Albspirit

Media/News/Publishing

Poezia e John Mansfield, në shqip nga Harallamb Fandi

Poet britanik, ndër më të mëdhenjtë e Mbretërisë së Bashkuar, Laureat i viteve 1930-1967. Në moshën 52 vjeçare, i preferuar nga sferat më të larta si dhe nga njerëzit e thjeshtë, u konsiderua “Poet popullor”, që u dha zë ndjenjave të të gjithëve, nëpërmjet vargjeve me një muzikalitet të jashtëzakonshëm, te cilat u imituan dhe nga poetë të shquar si W.H.Auden e Ph. Lorkin etj . Përdorimi i fjalë ve në dukje të tjeshta dhe kapja e detajeve të mezidukshme, bëheshin prej tij me mjeshtëri të rrallë.
Jeta dhe vepra e poetit nuk ka qënë e lehtë. Ajo erdhi e u zhvillua në dy kohë e në dy botë kontadiktash, sidomos të dy luftërave botërore. Fakti që Mansfield-i shpesh kërkon të jetë pajtues i të papajtueshmeve, u jep poezive të tij tonin e trazuar dhe melankolik, që e përshkon të gjithin. Shpesh në poezitë e tij duket se diçka ka humbur në mënyrë të pakthyeshme e, megjithatë, e mira, që s’ka për të munguar eduhet pritur përherë me durim, shpresë e gjithesi edhe me besim.

ETHE DETI

Duhet të kthehem patjetër te deti, po dhe te qielli që s’e lë kurrë të vetmuar,
veç më parë duhet të gjej një barkë të gjatë si dhe një yll lart në qiell, për t’u orientuar.
Mall të madh kam për rrethin e timonit dhe këngën e velës së porsangritur,
për mjegullën gri mbi det dhe agimin e zbehtë, që përpiqet t’ia bëjë pamjen më të ndritur.
Duhet të kthehem te deti, te thirrja egër e baticës, që vjen qartë dhe komanduese për të gjithë,e pa le kur krahas saj fryn me vrull edhe veri.
Kërkoj gjithë-gjithë një ditë me erë, që i shtyn retë të fluturojnë kaltërsive e të humbasin,
kurse valët i bën plot shkumë e fiskaja, ndërsa pulëbardhat të luajnë me to e të këlthasin.
Dua të endem për të jetuar si ata që s’i mban vendi e që shtegtojnë pa frikë
në rrugë balenash e zogjsh deti edhe kur era të pret e të therr si thikë.
Gjithçka që kërkoj është tregim gazmor prej një djali bredharak që duke rrëfyer, qesh.
Gjithsesi, tani s’do të desha gjë tjetër, veç një gjumi të ëmbël, shoqëruar me një ëndërr mikluese qe më qetëson,
teksa kjo shaka e madhe, sado e bukur, dalëngadalë zbehet e mbaron.