Albspirit

Media/News/Publishing

Shpallet fituesi për ndërtimin e sheshit ‘Skënderbej’, si do të jetë

Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues një kompani për ndërtimin e sheshit Skëndërbej. Tashmë, pritet që të fillojë puna për rikonceptimin e këtij sheshi. Mësohet se në tender kanë marrë pjesë tre firma, ku dy prej tyre nuk kanë dorëzuar ofertë. Firma “F…”, fituesja, ka kërkuar nga Bashkia e Tiranës 527 milionë lekë të reja për ndërtimin e këtij sheshi.
ssss-1Mësohet se deri më tani, pranë bashkisë nuk ka asnjë ankesë nga operatorët e tjerë.
Sipas dokumenteve, sheshi qendror do të jetë i mbyllur dhe i padukshëm deri në momentin kur dikush shkel brenda tij: një boshllëk në mes të kaosit të qytetit. Sheshi mundëson për banorët e Tiranës të tërhiqen nga qyteti për në zemër të tij. Perimetri i sheshit do të shndërrohet në një varg hapësirash dhe atmosferash të ndryshme. Përbëhet nga gjelbërim, hapësira të hapura të mbuluara si dhe ndërtesa – ekzistuese ose për tu ndërtuar.
Zona qendrore e planit – piramidës – do të shtrohet plotësisht. Në brezin rreth saj, ndodhet një mori kopshtesh, secili duke iu drejtuar sheshit të hapur. Materiali i shtrimit ndryshon sipas nevojave dhe karakterit, duke varijuar nga shtrim i fortë në të butë, nga bazë në motive të ndërlikuar. Në 24 metrat e parë rreth sheshin kryesor, sipërfaqet e ndryshme të kopshteve bëhen më të “qëndrueshme” ndërsa arrijnë brezin për të lejuar lëvizje të dendur këmbësorësh rreth perimetrit të sheshit.
s2Brezi është një vend me hije, krijuar nga një koleksion pemësh të rritura të sapo mbjella. Masa e gjelbër krijuar nga pemët do të mbushë hapësirat midis godinave, duke përcaktuar kështu boshllëkun në qendër dhe duke krijuar një ndjesi brendësie. Kjo ndërmarrje mbjelljeje është shumë e rëndësishme në shkallë, duke krijuar ndryshimin më të mahnitshëm nga gjendja ekzistuese.
berati (1)Vendosja e pemëve janë më pak të dendura në kufi jetë e jashtëm të sheshit dhe fillon strukturohet si një rrjetë formal promenade nga brezi në drejtim të sheshit. Pemët më të mëdha, të rritura, janë zgjedhur për promenadën e brezit, ndërkohë që pemë më të vogla, të reja, mund të mbillen në vendet e parashikuara me thellë ne drejtim të unazës.
Projekti i Skënderbeut është esencialisht një zonë e madhe këmbësorësh, që ofron vende për tu çlodhur dhe për të takuar njerëz.
Për të lehtësuar këto këmbime, është krijuar një sërë mundësish ndenjësesh/stolash. Këto ndenjëse janë dy tipesh. Së pari, rreth 80 stola janë instaluar rreth Brezit. Këto stola janë të thjeshtë dhe të rehatshëm, të përshtatshme për të gjitha moshat. Gjatësia e tyre prej 4 m i bën të duken solemne në pamje. Ata renditen në variacione të ndryshme, me efekte të ndryshme: ndonjëherë të fokusuara tek pamja që ofrohet, ndonjëherë duke krijuar grupe më intime, ndonjëherë duke diferencuar lehtësisht zonat këmbësore nga ato të shërbimit.
gjirokastNë majë të këtyre stolave, shkallët dhe muret mbajtës janë projektuar që të lejojnë të ulesh mbi to, me lartësinë dhe materialet e përshtatshme. Kjo strategji bën të mundur një llojshmëri te gjerë për vende për tu ulur dhe për tu takuar, duke minimizuar gjithashtu impaktin viziv. Shkallët e muzeut rikonfigurohen: pjesërisht duke grupuar treshe shkallësh në një të vetme, gjë e cila ul disi monumentalitetin e shkallëve dhe kështu krijon vende të rehatshme për tu ulur prej 40 cm të larta. Informaliteti i papritur i shkallëve i bën ato ideale për tu përdorur si podiume.
gur-5Shkallët e Pallatit të Kulturës do të rinovohen. Ne propozojmë të zgjerojmë përdorimin informal, krijuar nga lokalet – jashtë ne platformë. Përdorimi i çadrave të mëdha, uniforme, krijon vende të hijëzuar me pamje nga sheshi. E parë nga sheshi, ky përdorim informal integrohet vizualisht me harkadën e Pallatit.
Kopshti i zhytur ekzistues ruhet dhe mbillet përsëri. Muri mbajtës rreth tij rinovohet plotësisht, me shtesën e vetme të dy palë shkallëve pingul me aksin e bulevardit. Kjo ndërhyrje bën të mundur që kopshti të bëhet pjesë e trajektores lakore për këmbësorë rreth sheshit qendror.
Elementët e ujit janë përqendruar në sheshin qendror. Ato pasurojnë dhe krijojnë diversitet në eksperiencën e ambientit të hapur. Ka tre lloje të ndryshme shatërvanësh të propozuara; pus, currilë dhe re.
guri-i-tropojesPjesa më e madhe e sheshit është pajisur me puse. Ato konsistojnë në pajisje ujë-nxjerrëse të zhytura, të integruara nën sipërfaqen e sheshit dhe të mbuluara nga gurë të shpuar. Të ndezura, këto puse thjeshtë rrjedhin në mënyrë të qetë, ne formë rrjedhash të qeta. Uji rrjedh qetësisht në sipërfaqen e pjerrët të piramidës dhe mblidhet në perimetër të saj.
Të gjithë këto puse mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur, duke lejuar ujin të krijojë koreografi sipas orës dhe evenimenteve. Sistemi i propozuar është me teknologji te ulët dhe mjaft i thjeshtë për tu mirëmbajtur. Një total prej 60 pusesh shpërndahen ne gjithë sheshin në mënyrë të çrregullt. Në zonën e fëmijëve në shesh, nën pemët ekzistuese, ndodhen dy tipat e tjera të shatërvanëve.
Ditën, sheshi është një hapësirë e ndriçuar ndërsa brezi një vend i hijezuar. Natën, këto kushte këmbehen. Brezi do të ndriçohet fuqishëm, dhe qendra e ndriçuar lehtë nga reflektimi i dritës së brezit. Në shesh, dukshmëria natën nuk do të jetë një problem meqë do jetë i zbrazur.
Në zonat e mbjella, një sistem dritash do të ndriçojë si sipërfaqen e tokës ashtu edhe kurorën e pemëve. Ky sistem është përfshirë në buxhet, dhe pozicionimi i saktë i dritave lidhet me vendosjen e ndryshme të pemëve.
Në linjën e vendimeve të marra në Planin Rregullues për Qendrën e Qytetit të Tiranës, propozimi zhvillon idenë e një zone qendrore për këmbësorë, rrethuar me një rrugë-unazë të brendshme përreth qendrës. Kjo unazë e brendshme shërben si për transportin publik ashtu edhe për transport automjetesh privat. Vetëm një numër mjaft i limituar transporti publik kalon kufi rin e unazës, për të bërë të mundur lidhje dhe shpejtësi optimale për trafik të brendshëm qyteti.
Në drejtimin Veri-Jug, vizioni afatgjatë është që të ndërtohen shina për një tramvaj qe lidh ndërtesën e universitetit me stacionin e trenit dhe më tej. Tramvaja do të përshkojë zonën këmbësore: duke ditur se automjeti i tramvajit do të jetë automjet me emisione të vogla, dhe duke ditur se shinat bëjnë të mundur një përcaktim më të mirë të zonës së trafikut, ky kombinim i tramvajit dhe zonës për këmbësorë gjykohet të jetë efiçent dhe jo i dëmshëm për perceptimin e zonës së këmbësorëve.
Please follow and like us: