Albspirit

Media/News/Publishing

Frederik Ndoci: Vetmia

Vetmia
Në nat’ pa hanë
Fëmija pa nanë
Kur deti përpiu
At varkë shprese
Me lot dënese!

Vetmia shkrin
Çdo ëndrrim
I vetëm pa kthim
Harrim skutave
Varreve
N’ errsinë…

Vetmia prap vjen
në agun e ditës tjetër
N’qetësinë e zarfit
n’at letër.
Pa shën Mëhill
e shën Pjetër
Numron pranverat
Nën kockat e vjetër.

Vetmia
Hagrep gjarpërinj
Nën dyshek e shtretër
N’muzikën e zorrëve
Nën ritmin
…që kockat lëshojnë
N’at qetësi që frikshëm
Mortja vallzon
Mbi fytyrë e mbi rrudha
Mantel i saj vibron.

Vetmia.
Kur nga qielli ndigjon
Nji avion
që po vjen
apo shkon…?
Pret derën
E askush troket…
N’at dhomë
shndërrue n’varr
Ku fryma rrallon.

Vetmi
Telefon i harruem
Pa bateri tashma si ti
Nuk cingron
askush ma
nuk t’përmend
Nuk kujtohet mà,
Askush për ty.
Vetminë ta falën
Apo ta dhuruan me dhunë
Shishe plastike pa ujë.
Ilaçe pafund.

Vetmia
rrjet merimangash s’tund
Sa mjerim
I pafund
Për nji përqafim
Për nji puthje
Ujë i vluem.

Ah kur
Vetmia zgjon
Ndonji kujtim
që ma thellë
n’dhé t’fundos.

Vetmia
I shtrirë
Kur thue me mend:
Ah t’kisha
pak bukë
t’bëja përshesh me kos.
Por o Zot mos
Se s’paskam as kos..

Vetmia
kur në mend të vijnë
Vargjet e këngëve
Që ndigjove
E i këndove
Me fjalë shprese
E lumturi të brishta
Ah Mashtrues
Ordiner i zakont.

Vetmitar
Ngarkue me flakë rrufeje
Si Bleta pa zgjoje
Kur të vërtetat the
E Zotat t’dhuruen
ndëshkimin
Ne at’ skulpturë
Me gjarpërinj gjigandë
O Lakoont
që mundohesh
Më kot.

I vetmuem
aq shumë frigohesh e dron
Kur drita e dritares
N’diellin që agon
lëshon hijen tande prapa.
E ti pastaj
Nuk e zgodhe
T’syrgjynohesh i vetmuem
Se nuk frigohesh mà prej saj.

Vetmitar
atëher
Kur si pelikani
Çukove mëlçinë tande
Për të pikue gjak
Që t’rriten të miturit
Nga pikat e gjakut
që ndoshta
S’po të shkon dam!

Vetmitari
Udhëtimesh imagjinare
Me nji kryq
var në makinë
E nji n’qafë
e nji n’tatuazh
në trup
E nuk e imagjinojn má
Se si do ju duket
Ai kryq
Edhe mbi varrin tand.

Vetmitarët
Kur ikën
Si zogj të uritur
Patkojtë i shkulën
nga mbi dyert
ku u lindën, e u rritën!
Për t’i vënë aty-këtu
Mbi dyer t’apartamenteve
nëpër botë,
E vetëm pastaj
bëjnë not!
E mbytën në detin e tyre
me lot.

Vetmitari
I jep urdhër
Edhe t’madhit Zot!
“Më ndihmo edhe sot”(?!?)
Ah idiot.
Askush má s’ta thotë
Se sa e sa kohë
Sillet kjo botë…
Prà asht e kot.
Që urdhnon t’madhin Zot
“Ma jep edhe sot”
At që s’more tash sa mot.
I mish poliglot.

T’vetmuemit
Vdekja i mëkon
I len gjatë edhe n’at fron
S’i harron
Qesh gëzon
Kur dikë pret
E më kot ti rënkon
Se vetë vdekja
Duket sikur má s’të don!

Tinzarja me at kosë
jetë të rinjsh
andej-këtej
pret e gjysmon
Kthehet nga i vetmuemi
Që gjallë po kalbet
Një sy I lëshon
E ai mirë e kupton
Se ajo s’e harron
Sot po e fal
por në fakt po e sakaton
N’monotoninë e saj
I vetëm me kohë vdekur
edhe nji natë frymon.

Vetmitari
Kot e thërret mordjen
Që ta marrin në gji
Se asht mordje
ma e tmerrshme
E padashtuna vetmi!

I vetëm
ti sot i vetëm
Hyn në varreza
Me nji tufë lule të freskëta
Drejtohesh
Për kah i vetmuari
aty brenda
Që prap se prap vetëm

E ti
Ul i vetëm
E mendon
Kujtimeve ne ré
Qetësia e qindra varreve
për rreth të trishton

Vetmia
nuk zgërdhihet
Nuk qesh…
Por përse e saj
Syt n’avull t’i verbon
Më pas
një lot rrëshqet
Ftohtësia e mermertë
Puthje
në bulza gishtash t’jep.
Gishtat e tu sot bashkë
Por që u ka nis vetmia
Veç e veç i prek.

Bota e udhëkryqeve
Që me kambë i shkele
Tash sa e sa vjet
Në at’ kryq
hesht e s’flet!

Karma asht bitch
Do t’vijnë edhe ty
Shpejt a vonë
ky siklet
Medet-medet.

Me fantazi
Edhe pse i lumtur sot unë
Rrethue me dashni
E cicërima fëmijësh pa fund
Kjo poezi
të kushtohet jo vetëm ty
Por edhe mu.
Imagjinatën e vura në punë.
Me erdhën miliona zëra
Pafund
Ia kushtova këtë psherëtimë
Ju o lotët e t’vetmuarit
Mos e dhasht Zoti

Ndoshta nji ditë
do t’i kemi
edhe ti edhe unë…

5 janar 2026.