Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Zana Tako

Në çarkun e dashurisë

Më ndjek duke më zënë,

pa më thënë se të zura.

Më zure në çarkun e dashurisë,

pa më vrarë,

pa më lënduar.

*

E faji nuk duket kund,

se të desha kur më zure,

se të doja,

kur ende nuk ishe me mua!

Sa mot jena dash’t,

Sa mot jena dash’t,

e sa mot jena da.

Sa heshtje kena thy,

e sa koh nuk jena pa.

*

Nuk ash’t trimni,

me e vu n’prov k’ët dashni.

Se dashnia ash’t si nana,

qi t’ushqen me gji.

Zani i dashnis nuk t’len me fjet,

ash’t si kanga qi t’vlon n’gji.

*

Dashnia ash’t si zjarri.

T’futesh n’te nuk ke me u djeg,

as me u përvlu.

N’dashni nuk ecet me kam’t e frikës,

se me ken frikacak,

nuk munesh me dashuru!

Si u nda njerëzia

Si u nda njerëzia,

ca nga Zoti e ca nga fëlligështia!

*

Thonë se Zoti e fal njerinë,

e falja e shpëton me dashurinë.

Por njeriu gjithmonë gabon,

krijesë mjerane që mbrapsht mendon!

*

Kur ndyhesh në mëkat,

dënimin a e ke hak?

Kur shpirtin e Zotit rëndë e lëndon,

drejtësi për mëkatin po kërkon?

Kur me pendesën luan o njeri,

thua se Zoti nuk sheh në fshehtësi?

*

Vlen mirësia por jo fëlligështia.

Vlen dlirësia por jo tradhtia.

Vlen trimi e jo mburracaku.

Por njeriu mbrapsht mendon,

dhe dijen prej vetes e largon.

*

Prova e shpirtit të nxjerr në breg,

por të zhyt edhe në thellësi.

Besimi nuk është cektinë,

por oqean në pafundësi.

Rrena…

Duhet me i mbyll vesh’t e mos me i mbajt çil,

se hyjn do gjana qi nuk duhet me i nigju,

se i pabesi ban si me ken f’mija i besës,

e ky trishtim t’ban me shpirt t’plakun!

*

Duhet me i mbyll vesh’t e mos me i mbajt çil,

se trishtimi asht peshë e rand,

se do njer’z bajn sikur e sikur,

kur asgja nuk bajn veç rrisin rrena,

e shtati i tyne i nalt t’len shijen e t’mbrapmit!

*

Duhet me i mbyll vesh’t e mos me i çil ma,

se rrena asht si kurgja,

e ai qi rren asht si litari n’gryk t’atij qi mytet,

e jet’s i thot lamtumir,

se n’qill jetohet ma mir!

*

Rrena,

sa kamb shkurt’na ka,

e ai qi rrenën e shtrëngon n’gji,

asht tuj lyp dekën,

e deka për te asht kapak flori.

*

Ah rrena,

sa e shëmton at’njeri,

qi nuk asht lodh tuj rrejt,

e nuk asht lodh n’pabesi!

*

O jetë,

qi mban n’kurriz k’si tipash,

me rrena t’plakuna,

me njeriun qi i ka rrit,

rrena “t’bukra” por t’shëmtume,

sa e vërteta n’drit i ka qit!

*

E tesh, ti rrenacak,

qi drejton hordhi rrenash,

a mundesh dot me luftu me t’vërtetën,

e me tregu n’se je burrë?

Please follow and like us: