zemrën e mekur,
Puhi e dashurisë porsi flladi miklon,
A s’e ke provu kurrë ta dish sa përvëlon,
Përvëlon dhe djeg në heshtje,
Kur nuk e nxjerr jashtë
E fundos deri në vdekje,
E para se t’i mbyllësh sytë
Do të kesh dëshirë të kthehesh
Ta përjetosh një minutë nga dashuria e heshtur,
Mos e le të heshtur se do e mallkosh veten,
Se shpirti kërkon ushqim
E ke lënë të uritur tërë jetën,
E çka ka të tregoj shpirti
Kur të shkojë në atë botë,
Më ka ushqyer me dromca buke
Dhe thërmija plot,
A mbahet gjallë shpirti me trosha të bukës,
Duke pas afër vetes parajsën më të lumtur!