Albspirit

Media/News/Publishing

Krijohet Klubi i Miqve Republikanë në Shqipëri

Krijohet Klubi i Miqve Republikanë në Shqipëri.

Një grup shqiptar dhe amerikanë krijojnë Republican Friends Club Albania (Klubi i Miqve Republikanë në Shqipëri) me qëllim promovimin e vlerave Republikane. Pjesë e këtij klubi janë si figura politike ashtu edhe akademikë, studentë, sipërmarrës, intelektualë dhe njerëz të thjeshtë të cilët synojnë të ngrejnë debate mbi vlerat e republikanizmit dhe ceshtjet kryesore të botës dhe Shqipërisë.

Shtetet e bashkuara kanë një politikë dy partiake dhe nuk janë tërësisht të krahasueshme me partite e vendeve të tjera ndaj ky klub mirëpret si të djathtë ashtu edhe të majtë shqiptarë të cilët ndajnë parimet dhe vlerat e republikanizmit dhe të cilët mbështesin kandidatura republikane në poste drejtuese në SHBA, si përshembull kandidatura e Donald Trump për Postin e Presidentit të SHBA.

Republican Friends Club Albania është krijuar me qëllim promovimin në Shqipëri të parimeve, vlerave dhe politikave Republikane. Ky Klub promovon kandidatët dhe të zgjedhurit e tjerë Republikanë tek nënshtetasit amerikanë të cilët kanë rezidencë në Shqipëri, dhe ndan e promovon vlerat Republikane në mbarë shoqërinë shqiptare në tërësi.
Klubi synon ta bëjë këtë:
– Duke nxitur diskutime politike përmes aktiviteteve, editorialeve, debateve, paneleve, blogjeve, dhe medias së re.
– Organizimin e konferenca kumtuese për të ftuar të rëndësishëm republikanë ose mbi politikat dhe parimet republikane.
– Krijimin e rrjeteve sociale dhe komunikimi me universitete, personalitete me influencë, politikanë, organizata dhe forume të ndryshme.
– Vizita dhe pjesëmarrje në konferenca republikane.
– Organizim fushata në mbështetje për kandidatët republikanë amerikanë.
Republican Friends Club Albania beson në Strehën e Madhe Republikane (Big Tent Republicanism). Klubi shërben si shtëpia e të gjithë nënshtetasve republikanë amerikanë të cilët kanë rezidencën në Shqipëri, si edhe për të gjithë intelektualët shqiptarë, studentët, libertianët e devotshëm, avokatët e pro-jetës dhe traditës së familjes, sipërmarrësit, ata të cilët besojnë në parimet dhe vlerat republikane, dhe cilido që ka pikëpamje politike të qendrës apo qendrës së djathtë, por edhe të majta të qendrës.
Cilido që ndan këto parime është i mirëpritur t’i bashkohet Republican Friends Club Albania!
Takimet janë të hapura për Anëtarët, të Ftuarit dhe Vizitorët (rezidentë dhe jo rezidentë amerikanë dhe shqiptarë.) Formatet e takimeve variojnë sipas të ftuarve dhe forumeve. Tematikat e takimeve mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh politike të cilat ndikojnë në SHBA, Shqipëri, dhe në mbarë botën e sotme./Bledar Kurti/

Please follow and like us: