Ahmet Xhavit Delvina: PROFETIZIMI I FAIK KONICËS PËR SHQIPTARËT!
Kush ishin në të vërtetë dibrani Haxhi Lleshi dhe matiani Abdi Baleta?
Faik Konica: “Do e bëjmë Shqipërinë për inat të shqiptarëve”.
Sigurimi i Shtetit në Shqipërinë Komuniste ishte arkitekti i konsolidimit të shtetit të hekurt e diktatorial. Metodat barbare për administrimin e këtij shteti që u përdorën gjatë periudhës komuniste i kemi spjeguar edhe më sipër, por më mirë nga të gjithë i di vetë populli shqiptar që i mbajti në kurriz vuajtjet që i solli ai sistem. Në vazhdim do mundohem të prek posaçërisht disa aspekte të punës së rrjetit informativ të Sigurimit të Shtetit tonë, që vepronte jashtë kufijve të Shqipërisë. Unë shpesh bashkëbisedoja me daiun tim Esatin për çështje e ngjarje të ndryshme, përfshi edhe ato që lidheshin me veprimtari të rrjetit në fjalë, deri pak kohë përpara se ai të mbyllte sytë. Unë me Esatin siç e kam përmendur edhe më lart, kisha marrëdhënie shumë të mira, më besonte shumë dhe mbi të gjitha e dinte që nuk flisja shumë, unë këto tregime të tijat ngaqë ishin shumë interesante, i dëgjoja me shumë vëmendje dhe më vonë për të mos i harrruar i mbaja në formë shënimesh të cilat mendoja tua lija pasardhësve të familjes, të afërm e miq që të vlersojnë gjatë jetës. U jepja shumë rëndësi bisedave të tij sepse e dija që ato ishin absolutisht të vërteta sepse e kishin burimin që nga goja e vetë Enver Hoxhës dhe deri tek Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Spiro Moisiu, etj, të cilët ishin shokë e miq të ngushtë me njeri – tjetrin, thënë më qartë lidhja e tyre “vëllazërore” dhe aventureske, ju lulëzoi gjithë jetën pa asnjë “difekt” si në asnjë rast tjetër të asaj periudhe komuniste.
Pas vdekjes së tij shumë ngjarje të mëvonshme që i takojnë periudhës pas vitit 1990, i kam mbledhur nga miq të mi e të familjes që përfaqësonin shtresën e njerzëve me mendime progresiste politike të cilët sakrifikuan shumë në jetën e tyre, por nuk panë dot gjë veç burgjeve, internimeve, etj. si psh. Uran Kalakula, Agron Xhelili, etj. Këta elementë të persekutuar duke kërkuar shkaqet e vërteta të fatalitetit që ju ndodhi, duke u njohur dhe me përgjegjësit e individëve shkaktarë, mësuan gjëra të paimagjinueshme të zhvilluara nëpër prapaskena të ndryshme. Këmbëngulja e tyre e vazhdueshme për zbulimin e shkaqeve dhe arsyeve reale që iu shkaktoi këto fatalitete atyre personalisht apo edhe familjeve të tyre, pa përjashtuar edhe dëmtimin e interesave kombëtare, u mundësua diçka nga shfrytëzimi i disa dokumentave arkivore të marra me shumë vështirësi nëpër zyrat e institucioneve sekrete deri dje, tashmë të “demokratizuara”, gjithashtu u sqaruan dhe shumë gjëra ngaqë u krijuan mundësitë për kontakte me intelektualë të njohur si Arshi Pipa etj. Jo pak vlerë patën edhe të dhënat që sollën pas rënies së sistemit komunist, ish-funksionarë të strukturave të Sigurimit të Shtetit të cilët u larguan nga këto struktura dhe ishin penduar për krimet e kryera gjatë kohës së diktaturës, kishte raste deponimesh shumë interesante nga ky element, kështu u mundësuan shumë njohje të reja faktesh.
Përsa i takon rrjetit tonë informativ kombëtar që shërbente jashtë kufijve të Shqipërisë, mund të them pa ndrojtje se ata kishin arritje të rëndësishme për interesat e tyre komuniste. Kjo ndodhte sepse atyre iu viheshin në dispozicion të gjitha mjetet, çdo gjë e nevojshme si ato financiare, ekonomike, kontigjente njerzore e çfarëdo tjetër të kishin nevojë, vetëm e vetëm të arrinin objektivat që i kishin vënë vetes, dhe nuk merrnin parasysh se për të mbajtur në këmbë të gjithë këtë shërbim sekret, shpenzimet ishin kaq të larta, sa nuk përballoheshin dot pa dhimbje të mëdha nga buxheti modest i shtetit tonë shumë të varfër dhe fatkeq. Vetë jeta e vërtetoi se këto mbishpenzime marramendëse u bënë për të keqen e këtij populli dhe kurrë për të mirë të tij. Nëpërmjet këtij rrjeti informativ ishte krijuar mundësia e mbajtjes nën kontroll e të gjithë emigrantëve të larguar nga Shqipëria që gjatë vitit 1944 për arsye politike, dmth, si ish-kundërshtarë aktiv të komunizmit. Por kishte, ndonëse rrallë edhe të arratisur për një jetë më të mirë, si dhe informatorë provokatorë nën shërbimin tonë të dërguar atje po nga ne me forma nga më të ndryshmet.
Kategoritë e këtyre kontigjenteve jetonin të shpërndarë nëpër të gjithë botën që nga SHBA, Kanada, Australi e kudo deri në Zelandën e Re. Shumë nga të arratisurit sidomos ata të vjetrit, vazhdonin të ishin kundërshtarë aktivë të pushtetit komunist që ishte instaluar në Shqipëri. Ata vazhdimisht bënin përpjekje madje edhe të organizuara për rrëzimin e pushtetit komunist, deri edhe në desantime me grupe të vogla luftarake në Shqipëri. Për kundër këtyre “armiqve” ishte direkt Shërbimi Informativ që drejtohej nga “kuadrot” me përvojë kriminale. Ky element kuadrosh drejtuese përbëhej nga njerëz që rridhnin nga familje me origjinë të përbuzur biles dhe të urryer nga populli ose më qartë, familjet e tyre ishin fundërrinat e shoqërisë shqiptare. Këtë llojë “mileti” apo këto “plehra” gjenden kudo në shoqërinë botërore. Këta ishin të zhveshur nga çdo gjë e mirë dhe njerzore, kështu që rruga e krimit që ata ndiqnin ishte pjesë e tradhëtisë kombëtare, ishte në gjakun e tyre të trashëguar nga të parët e origjinës së tyre, prandaj ata mund të bënin çdo gjë të poshtër të çfarëdo niveli pa u penduar kurrë dhe me gjak të ftohtë.
Për ta kristalizuar më mirë këtë llojë elementi, po analizojmë në vijim dy shëmbuj nga më tipikët prej atyre që i kanë shërbyer për kohë të gjatë e me besnikëri të patundur këtij llojë shërbimi famëkeq. Këtë rast ma ka treguar plotësisht daj Esati.
Konkretisht po përshkruaj rastin që ka të bëjë me “Baba Xhiun” apo ndryshe Haxhi Lleshin, dhe rastin e dytë që ka të bëjë me Abdi Baletën. Të dy krijesa të shtrydhura të Partisë Komuniste. Esati tregon se Haxhiun e kisha shok dhe mik se kështu e pruri jeta, ai ishte djali i Halit Lleshit i cili mbante gradën e “Majorit” tek zbulimi famëkeq serb dhe njihej nga populli dibran për kontributet që dha në favor të shërbimeve sekrete serbe në dëm të atdheut të vet Shqipërisë. Ky aktivitet shumë i dalluar pro-sllav i Halitit e kishte veçuar atë si një njeri të përbuzur dhe si rrjedhim edhe dera e Lleshajve të Dibrës “shquhej” fatkeqësisht edhe për transmetimin e tradhtisë së poshtër familjare ndër breza, kështu që dhe Haxhiu ndoqi rrugën e të atit, por tani me mendimet e reja, i thonë: rrugën e tradhëtisë ndaj atdheut.
Haxhi Lleshi mori pjesë në grushtin e shtetit Nolisto-Komunist për përmbysjen e Mbretit Zog dhe pas dështimit u “arratis” në Jugosllavi. Duke shfrytëzuar këtë rast, Serbët i krijuan kushtet që Haxhiu të njihej në “arrati” me spiunë të tjerë shqiptarë që punonin prej kohësh për ta, ndërmjet të tjerëve ai njohu dhe mikun e tij të ardhshëm Hasan Baletën. Këta lloj “emigrantësh” jetonin në Serbi një jetë me të vërtetë të lumtur, kishin një trajtim ekonomik ekuivalent me një oficer madhor serb. Aty këta trajnoheshin si kuadro ushtarak me programe speciale, si në formë individuale ashtu edhe kolektive pra me grupe.
Haxhi Lleshi për shembullstërvitej për komandant të këtyre grupeve operative, ndërsa Hasan Baleta specializohej si koordinator i ndërlidhjes së këtyre grupeve. Këto grupe pala serbe i përgatiste ushtarakisht sepse mendonte ti përdorte kundër Shqipërisë kur të vinte një kohë e përshtatshme dhe oportune për ta sulmuar këtë të fundit me ushtrinë e vet frontalisht.
Kështu, pas “pushtimit apo fitores” së tyre ata ëndërronin të realizonin qëllimin e tyre të vjetër shoven për një “Serbi të Madhe”, por rrjedha e ngjarjeve pruri gjëra të paparashikuara, filloi Lufta II Botërore. Menjëherë në Jugosllavi hynë forcat pushtuese të boshtit Romë-Berlin-Tokio të përfaqësuara nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të tyre, ato u zëvendësuan nga nazistët gjermanë, kështu që serbëve iu desh të ndërrojnë taktikë, por asnjëherë nuk hoqën dorë nga qëllimet e tyre të vjetra ekspansioniste kundër Shqipërisë. “Dora e ngrohtë serbe” kurrë dhe për asnjë çast nuk u shkëput nga këta element të majtë komunist si: Haxhi Lleshi, Hasan Baleta, Myslym Peza, Mustafa Gjinishi, etj. Karriera e gjatë e të atit të Haxhiut në favor të serbëve dhe miqësia me ta rrjedhoi edhe tek Haxhiu, një edukim pro – “Serbisë së Madhe”, kështu që natyrshëm edhe Haxhiu u vu në dispozicion të tyre sepse edhe programi i komunistëve shqiptarë, realizonte ëndrrën e tyre të vjetër, që edhe ne të bëheshim pjesë e Jugosllavisë, si Republikë e VII – të e saj.
Jeta e Haxhiut për një kohë të gjatë nëpër mjediset sllavo-mëdha i edukoi thellë në shpirt një dashuri për internacionalizmin komunist, kjo rrymë e re fatkeqësisht penetroi në shumë njerëz të asaj kohe. Situatat e reja të krijuara pas pushtimit të Serbisë dhe Shqipërisë nga Italia fashiste dhe ikja e Mbretit Zog në emigracion, favorizoi kthimin e Haxhiut në Shqipëri. Këtu në vëndin e “shqiponjave” Haxhiu me urdhër nga Beogradi u vu në dispozicion të Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës, kujdestaria për të qe “speciale” dhe pas një stazhi të ri përpunimi, ai në qeverinë e I-rë – në Berat më 22 Tetor 1944 u caktua fiks në vëndin e vet si Ministër i Brëndshëm. Karriera e Haxhi Lleshit ka qenë gjithmonë në nivelet e larta të udhëheqjes dhe gjithnjë në ngritje të vazhdueshme, kështu që ky pozicion i lartë qeveritar i dha mundësi të shpeshta për tu shoqëruar me “Zeusin e Tradhtisë” së kohës, kriminelin dallkauk e pervers Enver Hoxhën. Por siç e dimë, Enver Hoxha ishte tip shumë eksentrik dhe për çudi një ditë si papritur në bisedë me Haxhi Lleshin i kërkon këtij të fundit që të gjente disa djem të rinj “Gegë” me cilësi të atilla, që kur të rriteshin të bëheshin besnikë të Partisë dhe shkalla e besnikërisë së tyre të ishte në atë nivel saqë, po ti kërkonte interesi i Partisë, ata të jepnin edhe jetën. Ky element Haxhi, na duhet që të rrisim edhe më shumë përqindjen e elementit Geg në qeveri se më duket i kemi me pakicë, po kështu edhe në udhëheqjen e Partisë. Për këta tipa që po të kërkoj interesimin, ndjekjen, shkollimin dhe çdo gjë tjetër të mirë që u duhen këtyre “malokëve” të vegjël sot e deri në fund, t’i kërkoj ty dhe t’i do të jesh garant dhe përgjegjës për të gjithë jetën e tyre dhe në të ardhmen, e more vesh? – e mora thuaj! Atëherë menjëherë Haxhiu u ngrit në këmbë dhe e pranoj në mënyrë ushtarake kërkesën apo urdhrin e komandantit, sepse në atë kohë “Baba Xhiu” qëlloi i veshur ushtarak me gradën e Gjeneral-Majorit. Kjo lloj kërkese ishte në natyrën me teka të “Zeusit” apo në cilësitë e tij të shquara perverse sepse, dihej nga të gjithë se ai nuk i donte, nuk i besonte dhe as i kishte për zemër elementët “Geg”. Ai e tregonte dhe e shprehte gjithmonë në rrethe të ngushta miqësore se Gegët janë këmbngulës si derrat në të tyren, ndërsa Tosqit janë krejt ndryshe, ata janë më të butë, më të përpunueshëm dhe ju jep formën që do, dhe pastaj qeshte. Këto mendime të tijat Geg apo Tosk, i hasim të kamufluara por të zbatuara me shumë kujdes që në krijimin e Partisë Komuniste “Shqiptaro-Serbe” nga 200-“petrita” që e formuan atë, prej të cilëve vetëm nja 8-10 ishin Gegë. Me këtë llogjikë të tijën rrodhën të gjitha qeveritë pasardhëse komuniste, ato ishin tërësisht me Tosqë dhe u transmetuan të gjitha veset kriminale, manitë apo defiçencën mendore shumë të nevojshme si elementë besnikërie ndaj tij dhe Partisë.
Qeveritë e tij nuk qenë gjë tjetër veçse piramida partiako-shtetërore ku në maj të saj qëndronte vetëm ai me të shoqen, krye-kriminelen e njohur “Zonjën e Zezë” Nexhmije Hoxha. Ishte fakt dhe ligj i padiskutueshëm në tërë qeverinë që askush nuk kishte kompetencë dhe të drejtë të prishte raportin Tosk- Geg në drejtim të Shtetit apo të Partisë të vendosur nga dyshja Enver – Nexhmije që qëndronin në majë të kësaj piramide.Në mbështetje të kushteve që përshkruam më sipër as Haxhi Lleshi “shok armësh” i Enver Hoxhës, kurrë nuk do të guxonte të rekomandonte apo të bëhej protektor i Gegëve, por ishte siç e thamë më sipër, porosia specifike e Enver Hoxhës që i dha të drejtë atij për të zgjedhur në veçanti disa elementë Gegë, kështu që Haxhiu ndërmjet të tjerëve kapi dhe “yllin” e Gegëve që do t’i takonte perspektivës. Për nostalgji të së kaluarës “Baba Xhiu” mori në zgjedhje të birin e kolegut të tij Hasan Baletës, siç e përshkruam më lart anti-shqiptar i shquar.
Ky “yll” i ri në karrierë të pisët do të ishte Abdi Baleta. Po përshkruaj diçka në vazhdimësi nga jeta e tij shumë interesante, sigurisht të marra nga tregimet e Esatit direkt me mua personalisht pasi, siç e kam thënë ai ishte gjithnjë i pranishëm në biseda me “binjakun” e tij Enver Hoxha dhe “Baba Xhiun”. Aktiviteti i Abdi Baletës qe pothuaj gjithnjë në “hije të plotë” pasi puna që zhvillonte ai ishte nga më të rëndësishmet e asaj kohe për Partinë dhe në fakt kur e analizonte ai së bashku me shokët e tij, nxirrnin konkluzionin se kontributi i Abdiut e zgjati në kohë të konsiderueshme jetën e Partisë. Pikërisht kjo “meritë” reale e atij për arsye të veçanta, nuk njihet sot nga populli.
Abdi Baleta lindi në Prill 1941 në Gur të Bardhë të rrethit të Matit, tamam në kohën kur Miladin Popoviç me Enver Hoxhën dhe shokët komunistë po krijonin Partinë Komuniste “Shqiptaro-Serbe”. Haxhi Lleshi ose Baba Xhiu siç e thërriste Abdiu, e zgjodhi këtë “specie” Matjane apo këtë Geg të vogël sepse kur e pa për herë të parë dalloi tek ai cilësitë e babait të tij të trashëguara, që përputheshin plotësisht me kërkesat e reja dhe “speciale” të Partisë. Interesimi i tij për Abdiun u bë i vazhdueshëm derisa ai mbaroi shkollën e mesme dhe menjëherë e nisi për studime të larta universitare në atdheun e Sovjetëve. Edhe gjatë periudhës studentore ai u “dallua për besnikëri të shquar ndaj Partisë”. Kjo “arritje” personale e tij ishte meritë e lidhjeve të vazhdueshme me organet e Sigurimit të Shtetit. Ai kishte si detyrë të raportonte çdo gjë që ndodhte ndërmjet studentëve shqiptarë në Moskë dhe nivelin e besnikërisë së tyre për Partinë dhe personalisht për shokun Enver. Ky e ndjeu direkt vlerësimin e madh dhe të veçantë që kishte për të Partia, prandaj kjo konsideratë e inkurajoi atë për të kryer “vepra” të mëtejshme e më të rëndësishme.
Më sinjifikativja ishte detyra tejet e rëndësishme që i ngarkoi Partia e tij kur ai ndodhej me pushimet e një fundviti në Shqipëri. “Talenti i tij i trashëguar për hafije” e bëri Abdiun që t’i përgjigjej në mënyrë tejet të veçantë dhe me perfeksion detyrës speciale të ngarkuar. Objektivi i detyrës speciale për Baletën ishte që ai brenda një kohe sa më të shkurtër, duhet të miqësohej deri në nivelin e vëllazërimit me një student të huaj që studionte këtu në Shqipëri, sepse dyshohej se ai kishte bindje dhe mendime të këqija për sistemin tonë në brendësi të zemrës së tij, prandaj ai duhej zbërthyer. Ky student i huaj ishte zezaku kongolez Laurent Kabila, i cili pas disa vitesh u bë President i Kongos. Shoqëria e shtirur dhe krejtësisht aktoreske e karakterizuar dhe nga një zhvillim i menjëhershëm, kaloi çdo kufi “dashurie” duke u ngritur në nivel vëllazërimi aq sa një ditë në konfidencë si “vëllai-vëllait”, ai i shprehet Abdiut se në krahasim me regjimin që është në Shqipëri, “kolonizatorët në Kongo janë ëngjëj”, si dhe shumë përshtypje të tjera negative për komunizmin në përgjithsi. Prandaj, thotë ai, ne të rinjtë duhet të punojmë shumë dhe ti braktisim dogmat e vjetëruara dhe të bëhemi më të besueshëm për popullin, vetëm kështu mund që të fitojmë.
S’ka dyshim që menjëherë Abdiu e raportoi të “vëllanë” aty ku duhej dhe si rrjedhim atë e hoqën pa mbushur gjashtë muaj. Por për çudi ai pas shumë kohësh u bë “i forti” i Kongos, deri edhe President. Për këtë sukses të rradhës në punën e tij informative, Abdiu u dekorua. Por që të shohim qartë se deri ku mbërrin shkalla e hipokrizisë dhe e mungesës karakterit të shokut Abdi, duhet patjetër të përmendim edhe një “kryevepër” tjetër të tij. Kur Laurent Kabila u vra në një atentat në kohën që ai ishte President i Kongos, Abdiu nga “keqardhja” pa përmendur dhe “pikëllimin e thellë” që rridhte nga periudha e “vëllazërimit” në Tiranë, shkruajti me “lot në sy” një artikull elegjik në shtypin e kohës për vlerat e larta të Presidentit Kongolez. Çfarë hipokrizie komunistësh!
Sapo Abdiu mbaroi shkollën, në moshën 23-24 vjeç e emëruan menjëherë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Këtu ai në mënyrë rrufe ngjit shkallët e karrierës. Shumë shpejt bëhet Drejtor i Drejtorisë së Perëndimit dhe pas kësaj merr postin më të lartë në diplomacinë shqiptare për botën e jashtme: Ambasador i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), akoma pa mbushur 35 vjeç. Kjo ngjitje apo karrierë e suksesshme, menjëherë u bë e pakuptueshme për “kuadrot” toskë, të cilët përbënin numrin më të madh të dipllomatëve shqiptarë të asaj kohe. Ky rast i Abdiut ishte flagrant pasi shkeleshin të gjitha kriteret e vendosura nga Partia për kuadrin, i cili ishte monopol i saj, ata habiteshin për këtë rast sepse mbi të gjitha, “ylli” ishte Geg dhe gegët në diplomacinë shqiptare numëroheshin vetëm me gishtat e një dore, pse ky kështu? Kjo çudi i shqetësonte të gjithë sepse me këtë ngjitje të menjëhershme, nuk e imagjinonin se deri ku do të ngjitej! Kush mund ta mendonte që ky rast specifik ishte teka e rastësishme e Zeusit që ia kishte kërkuar një ditë prej ditësh Baba Xhiut që të gjente ndonjë “Geg dobiç”, të urtë, të matur, që të përpunohej si të donte i zoti (Partia), gjithashtu të kishte dhe koeficientin e tjetërsimit shumë të lartë.
Me kalimin e kohës pozita dhe kredibiliteti i Abdiut u rritën pafund sidomos atëherë kur ai mori për grua kushërirën e “zonjës së zezë” Nexhmije Hoxhës. Kjo vulosi përfundimisht shkallën e lartë të besimit të Partisë ndaj tij. Çiftin Hoxha e kënaqte edhe më shumë natyra e Abdiut në punë dhe në mardhëniet me njerëzit. Në punë ai ishte tepër i bindur dhe i urtë sidomos me eprorët, ndërsa me vartësit ishte një bishë e vërtetë. Këto ishin kërkesat bazë të Partisë për kuadrot e saj për të cilat Abdiu ishte i përsosur. Rrjedhimisht atij iu ngarkuan në vazhdimësi përgjegjësi dhe detyra gjithnjë e në rritje, biles marrëdhëniet e tij me udhëheqjen e lartë të Partisë arritën nivele besimi shumë më të larta se një Sekretar i Komitetit Qëndror apo Antar i Byrosë Politike. Më tej Esati vazhdonte: Nam nam la Abdiu me elokuencën apo oratorinë e tij marksiste në ato ambjente ku punonte apo dhe jetonte, p.sh në vitin 1975 në një Konferencë të OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara) në Meksikë, me cilësinë e Ambasadorit Shqiptar, foli me një oratori të zgjatur dhe kundërshtoi futjen në axhendën e bisedimeve për diskutim të propozimit të Nënë Terezës për temën e rëndësishme: “Mëshira Kristiane dhe Femrat”. Ky qëndrim anti-katolik dhe shumë ekstremist bëri bujë në të gjitha mediat e botës, për më tepër se ky “shoku” Abdi Baleta ishte bashkë-atdhetar i Nënë Terezës… e… e… e sheh? – Ja ky është bir i denjë i Partisë, – më thoshte daiu Esati, kështu i do njerëzit Enveri, si ky matjani.
Abdi Baleta gëzonte besim absolut të Sigurimit të Shtetit, pavarësisht se ai vetë bënte pjesë në strukturat drejtuese të kësaj “arme famkeqe të Diktaturës”, biles në shumë raste ai ishte udhëheqësi, arkitekti edhe frymëzuesi i shumë ndërmarrjeve dhe aksioneve të “suksesshme” në zbulimin dhe goditjen e shumë “halleve” që ishin në nomenklaturën e shërbimeve të fshehta. Ai u shqua për një nivel kualitativ në punën e tij diversioniste tek Diaspora Shqiptare në SHBA e cila dallohej për një militantizëm të fuqishëm anti-komunist. Veprimet kundër sistemit tonë nga kjo diasporë kanë qenë preokupimet më të mëdha për Tiranën Komuniste, pikërisht për këto arsye, ai hyri në luftë për ta sfiduar direkt këtë aktivitet kundër nesh të drejtuar nga kampionët e imperializmit botëror SHBA. Ai në SHBA punoi në kushte shumë të vështira për të mos thënë “heroike”, përdori mjeshtri të lartë në tërë punën e tij, atje format e plota të konspiracionit, taktikat e ndryshme, kamuflimet, dhe koperturat e tij ishin aq të larmishme e të suksesshme sa “nuk u kuptuan kurrë nga ata”? Ai u mundua dhe arriti “shumë” të formonte atje, në “strofkën e armikut” një lob shqiptarësh “Pro-enveristë”. Enveri dhe Nexhmija dalluan aftësi të veçanta te Abdi Baleta, besim të palëkundur dhe vlersim maksimal ndaj tij, ai konsiderohej shqiptari më i aftë për të ushtruar atje rolin e një manipulatori në ata njerëz të diasporës, një tjetër tregues ky i punës së Baletës. Familjet e nacionalistëve shqiptarë u ndanë në dysh në kohën kur komunistët hyn në Shqipëri në vitin 1944, shumë nga luftëtarët aktiv kundër komunizmit apo kuadrot e larta shtetërore të asaj kohe, intelektualë të ndryshëm si dhe njerëz të niveleve të mesëm e të thjeshtë, por anti – komunistë e patriotë, duke e parë se do të jetonin nën pushtimin (dhe jo çlirimin) sllavo – komunist, u larguan nga Shqipëria me urgjencë e me mjete rrethanore të pasigurta e që paraqisnin shkallë të lartë vështirësie si, gomone, shaluppa, motoskafë të vegjël apo arrati nëpër male me borë si në Gramoz, etj dhe mbi të gjitha ishte dhe koha më kritike e fundit të Luftës II Botërore. Kështu që në këto rrethana specifike nuk mund të merrnin me vete dhe pjesën më delikate të familjeve të tyre të përbërë nga gra, pleq e plaka si dhe fëmijët e vegjël. Ky fakt qe një shans për komunistët si dhe për sejmenët e tyre si Abdi Baletën dhe Sigurimin e Shtetit, për të arritur qëllimet e tyre “ogurzeze” e të mbrapshta, pavarësisht se viheshin në lojë dhe përdoreshin njerëz të pafajshëm apo të pa marrë kurrë ndonjëherë me politikë. Pra këto familje u ndan në dysh, një pjesë shkoi në emigracion politik jashtë, pjesa tjetër mbeti këtu në Shqipëri. Ndër ata që ikën, kishte prej tyre që e njihnin mirë hakmarrjen komuniste sa kriminale ishte, sepse kishin eksperiencën Ruse pas vitit 1917, ndërsa kishte prej tyre që ishin naivë dhe mendonin se do të kishte një farë drejtësie përkundrejt të “pafajshmëve”, prandaj dhe nuk i rrezikuan ti merrnin me vete. Mirëpo grupet e Baletave me shokë, me punën dhe mënyrat e tyre të poshtra por edhe shumë të rafinuara, duke patur dhe një kujdes të jashtëzakonshëm për të kamufluar qëllimet e tyre të vërteta që të mos zbuloheshin se po punonin në SHBA me urtësi e butësi, filluan t’ju bënin atyre si shqiptari – shqiptarit disa kërkesa në dukje të vogla, vetëm që të mbanin gjoja gjallë “patriotizmin apo zakonet shqiptare”, pavarësisht nga bindjet politike që mund të ishin edhe të kundërta. Gjithashtu nëpërmjet këtyre kontakteve të natyrshme e të “ndershme” me bashkatdhetarët larg atdheut, ata nuk harronin natyrisht me shumë takt e profesionalizëm, që t’ja u vinin në dukje atyre në SHBA, që në rast se nuk bashkpunonin me ta, jeta e familjeve të tyre në Shqipëri vihej në rrezik, biles edhe egzistenca e tyre. Kështu që Baleta me shokët e tij spiunë, arriti ndonjë rezultat informativ me leverdi për Tiranën komuniste. Këto “përfitime” rridhnin dhe nga shkalla e lartë e demokracisë Amerikane. Kjo na lejoi të arrinim që të shpërndanim në mënyrë miqësore e konfidenciale tek ata dhe shumë vepra të Partisë dhe sidomos ato të shokut Enver. Me këto dhurata falas apo aktivitete të tjera, Sigurimi ynë mendonte që sado pak ata në perspektivë e në vazhdimësi, do të indoktrinoheshin me ideollogjinë tonë dhe pastaj t’ju kultivonin një dashuri për pushtetin komunist në Tiranë, madje mendohej që ti përdornin ata atje për ndonjë punë a detyrë të “vogël” në favor të Revolucionit Botëror që po trokiste në derë i udhëhequr nga ne. Psikopatira Komuniste”. Këtë shpresë ata e bazonin duke besuar në mënyrë naive te metodat diabolike e intriguese të Abdi Baletës në veçanti dhe komunizmit në përgjithësi. Megjithatë jo gjithmonë punët shkonin mirë, nuk kishim ç’të bënim, ndryshe ishte propaganda jonë paqësore me ta dhe efekt të kundërt bënte qëndrimi konseguent marksist i Ambasadorit tonë në OKB, Abdi Baleta, qëndrimi i tij ishte i detyruar për të mos “shkelur parimet”, përçmimi, fyerjet, sharjet për imperializmin e çdo ngjyre a forme ishin karakteristikat e çdo fjalimi të tij. E tërë e keqja botërore rridhte nga Amerika që ishte në krye. Në vitin 1982 – Abdi Baletën e larguan nga OKB dhe e kthyen në atdhe si Kryetar i Gjykatës së Shkallës së I-rë në Pogradec. Kjo detyrë e re ishte një koperturë shumë e sofistikuar për të maskuar misionin e tij të vërtetë dhe shumë të rëndësishëm në këtë qytet buzë Liqenit. Pogradeci ishte një qytet turistik i rrallë, me parqet, pejsazhet dhe me klimë shumë të vlerësuar arrinte nivele vlerësimi të shkallës elitare.
Gjoli i tij (liqeni) i vendosur nga natyra në kuotë të lartë prej disa qindra metra mbi nivelin e detit, i shkonte më mirë se kudo në Shqipëri shëndetit të “Zeusit” Enver Hoxhës, prandaj ai 10-vjeçarin e fundit të jetës së tij e kaloi më tepër aty, nëpër ato ambjente shumë të hijshme, të shëndetshme e piktoreske. Propaganda e atëhershme trumbetonte me të madhe ose me ditirambe madhështore siç thuhej asokohe, produktivitetin në fushën e krijimeve teorike të veprave të reja për pasurimin e mëtejshëm të Filozofisë Marksiste – Leniniste në rang botëror të shokut Enver. Për këto kontribute të larta në këtë fushë krijuese të tij, meritë të veçantë ka bashkëshortja e tij “Caresha” apo “Zonja e zezë” Nexhmije Hoxha, asokohe Drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste – Leniniste pranë Komitetit Qëndror të Partisë. Por si qëndron e vërteta e këtij produktiviteti kaq të “lartë” të palo-veprave të tij? Nexhmije Hoxha në mënyrë shumë të rafinuar dhe shumë sekrete, kishte atashuar prej kohësh pranë Enver Hoxhës ose më mirë që kur ai shkruajti rrjeshtin e parë të “palo – veprave” të tij, një grup pune drejtuesish të përbërë nga: historianë, filozofë, letrarë, ekonomistë, përkthyes, etj. të cilët, përkatësisht kishin punonjësit vartës sipas specialiteteve. Ajo kujdesej vetë personalisht për ta kamufluar, mbuluar e për ta bërë sa më të padukshme këtë grup pune. Ky konspiracion absolut nevojitej për arsye të shumfishta, pasi disa nga antarët drejtues të grupit ishin kuadro të larta të partisë-shtet dhe njëkohësisht njerëz të njohur e publikë si Stefanaq Pollo, Sofokli Lazri, Isuf Vrioni, Fatos Nano, Abdi Baleta, Harrilla Papajorgji, Servet Pëllumbi, Kristo Frashëri, Nasho Jorgaqi, etj. Pa përmendur dhe shumë “armiq” të tjerë të kulturuar që i shfrytëzonte nëpër burgje, internime, etj. dhe pastaj sipas bindjes së çastit ju caktonte fatin këtyre “kavjeve” fatkeqe. Po të merrej vesh nga “armiku i klasës” apo “reaksioni botëror” se autorësia e vërtetë e këtyre “palo – veprave” të cilat kishin “vlera teoriko – filozofike e shkencore të nivelit botëror”, nuk i përkisnin Enver Hoxhës por grupit të punës të ideuara dhe të kontrolluara nga shoqja Nexhmije Hoxha, atëherë ai nuk do të rradhitej pas klasikëve Marks – Engels – Lenin – Stalin, sepse në atë kohë Enver Hoxha konsiderohej – Klasiku i fundit.- Arsyeja tjetër ishte se egzistonte në popull një thashethemnajë por që mbahej tepër sekret dhe nuk diskutohej kërrkund, se Enver Hoxha ishte atrofizuar mendërisht, por prap se prap këto thashetheme viheshin në dyshim në opinionin popullor, sepse veprat teoriko – filozofike rridhnin lumë njëra pas tjetrës. E vërteta ishte se “fatkeqësisht apo fatmirësisht” Enveri “ynë” prej kohësh kishte pësuar një defiçencë mendore e cila gradualisht sa vinte e rëndohej dhe për shkak të diabetit shumë të lartë që kishte prej kohësh, plus që ai vuante dhe kishte probleme të rënda kardiake. Natyra dhe konstrukti i tij kishin stimuluar dhe një sklerozim pothuajse galopant, kështu që ai e kishte të pamundur të dilte në publik. Ai ishte përfshirë dhe nga një mani – persekutimi të theksuar dhe i ishte fiksuar se dikush nga bashkpuntorët e afërm donte ta vriste, por për çudi menjëherë kjo mani që e mundonte i kthehej në delir madhështie dhe i nxiste ndjenja e mendime megallomanie, prandaj atë e kishin izoluar plotësisht, kuptohej “Pseja”! Me gjithë sekretin e madh që mbahej për gjëndjen e tij shëndetësore përsëri filtronin informata të vërteta, prandaj për të hequr këto dyshime e për të krijuar një situatë të qetë në vend, ata të familjes Enverit me Nexhmijen në krye, përgatitën sozitë e tij të cilët me shumë kujdes i paraqisnin në publik kalimthi ose i filmonin ato në shëtitje dhe deri në ceremoni shumë speciale apo mbledhje të ngushta etj. Enveri i vërtetë ishte i izoluar plotësisht, ai ishte mbyllur në shtëpi sepse nuk lëvizte dot më, nuk shkonte më në Pogradec e as në Vlorë. Kjo gjëndje bëri që edhe grupi i punës që punonte pranë tij të transferohej përfundimisht në Tiranë dhe të vazhdonte të prodhonte veprat e planifikuara të “Gjeniut”, gjithashtu u nxorën urgjentisht detyra se si duhej kaluar ky “hall i madh kombëtar”. Mënyrat u gjetën. U mendua të krijoheshin situata artificiale të atilla që nuk mund t’i imagjinojë dot llogjika njerëzore. Veprimet që u realizuan ishin të atilla që ja spostuan vëmendjen popullit nga e vërteta e hidhur që po ndodhte.
Shqipëria nuk mund të kuptohej dot pa shokun Enver, po sikur të ndodhte? Ishte i sigurt që demoralizimi popullor do të ishte aq i madh sa mund të themi që mund të kalohej në një “Depresion mbar Kombëtar”. Rreziqet që mund të ndodhnin, nëse vendin e përfshinte kjo “hata e madhe”, ishin të paparashikueshme sepse do të mbeteshim “pa timonier” në mes të furtunave të oqeaneve. Prandaj duhej rritur shkalla e vigjilencës revolucionare sepse armiku i klasës këto raste pret, nuk përjashtohej dhe rreziku i organizimit të ndonjë grupi kuadrosh të veshur me pushtet por dhe të burokratizuar, që të ngriheshin në unison me armiqtë tanë të jashtëm për të përmbysur “fitoret e revolucionit popullor” të arritura nga Partia “jonë heroike”. Këtë rrezik e favorizonte dhe kaosi ekonomik që ekzistonte në vend, sepse i ishim kundërvënë të gjithë botës, dhe së fundi prishja e mardhënieve me Kinën Popullore influencoi shumë për keq, u mendua që për momentin më efektivja do të ishte të krijohej urgjentisht një situatë pasigurie ekstreme mbarë kombëtare, për ta hutuar apo trullosur tërësisht popullin “budalla”, ai (populli) duhej të ishte dhe të jetonte në gjëndje “Nokdauni”. Prandaj u improvizuan gjyqe të shumta për tradhëti kombëtare të lartë, sabotime në ekonomi, etj. Këto mënyra shërbenin për të krijuar idenë se këto ishin arsyet reale të ngecies dhe të shumë vështirësive që egzistonin në vend dhe po shkonin gjithnjë në rritje. Prandaj u dënuan me vdekje dhe u egzekutuan kontigjente të mëdha udhëheqësish të Partisë dhe të shtetit (avaz i vjetër brenda llojit), vetëm në këtë mënyrë u shpjeguan dështimet që përfshinin të gjitha fushat e jetës, sepse ishte bërë zakon që të fshiheshin shkaqet e vërteta të dështimeve që rridhnin nga ai sistem shterp dhe i paaftë komunist. Për të kaluar këto kriza egzistonte dhe një mënyrë tjetër paralele, e cila mendohej që ishte opium dhe e shushaste “popullin e thjeshtë e të proletarizuar”. Kjo ishte një mënyrë më e pranueshme e më praktike, prandaj organizoheshin mitingje festive, koncerte, panaire, festivale, gara sportive, etj. Megjithatë deshëm apo nuk deshëm ne, erdhi ajo lum – dite dhe fatkeq-mirësisht ai “ngordhi”. Kjo ngjarje ishte humbje për familjen e tij, por e lehtësoi shumë Shqipërin e cila ishte kthyer në burg e kamp përqëndrimi për shqiptarët.
Me vdekjen e Diktatorit Satrap në Shqipëri, sikur po trokiste apo ishte dëshirë e popullit, një jetë perspektive pak më e ndryshuar nga e kaluara e hidhur, dmth, pak më e hapur drejt Demokracisë dhe mbi të gjitha të njiheshin të drejtat e njeriut, por fatkeqsisht siç e kemi theksuar shum herë më lart, Partia kishte vendosur të ishte e përjetshme, pa bërë as edhe një llojë ndryshimi të vërtetë si në sistem ashtu edhe në boshtin ideollogjik famëkeq të saj. Ky ishte edhe amaneti i fundit i “Zeusit” para se të vdiste apo të ngordhte. U aprovua njëzëri dhe kështu u bë në fakt, u zbatua me besnikëri absolute fjala e tij. U implementua plotësisht platforma e Gorbaçovit e cila siguronte ruajtjen dhe përjetësimin e komunizmit. Meqënëse edhe kohrat kishin punuar në disavantazh të komunizmit, për të arritur objektivat e reja u përdorën metoda shumë të djallëzuara dhe të sofistikuara sepse, kishin ardhur kohra të reja dhe për egzistencën e sistemit komunist nuk mjaftonte më forca, kriminaliteti, dhuna për të imponuar, por kishin dalë rregulla të tjera që e kishin vërtetuar se për kohrat e reja që po vinin, pushteti politik tashmë ishte absolutisht në funksion të pushtetit ekonomik.. Përkrahje të madhe mori, siç thamë më lart, dhe i mirënjohuri Abdi Baleta, ai gëzonte nga e kaluara e tij merita të mëdha në fushën e shërbimeve – sekrete, ky ishte i aftë të bënte lëvizje dhe kthesa të menjëhershme, mjafton të ishte urdhëri nga lart. Abdiu dha një kontribut të shquar për restaurimin e Neo-komunizmit pas shëmbjes së komunizmit klasik “Marksist – Leninist” në rast se më lejohet ta shpreh kështu. Në vitin 1988 – 1990 me cilësin e misionarit të atij regjimi, u ngarkua të bënte disa rikonicione dhe të verifikonte në vend gjëndjen e diasporës tonë në: Jugosllavi, në Europën Perëndimore, në vendet Arabe, Zvicër, etj. nga ku ai duhej të sillte të dhëna të reja që mund të kishin lindur nga “tërmeti” që kishte pësuar komunizmi kohët e fundit në të gjithë botën. Abdiu e kreu këtë mision me shumë sukses dhe si gjithnjë ai raportoi me përpikmëri dhe përgjegjësi tek dyshja Nexhmije & Ramiz, të cilët, në bazë të këtyre të dhënave të reja ndryshuan shumë taktika që lidheshin me botën e jashtme. Siç e kemi shprehur më lart dy familjet më të pasura të udhëheqjes komuniste shqiptare, ajo e Enver Hoxhës – miliardere, dhe ajo e Hysni Kapos – multimilionere, ranë dakort të investojnë disa milionë dollarë në disa biznese private për “interesa të përgjithshme”. Qëllimi i këtyre investimeve ishte që këto shuma të shërbenin si kapital fillestar për të aktivizuar “tregtarët e rinj kapitalist”. Kjo do të ishte shtresa e re e biznesmenëve e cila duhet të pasurohej sa të ishte e mundur më shpejt, në mënyrë që të përqëndrohej edhe një herë në duart e tyre ekonomia e re shqiptare sepse dihej, sipas tyre se në Kapitalizëm – Pushteti Politik është funksion i Pushtetit Ekonomik. Pastaj ata do të ishin në gjendje të shlyenin pa asnjë siklet paradhënien fillestare dhe pastaj do të paguanin kuotizacionet në vazhdimësi. Këta kapitalistë të rinj apo komunistë të zgjedhur për këtë punë dhe sipas rekomandimeve të Gorbaçovit në Katovic, patën dhe përkrahjen abusive shtetërore të cilën e shfrytëzuan me saktësi dhe ja arritën qëllimit. Në vazhdën e këtyre turpeve në Janar të vitit 1991 Zv. Kryeministri Fatos Nano, pasi mori pjesë në Forumin e Davosit në Zvicër, u kthye në Shqipëri nën shoqërinë intime të një njeriu të panjohur deri atëherë, kosovarin Hajdin Sejdia i cili u paraqit nga Fatos Nano si një bilioner ose multimilioner shumë i suksesshëm, që kishte lidhje të ngushta dhe miqësore, si edhe mardhënie ekonomike e financiare me njerëzit më të fuqishëm të ekonomisë botërore. Fuqia e tij e gjithanshme, ana e tij pasurore, si edhe “dashuria” e madhe për atdheun tonë “amë” do të bënte mrekulli në Shqipërinë e shumvuajtur. Hajdin Sejdia okupoi ekranin e vetëm të RTSH (Radio Televizioni Shqiptar) për 24 orë rrjesht si edhe mediat në tërësi. Ai nëpërmjet premtimeve dhe deklaratave të bujshme u angazhua se do ta shndërronte shumë shpejt Shqipërinë në një Eldorado të vërtetë. Sipas propagandës shtetërore dhe sipas tij, Sejdia ishte udhëheqësi dhe njëkohësisht pronar i vetëm i një shoqërie jashtëzakonisht të madhe “Iliria Hollding” që shumë shpejt u verifikua se ishte shoqëri inegzistente apo “Fantazëm”. Ai nënshkroi me mikun e tij tashmë Kryeministër Fatos Nano një të drejtë me vlera të pakufizuara “In extremis”, që Kompania e tij “Iliria Hollding” të bënte investime në të gjitha fushat e vendit si në infrastrukturë, turizëm, art, industri, ndërtim, etj.etj. Kështu që Hajdin Sejdia u bë karta kryesore e komunistëve shqiptar që ende nuk ishin kthyer në socialistë. Dyshja komuniste konservatore Nexhmije – Ramiz në kushtet e reja të krijuara, po mendonin të adoptonin një ideologji specifike që në mënyrë shumë të rafinuar ti kundërvihej me “urrejtje” të padukshme SHBA dhe “imperializmit botëror”. Pikërisht këto mendime apo dëshira “idealiste” fatkeq.mirsisht i gjetën tek shtetet Fondamentaliste Islamike. Qëndrimet e këtyre shteteve islamike kishin në themel të ideologjisë së tyre një amalgam ose një përzierje të pastër të doktrinës “Marksiste – Fashiste”. Meqënëse Hajdin Sejdia në vazhdim do të jetë personazh kryesor po paraqes disa fakte për të njohur dhe kristalizuar më mirë këtë figurë të shëmtuar komuniste. Ky ishte një lloj kryespiuni dhe oficer madhor i Sigurimit tonë famëkeq të shtetit që vepronte dhe punonte jashtë Shqipëris, kryesisht në Diasporë në ato vënde ku kishte shumë shqiptarë ndërsa selinë e kishte në Zvicër. Ai ishte dalluar ndër të tjerët si një agjent i regjur e gjakftohtë me prirje për të zhvilluar biznese e “allishverishe” të suksesshme, orator dhe masovik i cili mbi të gjitha qëndronte në lartësinë e një militanti të frymës së re partiake. Këto cilësi speciale i vlenin shumë për misionet e tij që kishin për detyrë të helmonin me propagandë komuniste më tej e në vazhdimësi grupet “pro – Enveriste” të emigracionit Kosovar në Europën Perëndimore, e posaçërisht në Zvicër aty ku siç thamë kishte edhe rezidencën e tij. Hajdin Sejdia këtu në Shqipëri ishte paraqitur me një koperturë të veçantë ose më qartë me një fytyrë të dytë prej “babaxhani”, duke patur dhe vlersimin e dy familjeve të mëdha Hoxha – Kapo. Vlerësimi i këtyre familjeve për të kishte rëndësi të madhe sepse ata tashmë ishin dhe dy “Padrinot ekonomik” të Shqipërisë së Re që po lindte së bashku me fillesat e tranzicionit, që nuk do të përfundonte kurrë ndonjëher sepse Demokracia e vërtetë nuk gjendej “kollaj” në Shqipëri. Pikërisht në këto momente të rëndësisë së veçantë u rinxorë edhe njëherë “karta Baleta”, sharlatani profesionist në skenën e padukshme të politikës shqiptare. Ai ngarkohet nga dy “padrinot” Nexhmije-Ramiz me një mision shumë delikat e të rëndësishëm për “kursin e ri” politik që do të ndiqej. Natyra e veçantë e misionit që do ti ngarkohej agjentit të vjetër Abdi Baleta, për sa kohë do të shërbente në këtë mision, i kërkonte atij që të shndrrohej me një “Deus – Esmakina”(në mënyrë të menjëhershme dhe të papritur) në një besimtar të madh “ultra-fanatik”, dmth të shndërrohej në një kampion të padiskutueshëm të Islamit “Alej Selam”, sepse me këtë pamje të re ai do të ishte më i dobishëm për politikën e re shqiptare e cila do të shtrihej kryesisht në botën islame. Kjo kërkesë për “Kameleonin Baleta” nuk përbënte ndonjë vështirësi të pakalueshme, ai biles e realizoi më së miri. Ishte fundi i vitit 1997, “Vit i ndryshimeve të mëdha shqiptare”. Ndryshimi i qëndrimeve apo bindjeve politike për Baletën nuk paraqesnin ndonjë vështirësi sepse ai ishte komunist i kalibrit të rëndësishëm, i kualifikuar me kulturën e Universiteteve të posaçme në atdheun e së keqes, Rusinë. Është e vërtetë se për një njeri normal këto transformime do të ishin të pamundura sepse janë dy pozicione krejt të kundërta, por çudia është se ai nga një njeri i pa fe apo armik ekstrem i fesë, shndërrohet në një besimtar fanatik islamik, ç’ka nuk duhet të jetë e lehtë për të luajtur këtë rol, por ja “Pionierët e Enverit” ku nuk mbërrijnë.
Të them të drejtën këto pirueta të Baletës, mua më bënë shumë përshtypje, prandaj e ndjeva të nevojshme të konsultohesha me një mikun tim Uran Kalakula të cilit kur ia shtrova këtë problem, ai qeshi dhe më tha: “Bëhu i mençur, gjyko me gjakftohtësi dhe shikoi në themel këto dy ideologji: “Fashisto-Komuniste” dhe atë “Islamiko-Radikalen”, mua më duket sikur nuk ka asnjë ndryshim ndërmjet tyre sepse tek të dy ideologjitë, egziston dhe shprehet më së miri lidhja vëllazërore e totalitare midis Islamit dhe Komunizmit. Tamam këtë vërteton dhe retorika e përbashkët e kopjuar nga njëra – tjetra që më herët. Kjo retorikë është baza e propagandës së Al – Qaedës dhe e Bin Ladenit për luftë kundër Neo – Kolonializimit dhe Imperializmit Perëndimor e Ndërkombëtar me atë Amerikanin në krye. Prandaj në këto momente historike për Partinë, këto dy familjet e mëdha apo padrinot e rinj ekonomikë-shqiptarë Hoxha – Kapo, vunë në dispozicion të Hajdin Sejdisë disa miliona dollarë për t’i përdorur për projektet e së ardhmes. Hajdin Sejdis ju dha e drejta ekskluzive t’i përdorte këto para, sepse ishin vënë në emër të tij nëpër Banka jashtë Shqipërisë në forma që i dinë vet ata dhe shefi për mbrojtjen e udhëheqjes, shoku Sulo Gradeci. Shumë interesante ishte bashkimi i dy kryeagjentëve “afaristi Hajdin Sejdia dhe politikani Abdi Baleta” për të zbatuar me profesionalizëm “aksionet” e reja për të ardhmen. Këtyre të dyve ju bashkëngjitet edhe Xhevdet Mazreku si sekondant për ndihmë, ishte kunati i Hajdin Sejdis të cilit nuk i mungonte eksperienca për kësi punësh, kishte qënë oficer policie i Jugosllavisë së Millosheviçit dhe gëzonte besim të plotë të Hajdinit. Abdi Baleta së bashku me Hajdin Sejdin transferuan nga llogaria tashmë e Hajdinit, shuma të mëdha të hollash në Emiratet e Bashkuara Arabe për ti përdorur për nevoja pune urgjente andej. Pas këtij veprimi financiar të suksesshëm “biznesmeni i talentuar” Hajdin Sejdia hap një agjensi turistike në Zyrih të Zvicrës duke caktuar si pronar Xhevdet Mazrekun.Kjo agjensi në fakt ishte një koperturë për të maskuar aktivitetin e vërtetë të Xhevdetit në Zyrih, detyra e kësaj agjensie që nuk punoi kurrë si e tillë, ishte që në mënyrë gjysëm klandestine ose më mirë ta shprehim në mënyrë shumë të kujdesshme, të magazinonin palo-veprat e Enver Hoxhës apo edhe të disa materialeve të tjera “shumë të rëndësishme” të Partis së Punës së Shqipërisë dhe ti shpërndanin nëpër diasporën shqiptare në të gjithë botën, ku mendonin se kishin arritur të krijonin grupe simpatizantësh “pro Enverist”. Për të realizuar këtë detyrë Partie punohej shumë intensivisht si në drejtim të “angarisë së thjeshtë ose mekanike” dmth të “hamallëkut”, ashtu edhe në sensin e propagandës intensive e të kualifikuar me njerëzit. Për këtë “agjensi” bashkëpunuan kryesisht Xhevdeti me Abdiun dhe pasi e kryen me sukses këtë detyrë, morën urdhër të mbyllnin agjensinë për arsye Falimentimi, që mesa duket do të përdoreshin taktika të reja propagandistike. Prej kësaj dite të “zezë që falimentoi agjensia” trioja Hajdin & Abdi & Xhevdet udhëtuan rishtazi për në Emiratet e Bashkuara Arabe. Këtu ata gëzonin konsideratë të lartë nga Arabët sepse konsideroheshin si njerëz “besimtarë” dhe fondamentalist të vërtetë islamik. Ata u lidhën në ortakëri me një arab të “porositur” (nuk e di nga) dhe nëpërmjet tij hynë në lidhje me disa qeveritarë Iranianë dhe së bashku ngritën në Zyrih të Zvicrës, redaksinë e Gazetës Shqiptare “Bota Sot”, me një tirazh marramendës me mijra kopje në ditë madje edhe për 7 – ditët e javës papushim. Ky prodhim me këtë tirazh apo kapacitet hynë në rangun e gazetave më të mëdha. Ky fond kaq i madh botimi shpërndahej në të gjithë botën aty ku kishte shqiptarë, si dhe jepej gratis në të gjitha qëndrat islamike dhe xhamit e botës ku kishte shqiptarë. Rrjedhimisht shpenzimet vjetore për këtë gazetë shkonin me miliona dollarë amerikan, nga ku vetëm rreth 30 % të këtyre shpenzimeve rikuperoheshin nga shitjet e rregullta në treg kundrejt pagesës, ndërsa 70 % jepeshin apo kompesoheshin nga ortaku arab, i cili nuk dihej kush ishte dhe nga i merrte paratë, si edhe kontribonte në një farë përqindje dhe “afaristi” Hajdin Sejdia, dmth dyshja jonë e kuqe Nexhmije-Ramiz me paratë e popullit shqiptar të shumëvuajtur. Gazeta “Bota Sot” në përmbajtjen më të madhe të saj, përshkohej nga një bosht ideologjik me prirje të majta të cilat trajtoheshin me shumë kujdes e fines, biles her – herë për t’ju pëlqyer të gjithëve, ato merrnin dhe sensin relativisht të drejtë dhe objektiv në të “djathtë”. Këto shkrime bëheshin me pseudonime nga më të ndryshmet, por në fakt ishin prodhim i ish – grupit të intelektualëve të atashuar pranë monstrës Enver Hoxha që e përshkruam më lart. Në këtë gazetë kryesisht e botës myslymane predikohej në emër të fanatizmit, një teori e re shumë interesante “Nacional-Islamike”, e cila i plotësonte apo lehtësonte marazet apo dufet si dhe i ushqente ndjenjat kriminale komuniste për një revansh të mundshëm. Një aktivitet tjetër i këtij grupi famëkeq Nexhmije-Ramiz u bë edhe historia e famshme e të ashtuquajturit “Hotel – Sheraton” me 5 – yje që mendohej të ndërtohej madhështor mu në Qendrën e Tiranës. Qëllimi i vërtetë i ngritjes së këtij objekti ishte që këtu të instalohej Qendra e Partisë Komuniste Fantazëm si një tip “Komiteti Qëndror”, nga ku do të drejtohej me dorë të hekurt e të përqëndruar sipas të gjitha rregullave të mafjes, si ekonomia dhe politika e vendit. Zbatimi i kësaj dëshire komuniste ju ngarkua “multimilionerit” Hajdin Sejdia me bashkpunëtorin e tij Xhevdet Mazrekun. Pikërisht në këto zyra të “Iliria Holding”, lindën për të parën herë firmat e famshme Piramidale në Shqipëri. Kjo firmë piramidale e para e këtij lloji, ofroi interesa marramendëse dhe populli i thjeshtë mendoi se gjeti Amerikën e ëndërruar. U dorëzuan në këto firma të mallkuara të gjitha kontributet që emigrantët sillnin për familjet e tyre, duke derdhur djersën nëpër punët më të rënda të Europës, por në këto firma populli i thjeshtë dorëzoi të gjitha kursimet e pakta që kishte arritur t’i ruante për një moment të vështirë në jetë, ato kursime ishin dhe kontribut i realizuar me sakrifica që shpesh u kishte marrë edhe jetën punonjësve të ndryshëm, biles shitën edhe shtëpitë për të fituar diçka nesër. Populli prej këtyre firmave u zhvesh nga çdo llojë vlere apo pasuri që dispononte dhe mbeti me gisht në gojë. Por ç’e do? Të tëra këto plane dhe parashikime nuk shkuan deri në fund ashtu siç ishin menduar nga Kupola e Partisë, ata pësuan një goditje të paparashikuar, mesa duket “veproi armiku i jashtëm”. Në Korrik të vitit 1992 erdhi në Tiranë një hetues zvicerian me fletë-arresti në dorë nga një gjykatë zviceriane, për të arrestuar Hajdin Sejdin i cili akuzohej se kishte kryer në Zvicër mashtrime me përmasa të mëdha. Por ç’ishte kjo akuzë për Hajdinin? Ky duke parë situatën konkrete dhe pozitën e kupolës komuniste që sa vinte dhe dobësohej (sipas tij), mendoi se nuk do të mundej që ti vazhdonin gjatë këto mardhënie me leverdi ndërmjet tij dhe kupolës, prandaj filloi të bënte disa manovrime financiare apo vjedhje direkte për leverdi vetëm të tij. Me këto vjedhje ai investoi aktivitete të pista dhe kriminale për pasurim të shpejtë, por ishte zbuluar nga organet e drejtësisë zviceriane prandaj duhet të jepte llogari dhe duhej të ekstradohej në Zvicër. Kështu që planet e Kupolës Shqiptare për bashkëpunim me Hajdin Sejdin dështuan. Duhej bërë një riorganizim i ri për ti realizuar në një kohë të ardhme këto detyra. Por siç tham më lart në këto “allishverishe” ishte implikuar si aksioner kryesor edhe Xhevdet Mazreku, dhe gropa e famshme e Hotelit “Sheraton” ishte me emër të përbashkët: Hajdin – Xhevdet, po kështu edhe firma piramidale e “Iliria Holding”, etj. Por karshi këtyre dy familjeve Hoxha – Kapo, që ishin dhe investitorët e tërë këtij kapitali, garant ishte vetëm Hajdin Sejdia, megjithatë në bazë të evidencave apo të dokumentacioneve egzistuese pa përgjegjësi nuk dilte edhe Xhevdet Mazreku, si debitor përgjegjës për shuma të konsiderueshme parash si psh për agjensinë e firmës piramidale “Iliria Holding”, për të cilat thuhet se i lau borxhet më vonë se “ashtu ja deshi puna” për atë moment, por mbeti pa u likujduar me pronarët e “gropës” së famshme ndonëse në fund, arriti të largohej nga Shqipëria pa u lagur me ndihmën e deputetëve të asaj kohe që i pati sponsorizuar në fushatën elektorale të vitit 1992. Për kupolën apo për dy “familjet e mëdha”, këto ndodhi me elementin Kosovar në përgjithësi dhe Hajdinin e Xhevdetin në veçanti, shumëkush mund t’i quaj dështim, por kushdo duhet ta marrë vesh se për komunistët e vërtetë nuk ka kurrë dështime. Por edhe kushdo mund të pyes: “Ku qe përfitimi”? Ata me siguri do të përgjigjeshin se: “Shqiptarët e morën vesh direkt se sa të poshtër janë Kosovarët”. “A e patë se çfarë dallavere dhe poshtërsi bënë”? Me gjithë këto të papritura, ata sërish nuk u tërhoqën por gjetën rrugë të reja për të vënë në vend çdo gjë që faktikisht e humbën. Ata e rivunë sërish si detyrë primare që të arrinin patjetër e me çdo kusht aty ku ata e kishin parashikuar, pavarësisht nga çmimi që do të paguanin me paratë e vëna me “djersën e ballit” gjatë pushtetit të tyre terrorist e gjakatar. Ata si “Nacional-Islamikë” u lidhën përsëri me një “biznesmen” tjetër arab dhe krijuan një firmë tjetër “ndërtimesh”, duke filluar menjëherë ngritjen e dy kullave gjigande pranë ish – Komitetit Qëndror të Partisë së tyre. Por çe do edhe këtu sikur nuk u eci përsëri. Një agjent i (CIA-s) Agjensisë Qëndrore e Inteligjensës Amerikane zbuloi që ortaku i tyre arab ishte njeri i “Al – Qaedës” dhe si i tillë u dëbua që në vitin 2002, ç’ka bëri që punimet u pezulluan përkohësisht. Qëllimi i këtyre dy kullave gjigande, që mbetën në nivelin ndërtimor të karabinave, ishte që të zëvendësohej “Sheratoni” i Hajdin Sejdis, por meqënëse ndodhën këto të papritura, destinacioni i pronësisë së tyre u kalua si ju pëlqeu atyre. Por me siguri ata nuk do të tërhiqen derisa të gjejnë një variant tjetër për zgjidhjen e këtij problemi, sepse nuk mund të rrijnë dot e të punojnë pa patur Selinë e Komitetit Qëndror në një vend kryesor si në kohën Enver Hoxhës.
Ja edhe një rast shumë interesant për të “qeshur”. Në Dhjetor të vitit 1998 me rastin e 8-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike nga “Dhjetoristët” ose më mirë nga kopja origjinale e “Dekabristëve” të Rusisë, Abdi Baleta u akuzua publikisht si Agjent i Shërbimeve Sekrete Iraniane ndërkohë, ai u përgjigj tamam ashtu si i ka hije një komunisti: “Më mirë të jesh agjent i spiunazhit Iranian që nuk i ka bërë asnjë të keqe historikisht Shqipërisë, se sa të jesh agjent i Italisë, Greqisë, Francës apo Anglisë që i kanë sjellë gjithnjë vetëm të këqija Shqipërisë”.
*** Këtë pjesë paksa të gjatë të shkruar “proletarçe”, duke mos patur talent në letërsi për të shkruar ngjarje të tilla, gjatë shkrimit për këto tregime, ndoshta edhe mund të jeni “lodhur” për të gjetur vullnetin dhe kureshtjen për t’i lexuar, por veç për një gjë të jeni të sigurtë se gjithçka e shkruar në këtë material është mëse e sigurtë dhe reale, sepse ose janë ngjarje reale të përjetuara nga miq e të afërm, duke qenë në disa raste edhe vetë prezent për të parë e dëgjuar personalisht, ose edhe biseda tejet konfidenciale me daiun tim siç e kam përmendur më lart. Por megjithatë kam bindjen se në një të ardhme jo të largët, do të dalin fakte të reja të bazuara në dokumenta origjinalë të dorës së parë që do të vërtetojnë katërcipërisht këto thënie që nuk janë gjë tjetër veçse njolla të zeza në historinë e këtij kombi. Pasardhësit tanë duhet të kuptojnë se manovrat komuniste janë të pafundme e të gjithanshme, ata duan që me çdo mënyrë të krijojnë situata dhe ambjente të favorshme, që sot e në të ardhmen të mbijetoj kujtimi “i mirë e patriotik” ndër breza për të kaluarën komuniste. “Ky është minimumi i dëshirave të tyre” sepse e dinë mjaft mirë që nuk mund të kthehet më ajo periudhë e mallkuar, periudhë që do mbetet e ngarkuar plot me krime dhe tradhëti ndaj atdheut