POEZI E BODLERIT PËRKTHYER NGA KADARE
Epilog
Sot zemër lehtë jam ngjitur te kjo bregore e bukur
Prej ku qyteti duket i shtrirë skaj më skaj
Spitali, purgatori, bordelli, ferri, burgu,
Ku marrëzia e njerëzve shpërthen si një lulnajë.
Ti e di mirë, Satan, o zot i brengës sime,
Se unë s’vij këtu si qaraman të qaj;
Por si bandilli plak që vjen tek mikja plakë
Nga kjo lavire e trashë kam qejf të dehem thumb
Prej mishit skëterror të saj të ndizem flakë.
I fjetur qofsh, në ag i shtrirë gjithë përtaci,
I rëndë, i terratosur, me rrufë a i ngrefosur
Në vellon mbrëmësore spërkitur me flori,
Të dua, ashtu si je, o horr kryeqytet!
Laviret dhe banditët na japin shpesh ca ëndje,
Që leshkot e pafisëm s’i kapin kurrë në jetë.
“Brenga e Parisit”, Bodler, Onufri, 2000
Please follow and like us: