Si u rrëzuan nga Strazburgu për paaftësi, ‘profesionistët’ që udhëhoqën Vettingun në Shqipëri
Vendimi i sotëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut e ka thënë qartë: Aurela Anastasi, Sokol Berberi dhe Aleksandër Muskaj nuk përmbushin kualifikimet e nevojshme për t’u zgjedhur gjyqtarë.
”Jo të gjithë kandidatët janë mjaftueshëm të mirëkualifikuar, komiteti rekomandon që lista të refuzohet nga asambleja dhe qeveria shqiptare të paraqesë një listë të re kandidatësh”, shpjegohet në vendim.
Po flasim për Aurela Anastasin, një nga ekspertet e kushtetutës që u mor nga “shoqëria civile” dhe iu besua një pjesë e rëndësishme e përshtatjes së platformës Sorros, me legjislacionin shqiptar. Ajo e bëri punën e saj dhe në këmbim Edi Rama ia shleu “borxhin” duke e propozuar në listën e dytë të kandidatëve për në Gjykatën e Strasburgut.
Ndërkohë që insistimi tek emri i Sokol Berberit duket se është edhe i gjithë “halli” që Edi Rama ka në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Strasburgut. Kunati i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, ka qenë i pranishëm në listën e propozuar nga qeveria shqiptare si në rastin e parë ashtu edhe në të dytë. Në të dyja rastet përgjigja ka qenë e njëjtë “ata nuk janë të aftë”. E njëjta logjikë vlen edhe për Aleksandër Muskajn.
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Straburgut për të refuzuar listën e “reformaxhinjve” të Edi Ramës në Drejtësi, tregon edhe njëherë se nga kush dhe si u gatua Reforma në Drejtësi. Janë ata pra, “shoqëria civile”, “kunati i shokut Xhemal” dhe ndonjë tjetër derviat i ish regjimit, njerëzit që vunë në zbatim Reformën në Drejtësi, janë ata që gatitën vettingun për gjyqtarët shqiptarë, dhe sot janë po ata që sot iu pre koka nga vettingu i pamëshirshëm europian, me damkën “të pakualifikuar”.
SI ZGJIDHEN GJYQTARËT E GJYKATËS EVROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës zgjedh gjyqtarët e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke u siguruar atyre legjitimitet demokratik. Sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, gjyqtarët duhet “të jenë me karakter të lart moral dhe të kenë kualifikimet e kërkuara për emërim si dhe të jenë juristë të kompetencave të njohura”.
Për të siguruar përmbushjen e këtyre standardeve, ka dy faza në procesin zgjedhor – së pari një procedurë kombëtare përzgjedhjeje, në të cilën secili shtet zgjedh listën e tre kandidatëve të kualifikuar, dhe së dyti procedurën e zgjedhjeve të ndërmarrë nga Kuvendi, në të cilën parlamentarët europianë i vlerësojnë Kualifikimet e tre kandidatëve para votimit për të vendosur se cili duhet të bëhet gjyqtar.
Procedurat e përzgjedhjes kombëtare – dalja me një listë prej tre kandidatësh
Kur zgjedhin tre kandidatët e tyre, shtetet duhet të sigurojnë që procedura e tyre kombëtare është e drejtë dhe transparente, për shembull duke lëshuar thirrje publike dhe të hapura për kandidatët.
Të gjithë kandidatët duhet të kenë kualifikime dhe përvojë të përshtatshme ligjore dhe duhet të kenë njohuri aktive të gjuhës angleze ose franceze – gjuhët në të cilat janë hartuar gjykimet e gjykatave – dhe së paku një njohje pasive të gjuhës tjetër.
Për të siguruar baraspeshën gjinore në Gjykatë, shteteve u kërkohet gjithashtu të paraqesin të paktën një kandidat nga “seksi më pak i përfaqësuar” përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që nuk lejojnë që ata të mos e bëjnë këtë. Si rezultat, rreth një e treta e gjyqtarëve në gjykatën e sotme janë gra.
Për të siguruar që kandidatët janë plotësisht të kualifikuar, një panel ndërkombëtar i ekspertëve të Këshillit të Evropës u ofron qeverive këshilla konfidenciale për kandidatët e mundshëm para se lista përfundimtare e tre gjyqtarëve t’i dërgohet Kuvendit.
Zgjedhja nga Asambleja e Gjykatës – zgjedhja e një gjyqtari nga lista
Pasi asambleja të ketë marrë listën e kandidatëve, një komision i posaçëm i parlamentarëve me përvojë ligjore interviston secilin nga tre personat dhe shqyrton CV-të e tyre, në një format të standardizuar, përpara se të rekomandojë nëse do të pranojë ose jo listën – me fjalë të tjera, nëse beson se të tre kandidatët janë të kualifikuar mjaftueshëm për të bërë punën. Nëse po, kjo tregon se cilët kandidatë besojnë se janë më të fortit. Nëse jo, shteteve u kërkohet të paraqesin një listë të re.
Asambleja – e përbërë nga 324 parlamentarë – pastaj vazhdon të votojë për kandidatët në një votim të fshehtë, të mbajtur gjatë seancave plenare, bazuar në rekomandimet e komitetit. Një shumicë absolute e votave është e nevojshme në raundin e parë. Nëse kjo nuk arrihet, zhvillohet raundi i dytë dhe kandidati me më shumë vota zgjidhet në mënyrë të rregullt për të shërbyer në Gjykatë për një mandat të vetëm, 9-vjeçar