Albspirit

Media/News/Publishing

Kompozitori Thoma Simaku promovon dy CD monografike në Akademinë e Shkencave

Prof. Dr. Thoma Simaku është profesor i kompozicionit në Universitetin e Jorkut në Angli dhe ka një aktivitet mjaft të pasur ndërkombëtar. Për më shumë se dy dekada veprat e tij janë ekzekutuar në festivalet kryesore në mbarë Evropën, në Amerikë dhe Japoni. Ai ka fituar një seri çmimesh ndërkombëtare për cilësitë ekspresive të muzikës së tij, me të cilave edhe çmimin “Kompozitor i Vitit” për vitin 2009, nga Akademia Britanike e Kompozitorëve.
Në datën 8 maj 2024, ora 11:00 Prof. Dr. Thoma Simaku vjen në një Lectio Magestralis “CON–RI–SONANZA” të organizuar nga Qendra e Studimit të Arteve në sallën “Aleks Buda”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë me rastin e promovimit të dy CD-ve monografike, botuar nga shtëpitë diskografike Bis Records (Suedi) dhe NMC Recordings (Britani e Madhe). Takimi do të moderohet nga Prof. Asoc. Dr. Edmond Buharaja.

Please follow and like us: