Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Shabani: Refleksione mbi zhvillimet e sotme botërore

Dushi me gruan dhe kalamajtë e vegjël brenda në dush!?

Kur e sulmoi Afganistanin në vitet e tetëdhjetë të shekullit të kaluar, ish Bashkimi Sovjetik ( BRSS- së) ishte në kulmin e fuqisë ushtarake në fushën luftarake si superfuqi e madhe nukleare ose atomike- krahas SHBA-së.

Por, ruso-sovjetikët, siç dihet, e humbën luftën e tyre imperiale, kolonialiste, shkatërrimtare dhe apokaliptike në Afganistan.

Kjo sigurisht se edhe me ndihmën teknike, logjistike dhe ushtarake të amerikanëve, britanikëve dhe të tjerëve. 

Lufta e ish BRSS-së në Afganistan, ndodhi në një kohë kur acarimet, averzionet, divergjencat, diskrepancat dhe përplasjet e përgjithshme konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes Lindjes dhe Perëndimit, konkretisht në mes SHBA-së dhe BRSS-së si supërfuqitë kryesore të NATO-s dhe ish “Traktatit të Varshavës”, e kishin arritur kulminacionin ose pikën e vlimit të përgjithshëm.

Në Afganistan, para sulmit të përgjithshëm ruso- sovjetik, ndodheshin në fuqi, apo në pushtet: Ahmad Shah Mosad dhe gjenerali i njohur Muhamed Daut. Pas tyre Barbak Karmal, Naxhibullah dhe të tjerë që konsiderohëshin si marioneta, kukulla ose vazalë të ruso- sovjetikëve në Afganistan.

Ndërkaq, pas sulmit dhe pushtimit të egër të trupave ruso- sovjetike: Në Afganistan- nën trajnmin dhe përkujdesjen e anglo-amerikanëve dhe të tjerëve, kishte zënë të përgatitej dhe rekrutohej për luftë çlirimtare dhe patriotike kundër pushtuesve të egër ruso-sovjetik, një gjeneratë e re e patriotëve ose kryengritësve muxhahedin- të prirë nga gjeneral Masud, Hikmatiar dhe të tjerë.

Thuhet se në përgatitjen dhe rekrutimin e tyre ushtarak ose luftarak, përveç të tjerëve, kishte marrë pjesë edhe gjenerali i lartëpërmendur afgan, me pesë yje, Muhamed Daut, i cili që në fillim, nuk ishte parë me sy të mirë nga shtabi komandues i ushtrisë pushtuese ruso-sovjetike në Afganistan.

Luftës së atëhershme koloniale dhe imperialiste të ish Bashkimit Sovjetik, i dha fund ish lideri  i shquar ruso-sovjetik, Mihail Sergejeviç Gorbaçov, duke e pranuar dhe gjykuar botërisht ose publikisht disfatën- debaklin e rëndë të ruso-sovjetikëve në Afganistatn, si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në aspektin moral dhe politik.

Kështu ish BRSS-ja e humbi luftën e tyre në Afganistan së bashku me prestigjin ose reputacionin ndërkombëtarë të një superfuqie botërore.

Në Iran ndërkaq, me ndihmën e intelegjencës frënge (franceze) dhe asaj ruso- sovjetike, në vititn 1979 e me herët, kishte ndodhur i ashtuquajturi revolucioni i gjelbërt islamik i  Ajatollah Homeinit dhe gardës së tij “revolucionare” të sapokthyer në Iran nga ekzili i tyre në Paris (Francë).

Franca e asokohshme e mbante vetën si fuqi e balancës nukleare ose atomike (force de frappe) në mes ShBA-së dhe BRSS-së, gjegjësisht në mes Lindjes dhe Perëndimit. E njëjta gjë mund t’ i ndodhë amerikanëve sot në luftën e tyre kundër Iranit, ku asnjëherë nuk përjashtohet mundësia e involvimit të ekspertëve të lartë ushtarakë nga Rusia dhe Kina për përgatitjen e luftëtarëve dhe komandantëve e strategëve ushtarakë në Iran në luftë kundër SHBA-së dhe Izraelit. 

Është tjetër histori e gjatë kjo (…) 

Se këndejmi, në këtë menyrë asokohe ranë nga pushteti Shahu Pahllavi i Iranit së bashku me qeverinë demokratike të Ali Bani Sadrit, Sadek Kobzadehut dhe të tjerëve, të cilët u eliminuan me vonë fizikisht nga Homeini, Hamnei ose garda e tyre revolucionare.

Ndodhi edhe lufta e gjatë në mes Iranit dhe Irakut 1980- 1988, e koduar si “Kerballah (Qerbela) 1, 2, 3…7 dhe 8, e cila mori jetë dhe viktima të shumta nga të dyja palët.

Nga bormbardimet dhe granatimet e përditshme dypalëshe, u dogjën, lëkundën dhe shkatërruan shumë qytete ose vendbanime të lashta në Iran dhe Irak.

Ndërkohë që nga regjimi i Homeinit dhe Hamneit, ishin vrarë, zhdukur, burgosur, përndjekur dhe internuar me qindra mijëra ose miliona patriotë, politikanë dhe intelektualë të lartë iranianë që i kishin shërbyer Shahut Reza Pahllavi dhe qeverisë demokratike të Ali Bani Sadrit dhe paraardhësve të tyre në Tehran e gjithandej.

Që nga ajo kohë kofuze dhe kaotike, pra u ngjit në majat e pushtetit (sundimit) të mullah ajatollahëve të Iranit,  Ajatollah Ali Hamnei, i cili së bashku me gruan (bashkëshorten), vajzën dhe dhëndrrin e tij (gjeneral ose top ofeceri i gardës revolucionare të Iranit dhe intelegjencës iraniane), së bashku me një dyzinë të madhe të gjeneralëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të Ali Hamneit, e gjetën vdekjën nga bombat dhe raketat e Izraelit gjatë këtyre ditëve të fundit në selinë (rezidencën) e Hamneit në Tehran.

Gjërat që (dihen) e nuk thuhen dhe nuk shkruhen publikisht:

Sipas shumë  burimëve informative, studimëve dhe analizave të kualifikuara, konfidente, sublime, relevante dhe kompetente. Në SHBA-së dhe shtetet tjera të Perëndimit: Çdo ushtarë i vrarë, apo çdo njeri i vdekur në lufë, nga bomardimet ose granatimët e ndryshme, në fatkeqësi të ndryshme trafiku rrugor, hekurudhor, ajror, detar, në vendin e punës dhe kështu me radhë, sipas statistikave ose përllogaritjeve të përgjithshme kushton hiç me pak se 3 ose 4 milionë euro ose dollarë amerikan.

Ndaj, përveç mijëra ushtarëve, njerëzve ose qytetarëve të shumtë iranianë, libanezë, palestinezë dhe të tjerë që kanë gjetur vdekjen nga bombardimet, raketimet ose granatimet e ushtrisë izraelite dhe asaj amerikane, gjithashtu edhe numri i njerëzve ose ushtarëve amerikanë në këtë luftë të rrezikshme në gjirin persiko- arabik, është relativisht i madh.

Pa i llogaritur këtu humbjet ose demet teknike dhe luftarake në atë luftë.

Një digresion i vogël:

(Vetëm për pak çaste, gjithënjë sipas kësaj statistike ose përllogaritjeje amerikane ose perëndimore, nëse Serbia kriminale dhe gjakatare gjatë luftës së fundit në Kosovë, i kanë vrarë, zhdukur, bombarduar, granatuar dhe masakruar mbi 20. mijë shqiptarë në Kosovë, atëherë, mund të merret me mend se cili do dujeh të ishte çmimi final që do duhej paguar Serbia Kosovës dhe shqiptarëve për çdo njeri ose qytetar shqiptar të vrarë që kap shifrën e mbi 3 ose 4 milionë eurove  ose dollarëve amerikanë! Pa i llogaritur këtu dëmet ose reparacionet e shkaktuar nga dhuna, patologjia dhe agresioni serb kundër Kosovës dhe shqiptarëve para dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë)!

SHBA-së i kushton nga një miliard dollarë në ditë lufta e tyre kundër Iranit.

Pa i llogaritur këtu dëmët dhe shpenzimët enorme ose astronomike të shkaktuara nga prishja ose shkatërrimi i rafinerive të naftës dhe benzinës nga ana e Iranit në brendinë e territorit të tyre, në Arabinë Saudite, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Katar, Bahreni, Oman dhe kështu me radhë.

Përmes ngushticës së Hormuzit- eksportohen derivatët e naftës dhe benzinës për tregjet e ndryshme botërore ose ndërkombëtare, ndërkaq importohen rezeravat e ujit të desalinizuar së bashku me artikujt ushqimorë dhe rezervat tjera të konsumit të përditshëm.

Në Emiratët e Bashkuara Arabe mbi 45 % të rezervave të ujit të pijshëm merren nga uji i detit (lexo: uji i desalinizuar ose i filturuar i detit) në Kuvajt mbi 90 %, në Arabinë Saudite mbi 73 %, në Oman mbi 86 %, në Bahtein mbi 50 % e kështu me radhë.

Ndaj, bllokada e ngushticës së famshme të Hormuzit nga ana e Iranit dhe aleatëve të tyre në rajon, ku thuhet se qarkullojnë, bartën, transportohen mbi 90 % të derivatëve të naftës dhe benzinës për tregun kinez, koreano- verior etj., paraqet një thembër Akili ose kapitull të veçantë të luftës së rrezikshme në gjirin persiko-arabik.

Në anën tjetër ndërkaq, asnjëherë nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes të Tuqisë në luftën e Iranit. Si dhe përse (pse) kjo?

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e invazionit ose dërgimit (dislokimit) ose stacionimit të trupave tokësore në Iran.

Në këtë prizëm, nuk është i përjashtuar edhe skenari i marshimit të “papritur” të trupave kurde në Tehran (të stërvitura, trajnuara dhe sponsoruar nga Izraeli, SHBA- së etj.).

Kjo përveç tjerash, do nënkuptonte edhe përfshirjen e drejtëpërdrejtë të Turqisë në luftën e Iranit.

Në Iran, thuhet se jetojnë dikund afro 30 milionë kurd, në Turqi- gjithashtu mbi 30 milionë. Plus miliona të tjerë në Irak, Siri, Liban etj.

Gjithashtu Turqia dhe Erdogani nga ana e Washingtonit, Londrës, Tel Avivit dhe të tjerëve, edhe pse anëtar të privilegjuar të NATO-s dhe Perëndimit, gjithëmonë janë parë dhe konsideruar si kukulla, marioneta dhe vasalë të aspiratve dhe interesave strategjike dhe gjeopolitike të Rusisë dhe Kinës në Lindjen e Mesme dhe gjithandej.

Përmes ngushticës së Hormuzit siç u cek me sipër,  lundojnë ose qarkullojnë mbi 90 % të derivatëve të naftës dhe benzinës së Iranit dhe aleatëve të tyre në Kinë.

Ndërkaq, Turqia thuhet se ka kontroll dhe monopol të plotë në Azerbejxhan dhe Turkmenistanin ku thuhet se ndodhen rezervat ose sasitë me të mëdha të gazit natyrorë etj.

Se këndejmi, pas atij “rrëzimit spektakularë” të një bombarduesi të Rusisë nga ana e raketave ose forcave ajrore të Turqisë: Vetëm çastet ose momentet ( SHBA-së dhe NATO) asokohe e shpëtuan Turqinë nga sulmet masive ose hakmarrëse në Turqi, e ndoshta edhe nga  invazionit dhe marshimi total i ushtrisë ruse në Turqi.

Ndonëse, nga ajo kohë dhe deri me sot: Turqia si të thuash u është shitur falas (nga frika latente dhe permanente)- oligarkëve dhe multimiliarderëve të Kremlinit. 

Gjithashtu nuk duhet harruar faktin kur Turqia e Erdoganit në kohën e luftës në Kosovë, atëbotë ua hapi të gjitha dyert ose portat e mundshme luftanijeve ruse të mbushura me avionë dhe raketa bërthamore, për të lundruar dhe marshuar drejt Jonit, Egjeut ose Adriatikut, dhe për t’ i zhdukur ose shfarosur shqiptarët e Kosovës me atom, ose material radioaktivë.

Ishn luftanijet anglo-amerikane dhe gjermane ato që ua ndalën turrin askohe xhelatëve dhe katilëve ruso- serbë dhe jo ” shteti dhe populli vëlla” i Turqisë. Apo…?!

Po jetojmë në një botë sfiduese, turbulente, konfuze dhe kaotike çfarë (nuk) e njohim të gjithë!

U mor vesh se SHBA-ja është fuqia kryesore e NATOss dhe Perëndimit, respektivisht superfuqi e globit.

Mbi 2/3 e thesarit dhe kapitalit të përgjithshëm botërorë, ndodhën të koncentuar në SHBA-së.

SHBA- së e kanë buxhetin ose brutoprodhimin e përgjithshëm vjetor prej me tepër se 30 biliardë dollarësh ameikanë.  

I tërë buxheti ose brutoprodhimi i përbashkët i BE- së nuk e  arrin shifrën e 20 biliardë dollarëve. 

Gjithashtu SHBA-të janë furnizuesit dhe donatorët kryesorë të NATO-s dhe OKB-së. Vetm për mirëmbajtjen dhe furnizimin e NATO-s, SHBA-ja nga buxheti i saj shtetëror dhe nacional, vetëm brenda një viti i shpenzojnë prej 1000 – deri në 1500 miliardë dollarë amerikanë.

SHBA-ja ka ushtrinë me të fuqishme në botë dhe teknologjinë me të avancuar ushtarake (luftarake) në planetin tonë.

Pa i cekur këtu përparësitë dhe epërisitë tjera enorme dhe absolute të SHBA-në raport me të tjerët.

Me SHBA-së dhe Presidentët e saj nuk ka lojë.

Kështu që as ti nuk sheh asgjë të jashtëzakonshme në ndërhyrjet ushtarake (luftarake), strategjike, ose “kirurgjikale” të SHBA-së në Venezuelë dhe Iran, e ndoshta nesër dikund tjetër në kuptimun e mbylljes së të gjitha rrugëve ose hyrje-daljeve të mundshme me qëllim të “rrethimit global” të Kinës, Rusisë dhe vendeve të tjera që përbëjnë atë që anglo- amerikanët dhe izraelitetët e konsiderojnë “aks (bosht) i së keqes”, apo rrezik akut, kronik ose permanent për paqen dhe sigurinë globale.

Në Iran, Arabi Saudite, Emiratët e Bashkuara, Katar, Oman, Bahrein, Turkmeni, Azerbejxha, Kazakistan, Taxhikistan etj, pra ndodhën rezervat dhe pasuritë me të mëdha të naftës, benzinës, gazit natyror, rubinëve, safirëve, diamantëve dhe xhevahirëve të tjera.

Në këtë apologji analogjike ia vlen të kujtohet se njëri pas tjetrit nga Presidentët, Pentagoni, Intelegjenca dhe administrat amerikane, u bombarduan, u vranë, u zhdukën ose eliminuan Sadam Husseini, Moamer El Gadafi, Hafez el Assadi, Osama Bin Ladeni dhe të gjithë ata që kishin kolportuar, penetruar dhe kolaboruar me Rusinë, Kinën, apo me Djalllin dhe Njerkën e paqes dhe sigurisë botërore.

(….)

Nga frika, dëshprimi, fobia dhe paranoja e madhe ndaj NATO-s dhe Perëndimit, edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, liderët e ndryshëm europerëndimorë, gjatë këtyre ditëve të fundit, i ka quajtur dhe kalifikuar si derra (thi) të rrezikshëm, të cilët sipas tij, janë të interesuar për okupimin, ndarjen dhe copëtimin e Rusisë!

Ndërkohë që lufta e rrezikshme dhe apokaliptike e Rusisë në Ukrainë së bashku me luftën në Iran (Lindje të Mesme), si dhe luftërat ose krizat tjera gjithandej globit, vazhdojnë të paraqesin një thembër Akili dhe ekuacion të madh me shumë të panjohura dhe të papritura për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare.

Në instancë të fundit, marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme botërore- ndërkombëtare, janë të lidhura dhe gërshetuara në sfond në bazë të lidhjeve të padukshme, misterioze ose enigmatike për publikun (auditoriumin) e gjerë, ku ju si të thuash asnjëherë nuk mund të prekni dhe këpusni ( ndukni) një lule nga masivi ose kopshti i madh botërorë, pa e shqetësuar një yll global ose universal.

Në këtë renditje – konstalacion të ri botërorë: Përveç politikës dhe diplomacisë së fortë robuste, korpulente, supervizive, kontemplative dhe komprehensive të Presidentit amerkan, Donald Trump si lider i fuqisë kryesore të globit: Akoma nuk dihet se kush janë yjtë tjerë të paqes dhe sigurisë së gjithpmbarëshme kontinentale dhe interkontinetale, duhet veçuar peshën dhe rëndësinë e posaçme të dialogut ose komunikimit verbal dhe joverbal.

Apo, kush mund të jenë figura ose personalitete kyçe që mund t’ u japin  fund acarimeve dhe tensioneve të ndryshme në mes Brukselit dhe Uashingtonit për sa i përkët Grenlandës, Ukrainës, Lindjes së Mesme, Karaibëve etj…? Kjo është pyetja dhe dilema kryesore.

Europa dhe e tërë bota sot po e përjetojnë një krizë të thellë.

Ironia tjetër është fakti së  Brukseli (BE- së) nuk ka moral, guxim dhe as forcë ( fuqi) ushtarake, financiare dhe ekonomike për të ndalur luftërat e mësipërme në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe askund tjetër.

Ne mos gabohem (?)-dikund në mes muajit gusht të bitit 1914, dhe muajit maj të vitit 1945, duke filluar nga Madridi në Moskë, nga Moska në Paris, nga Parisi në Londër, nga Londra në Berlin dhe kështu me radhë, vetëm kontinenti i vjetër europian, i kishte humbur afro 80 milionë qytetarë të tij nepër luftërat e ndryshme botërore, lokale ose rajonale, nepër kampet e ndryshme të përqëndrimit, nga zia e bukës, ethet spanjolle, bombardimet masive, granatimet dhe shkatërrimet e tjera.

Pa i harruar këtu edhe “luftërat e mbretërve ose perandorëve europianë”, para, gjatë dhe pas periudhës së Renesansës së bashku me sëmundjen ose virusin vdekjeprues të “kugës” të cilat atëbotë e pllakosën dhe përgjysmuan popullsinë e Europës.

Etapa ose Periudha e lavdishme e Renesansës, e cila ka filluar në shekullin XIV (14) dhe ka zgjatur plot dy shekuj, me plotë të drejtë mund të konsiderohet si njëra prej etapava ose periudhave me të plleshme, me reformatore, me revolucionare, evolutive dhe me empirike e  restaurore në historinë e pergjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë njerëzorë.

Periudhën e lavdishme të Humanizmit dhe Renesansës, pra e dërmoi dhe pllakosi një epideme (pandemi) e rëndë) vdekjepruese e cila erdhi nga kontinenti i madh aziatik, me emrin “vdekja e zezë” (kuga) e cila  thonë se atëbotë e gjymtoi, sakatosi ose përgjysmoi popullsinë e Europës gjatë vitëve (1348-1349 etj.). 

Nga “vdekja e zezë” (kuga) asokohe e gjetën vdekjën me tepër se 25 milionë njerëz. 

Të nxitur, mërzitur dhe. alarmuar  nga pandemia ose “vdekja e zezë” (kuga) në përiudhën e lartëpërmendur të “Humanizmit” ose “Renesansës”: Thomas More dhe Tomasso Campanella i shkruan veprat e njohura “Utopia” dhe “Shteti i Deillit”, ku pos tjerash u shprehën se në rast krizash ose situatash të rënda dhe dramatike të shkaktuara nga luftërat ose pandemitë (epidemitë) e ndryshme vdekjepruse, populli dhe autoritetet e shtetit duhet të jenë të bashkuar dhe tepër unikë me njëri-tjetrin dhe se shteti duhet të këtë rezerva ushqimore, sanitare ose higjienike- sëpakut dyvjeçare, për të mbijetuar ose përballuar krizat ose fatkeqësitë e ndryshme objektive dhe subjektive.

A i kanë sot globi dhe kontinenti ynë ato rezerva? shtrohet pyetja.

U mor vesh se rilindja ose ringjallja globale dhe europiane, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore. 

Njerëzit vriten, shtypen, diskrimonohen dhe vdesin edhe sot në Europë dhe gjithandej.

Europa po kalon sot një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e madje edhe dramatike. 

Asnjëherë nuk ka patur një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administratije ose juridike si sot: Kontineti plak sot po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike etj.

Sikur jetojmë në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe “botës moderne” materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit. 

Bota jonë sikur po tkurret. 

Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive.

 Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, astrobiologjisë etj..? Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit ?, do pyesnin filozofët dhe sociopsikologët.

 Shkenca dhe teknika sikur nuk komunikojnë më fare me ne.

Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, shkenca (filozofia), politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor? 

Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.

Çdo ditë njerëzit jetojnë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin objektiv dhe subjektiv…S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo. 

Në anën tjetër ndërkaq, zbulimët ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin tonë. 

Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i rrobotizojnë madje, madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë….

Dhe, kjo është “blasfemi industriale ose teknologjike”, apo…?!

“Të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjentarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Pastaj erdhën dhe morën hebrenjtë ose cifutët: Heshta, sepse më ishin antipatikë. Pastaj erdhën dhe morën pedofilët dhe homoseksualët, u ndjeva i lehtësuar dhe relaksuar, sepse ishin të besditshëm dhe patologjik. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prap asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më askush për t´i  ngopur ose plotësuar epshët dhe orekset e tyre. ( Berthold Brecht).

Ç’thonë politika dhe diplomacia e kualifikuar, e mençur, intelektuale, profesionale dhe intelegjente?

Se këndejmi, duke iu referuar gjeopolitikës, apo politikës dhe diplomacisë së  kualifikuar, intelektuale, profesionale, intelegjente, interaktive, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, intelegjente, konvencionale dhe strategjike: Politka dhe diplomacia e Kosovës dhe Shqipërisë, nuk ndodhën askund. As në koridor ose paradhomë.

 Në këtë menyrë, shkencat politike në këtë drejtim: I studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë sjelljet, reagimët, vlerat, parimët, postulimët (postulatët), format, metodat, mjetët ose instrumentët e njohura shkencore ose humaniste, me anë të të cilave realizohen ose garantohen forca (fuqia) dhe autoriteti i përgjithshëm i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së bashku me arritjen e marrëveshjeve ose traktatëve të ndryshme, si dhe realizimin praktik dhe teorik të aspiratave ose interesave të larta shtetrore dhe nacionale në kontekstin e njohur strategjik, gjeopolitik etj.

Por,, gjithashtu politologjia ose shkencat politike, asnjëherë nuk pretendojnë të tutorojnë, motintorojnë, monopolizojnë ose obligojnë shtetin dhe pushtetin për marrjen e vendimëve dhe përgjithësive të ndryshme institucionale, funksionale, konstitucionale dhe të tjera (lexo:”të vërtetat e përjetshme”), por vetëm japin spjegime, ide, teori, formula, vizione, narrativa, solucione, alternativa ose sinteza të ndryshme shkencore ose metodoligjike-përballë tezave, antitezave ose ekuacionëve të komplikuara ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.

Çfarë (çka) duhet ditur? (kritika e unit të ndërgjegjshem ose unit të shëndoshë); çfarë (çka) duhet bërë ? (kritka e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? ( kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit): Janë ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e Idalizmit kritikë të Immanuel Kantit, Sen Simonit si dhe te filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në kontekstin e njohur gneseologjiko-ontologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu i ditur, njeriu krijues ose inovator…?

Pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura : Çfarë (çka) guxojmë të dijmè?, çfarë (çka) guxojmë të flasim, shkruajmë, gjykojmë dhe mendojmë ? dhe çfarë (çka) duhet të bejmë për të mirën e gjithëmbarshme të popullit, shtetit dhe shoqërisë sonë…?

Në fund:

SHBA-së ose Perëndimi, nuk janë kundër fesë ose besimit islam si vlerë, si parim dhe kulturë përbashkuese dialoguese, konvencionale, intrinznike, kognitive, iluministe, pozitiviste etj, por janë kundër çdo lloj predikimi dhe interpretimi ekstremist, radikal, xhihadist, neo-otomaniik, carist ose radikalist.

Ndaj, gjithënjë sipas saj, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, disonancave ose diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.

 Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste sè bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i vlerave, parimeve, kauzalitetit ose aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike ose diplomatike.

Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.