Ylli Pango: Libri
Është shumë fyese t’i dhurosh librin dikuj që nuk do e lexojë… shumë më keq dikuj që nuk lexon fare… tmerr fare kur dhe e deklaron me mburrje idiote që nuk lexon, prej kohësh nuk lexon… dmth t’i pohosh tjetrit dhe vetes që s’kupton, se pothuaj ka vdekur shpirtërisht mendërisht…
E kam bërë edhe vetë këtë gabim… dhurimi… (në djall në mos lexofshi… mjaftojnë edhe ca pak…shpirtra…
…po kur thonë me siguri absolute: “nuk lexon më askush tani…”.
Jo mor jo… mos u vetngushëlloni… justifikoni… madje mos u vetmburrni… ja lexoni komentet më poshtë të sa e sa njerëzve që duket se lexojnë… do të ketë gjithmonë lexues, sado pak… vlera e njërit prej tyre është më shumë se vlera e 100 të paditurve të sërës tuaj… gjithsesi edhe në kohërat më të errta, në fund, nuk janë shumicat e paditura ato që fitojnë… mbi diturinë, mbi librin…).
…Një botues modest, i thjeshtë në pamje, në dukje dhe në shpirt, por jo… pata gabuar… lexues i apasionuar e i thellë… ma ka vënë në dukje dikur tek dhuroja vend e pa vend… i shqetësuar… sinqerisht i shqetësuar…”mos, çfarë bën kështu …pse e ul vlerën”?…
…më vonë e kam kuptuar më thellë… atë dhe veten…
…besoj se nuk ka qenë fjala thjesht për mua… për vetfyerje…
…Ka qenë fjala për Librin, për të mos flakur librin aty ku s’e meritojnë ta kenë, në qoshe shpirtrash të humbur, të mykur… për të mos e fyer LIBRIN, këtë vlerë, këtë shpirt, këtë institucion, një nga shpikjet më brilante të njerëzimit…