Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Rakipi zhvendos emisionin në Top Channel

Gazetari i njohur Ylli Rakipi do të ka lënë News 24 dhe dhe prej javës që vjen do të startojë programin e vet në Top Channel por jo me këtë emër. Bëhet fjalë për emisionin e tij “Të paekspozuarit”, i cili prej disa vitesh ka zënë vend si një nga emisonet me profesionale ne mediat televizive të vendit. Largimi i Rakipit u konfirmua sonte për droni.al nga vetë neës 24 ndërkohë që gazetari nuk do të drejtojë lajmet, ashtu sikurse Balla më parë.

Sokol Balla u largua nga Top-Channel në fund të 2017¬ës pas 12 vitesh pune si gazetar dhe drejtues në këtë media. Më herët, Balla u largua nga drejtor informacioni ku në vend të tij u komandua Endri Xhafo. Sokol Balla do të zhvendosë emisionin e tij në Vizion Plus por me një emër tjetër “Real Story”.

Por ndërkohë edhe emisioni “Top-Story” do të mbahet në këmbë. Besohet se drejtuesi i tij do jetë Endri Xhafo, i rikthyer në Top-Channel pak muaj më parë, pas një shkëputje disa vjeçare nga kjo media për ABCNEWS.

Please follow and like us: