Albspirit

Media/News/Publishing

Iris Halili: Vatra-Miami & Klubi “Flas Shqip” ju presin në 11 Maj 2024

Vatra-Miami & Klubi “Flas Shqip” ju presin në datë 11 Maj, me një lajm surprisë dhe të shumëpritur nga komuniteti shqiptar në Florida!
Në datë 11 Maj në banketin e organizuar për Ditën e Nënës, Vatra-Miami me krenari do të prezantojë përpara të gjithë komunitetit shqiptar të Floridës së Jugut se më datë 1 Qershor 2024 ajo do të filloj mësimdhënien e gjuhës shqipe për çdo fëmijë dhe të interesuar nga komuniteti. Kjo ngjarje është historike pasi vjen për herë të parë në shtetin e Floridës që në total numëron 23 milionë banorë. Mësimi i gjuhës shqipe do të jetë FALAS (in campus – jo online). Për më tepër lexoni më poshtë!
Në Festën e Nënës – Me gjuhën e Nënës
Misioni kryesor i Federatës Pan-Shqiptare Vatra të krijuar 112 – vjet më parë nga kolosët shqiptarë Fan Noli dhe Faik Konica ishte: “Të rit në mes shqiptarëve të Amerikës dhe me anë të tyre në mes Shqiptarëve të Shqipërisë, shpirtin e ndihmës në mes tyre dhe dashurinë për kombësinë e tyre”!
Ne në Vatra-Miami, të organizuar si një degë e Federatës, mendojmë se ky është një amanet, për të cilin duhet të punojmë fort me të gjithë komunitetin shqiptar të zonës së Miamit që njihet edhe si FIorida e Jugut (Miami Dede, Broward and Palm Beach). Ajo që na lidh në moton tonë, “Duam Shqipërinë, kur duam më shumë njëri-tjetrin”, nuk është as e shkuara jonë në atdhe dhe as e tashmja jonë në emigrim, as bindjet politike dhe as ato fetare. Ajo që na lidh është pasuria më e madhe që trashëgon çdo shqiptar kudo ku jeton, dhe kjo është GJUHA SHQIPE! Sikundër thoshte edhe Iluministi i madh Mit’hat Frashëri: “Gjuha i lidh njerëzit me njëri-tjetrin, vëllezër dhe motra, që nuk dinë gjuhën e nënës, janë më të huaj në mes tyre sesa dy njerëz që njihen për herë të parë”.
Në organizim e sipër, edhe duke parë se çfarë i mungon më së shumti komunitetit shqiptar në Florida (dhe jo vetëm), kuptuam se fëmijët me prindër shqiptarë, si të brezit të parë edhe të dytë të emigracionit (në më të shumtën e rasteve), nuk kuptojnë apo flasin gjuhën shqipe! Kjo do të thotë se në pak vite numri i popullsisë me gjak shqiptari që do të flasë këtë gjuhë do të vijë duke u ulur. Nën trysninë e anglishtes, që është kthyer tashmë si një gjuhë ndërkombëtare, gjuhët e vendeve të vogla duhet të rrëfejnë se dinë t’i rezistojnë kohës. Shqipja jonë e ka treguar këtë qëndresë ndër shekuj. Duke i mësuar fëmijëve gjuhën shqipe ne mbajmë të gjallë frymën kombëtare dhe mbi të gjitha ne mbajmë gjallë kombin tonë që falë gjuhës nuk e humbi kurrë identitetin e tij sa të lashtë aq edhe të veçantë. Pa gjuhë nuk ka komb!
Vatra-Miami ka si vizion të përforcojë të gjitha energjitë tek kultivimi i atdhedashurisë tek brezi i dytë i emigrantëve shqiptarë, duke e lënë këtë si trashëgim tek brezat që do të vijnë më tej. Kjo arrihet po t’u rrëfejmë historinë e atdheut të të parëve, t’u mësojë të ndihen në të njëjtën kohë sa qytetarë amerikanë, aq edhe me gjak shqiptar. Dhe këtë duhet ta bëjmë duke u mësuar së pari historinë e miqësisë së këtyre dy vendeve krejt të ndryshme nga përmasat gjeografike apo ngjarjet historike. Në këtë mënyrë ne besojmë se do të mund të krijomë një traditë të fortë të lobit shqiptar në SHBA. Në funksion të këtij misioni, ne duhet t’u trashëgojmë fëmijëve tanë dashurinë për shqiptarët e përtej oqeanit dhe t’u interpretojmë atyre vargjet e famshme të Nolit të shkruara në vitin 1917-të, pikërisht atëherë kur fatet e Shqipërisë ishin në rrezik: “Mbahu nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë”.
Dhe për të gjitha çka rradhitëm më sipër ka vetëm një nyje lidhëse dhe kjo është gjuha shqipe. Ne duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë të flasin shqip!
Në kuadër të këtij misioni, Vatra-Miami, vjen sot përpara të gjithë komunitetit shqiptar të Floridës së Jugut me premtimin e sinqertë se ajo më datë 1 Qershor 2024 do të hapë kursin e parë të gjuhës shqipe për çdo fëmijë apo të rritur në komunitet që kërkon ta mësojë atë.
Vatra-Miami premton se shumë shpejt çdo rreth dhe qytet i madh i Floridës së Jugut do të ketë klasën e tij me orar dhe adresë të përcaktuar. Kjo do ta lehtësojë pjesëmarrjen e të gjithë të interesuarve.
Të gjitha aktivitetet që do të kenë të bëjnë me edukimin e fëmijve si me gjuhën, kërcimin, teatrin, historinë dhe letërsinë shqipe do të jenë pjesë e programit të Klubit “Flas Shqip”, rregjistruar në shtetin e Floridës si një Kompani pa Fitim. Qëllimi i hapjes së këtij Klubi pranë Vatra-Miami, është ta fokusojë dhe strukturojë atë posaçërisht tek veprimtaritë që do të kenë të bëjnë me gjuhën dhe traditat shqiptare. Mësimet e gjuhës shqipe do të zhvillohen FALAS (Free of Charge) dhe ato do të jenë të hapura për çdo anëtar të komunitetit panvarësisht moshës, bindjeve politike apo edhe atyre fetare. Kjo iniciativë është e para e llojit të saj në të gjithë shtetin e Floridës.
Gjithashtu, ju kujtojmë se shumë shpejt ky Klub do të afrojë mësime të gjuhës angleze. Plani afatgjatë i Klubit është që të krijojë edhe shkollat verore për fëmijët shqiptarë, pasi ne besojmë se periudha më e përshtatshme për të mësuar gjuhën shqipe është përgjatë sezonit veror.
Prezantimi i nxënësve të së parës klasë të gjuhës shqipe në Florida do të bëhet me Datë 11-Maj, pikërisht në ceremoninë që Vatra-Miami organizon me rastin e Festës së Nënave. Ne mendojmë se do të jetë një dhuratë shumë e bukur për nënat shqiptare të komunitetit tonë, kur të dëgjojnë fëmijët të recitojnë dhe këndojnë për herë të parë në gjuhën e nënës.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje historike për komunitetin si dhe të na ndjekin në median tonë sociale si Instagram Vatra Miami, apo edhe në Facebook Page të Vatra Miami. Për më tëpër mund të na dërgoni email në vatramiami@gmail.com.
Të interesuarit mund t’i gjejnë biletat në linkun më poshtë.
Mother's Day Celebration with the one and only, Artjola Toska ! | Humanitix
EVENTS.HUMANITIX.COM
Mother’s Day Celebration with the one and only, Artjola Toska ! | Humanitix
Please follow and like us: