Albspirit

Media/News/Publishing

Faik Konica: Mëmëdhe apo Atdhe?

Faik Konica: Mëmëdhë apo Atdhe?

 

 

Të parët tanë kanë përdorur gjithmotin fjalën vënt për të thënë dhenë ku u lintmë, ku kemi prindërit edhe varret e stirprindëve, edhe ku flitet gjuha shqipe. Po me kohë, kur zuri të punohet shqipia, gjithë punëtorët e gjuhës  kuptuan nevojën të kemi një fjalë, e cila të jetë shqip, si patria, patrie, vaterland, patris, vatan, etj. Në të tjera gjuhëra. Se fjala vënt është e gjërë shumë e munt të meret vesh me shumë mënyra. U zgjuath, pra, fjala mëmëdhe, domethënë dheu ku u lint mëma.

Një shkronjëtua i Greqisë vjetër, Pllutarku, ay qi na ka lënë një jetë të Burros  (Phyrrhus), thotë që dheu ngaha jemi  është më drejt të thohet dheu i nënës se dheu i t’et, pse atje ku kemi nënën, atje na është lidhur më tepër zëmëra. Shqipëtarët qi krejtin fjalën mëmdhe, a deshnë t’i përgjigjen mendimit Pllutarkut? S’dihet. Po ky mëndim s’na duket i drejt; se, qoftë nga gjuha, qoftë nga mënyrat, qoftë nga gjaku e nga shtypi i fytyrës, njeriu nqaset më tepër t’et e i dhëmp më shumë dheu ku është ku është lindur i ati.

Na duket, pra, se për shqipen, si për gjithë gjuhërat e tjera, fjala atdhe bie më mirë se mëmëdhe.

Përveç kësaj arësyje, është edhe një tjatër me rëndësi të madhe. Një fjalë si kio duhet të jetë një për gjithë shqipëtarët. Fjala mëmëdhe, mjerisht, s’e mbaron këtë nevojë: mëmëdhe gegërisht bie mamdhe; ç’komp ësht ay komp, ç’gjuh ësht ajo gjuhë, ku fjala më e nevojshme për të na lidhur bashkë s’është një? Mëmëdhe nukë vetëm s’vete gegërisht, por dhe toskërisht fjala mëmë pakë thohet. Toskët thonë nënë, nëno, e ëmë, po rrallë mëmë. Kio mënyrë fjale përdoret vetëm prej atyre shqiptarëve, qi janë nga rranxa e vllehve.

Përdorimi i fjalës mëmëdhe do t’i sjellë gjuhës aqë mënyra sa ka mënyra folje  shqip: mëmdhe, mamdhe, nënëdhe, nandhe, ëmëdhe, amdhe etj. Fjala atdhe vete në gjithë shqipet. Pastaj, ka edhe një të mirë tjatër: është e shkurtë, e sa të na mundet, të bëjmë fjalë të shkurta, se i përkasin më mirë gjuhës sonë.

Sa për disa të huaj, qi kanë gjak greku e thohen shqiptarë, që të mundin të kllasin në punët e Shqipërisë hundën e tyre (kur kanë një hundë…), të cilët zakonojnë të shkruajnë patridjë, do t’u thomi se s’dinë miaft shqip për të kallur fjalë të ra te gjuha jonë.

Duam të flasim e të shkruajmë një shqipe të qëruar; në e trazofshim me gërqisht, turqisht, italisht e me të tjera gjuhë evgjitësh, më mirë  ta lëmë fare shqipen, më mirë të mësojmë ndonjë gjuhë të huaj se ta flasim tonën si ata të zezët e Afrikës, qi silleshin qëmoti nga Arabistani për shërbëtorët në ca shtëpi të mbëdha të Shqipërisë.

Albania, 1899

Please follow and like us: