Albspirit

Media/News/Publishing

Matilda Makoçi, ikona dhe eleganca e kinemasë në vitet ‘80-të

PORTRET/ Matilda Makoçi, ikona dhe eleganca e kinemasë në vitet ‘80-të (FOTO)

Matilda Makoçi është cilësuar si “meteori i skenës shqiptare”. Aktorja e talentuar u tërhoq kinemaja në kulmin e shkëlqimit të saj. Skena shqiptare ka kohë që i mungon eleganca e aktores simpatike të viteve ‘80-të.

Filmi “Apasionata” në vitin 1983 do të bëjë atë të njohur tek spektatori shqiptar. Më tej Makoçi me bukurinë dhe me zotësinë e një aktoreje të talentuar vazhdon sukseset në filma të tjerë.

poster-apasionata-szd

Në fillimin e viteve ‘80, Edi Rama, një student i Institutit të Arteve dhe basketbollisti i Dinamos filloi të shfaqet në bulevardin e Tiranës dhe në Pallatet e Sportit i shoqëruar nga një vajzë shumë më e njohur sesa ai vetë në atë kohë, një aktore që po dominonte kinematografinë shqiptare në ato vite. Ishte Matilda Makoçi.

matilda-makoci-edi-rama

Në korrik të viti 1986 ata martohen së bashku. Në 12 gusht të vitit 1990 ajo lindën në Tiranë djalin e saj, të cilit do t’i vihet emri Greg nga i vëllai i M. Makoçit. Dy të rinjtë artistë kishin premisat se do të dominonin gjatë jetën publike në Tiranë. Fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Pas thuajse 5 vitesh lidhja e tyre merr fund. çifti Rama-Makoçi divorcohet në vitin 1991. Pas divorcit, Makoçi emigroi në Greqi, ku u përfshi në disa projekte televizive e kinematografike të atij vendi. Në vitin 1996 u kthye në Tiranë, ku jeton edhe sot. Në vitin 1996 u kthye në Shqipëri dhe me një shprehje të vetme përshkroi jetën e saj: “Njerëzit gjysmën e jetës punojnë për t’u bërë të famshëm, dhe gjysmën tjetër për t’u fshehur…”.

Fëmijëria

73-640x360

Mbaron shkollën e mesme të Politeknikut në Tiranë dhe më pas vazhdon në degën e dramaturgjisë në Institutin e Lartë të Arteve. Bëhet përgjegjëse e Rinisë në këtë institucion. Lindi në Tiranë më 19 Prill 1963. Ishte 23 vjeç kur mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1986 në degën e aktrimit. Kur ishte studente luajti rolin kryesor, Eden, në filmin “Në kufi të dy legjendave”, 1981. Në vitin 1983 ajo ka prezantuar edhe Festivalin e XXII-të të Këngës në RTSh. Vijoi më pas në 7 filma me role kryesore.

Teatri

screenshot_4

Pas përfundimit të studimeve u emërua me punë si aktore në Teatrin Kombëtar. Menjëherë në këtë institucion fillon interpretimet e saja të para siç ishte roli i Xhulietës në tragjedinë “Romeo dhe Xhulieta” të Shekspirit në 1987 si dhe “Zbutja e Kryeneçes” me rolin e Bjankës ku zëvendësonte faktikisht aktoren Elvira Diamanti. Fatkeqësisht pjesët e para të saj ku ka interpretuar, nuk janë të regjistruara në video askund edhe pse i përkasin viteve `80.

screenshot_3

Për sa i përket interpretimeve skenike, aktorja ka thënë se nuk është ndjerë vetvetja në asnjë në nga rolet. “As “Apasionata” dhe as “Balada e Kurbinit” (role ku jam bërë e njohur më shumë) nuk kanë qenë…Në fakt, e vërteta është se nuk e kam gjetur vendin tim asnjëherë në skenë, asnjëherë në këto role.”- është shprehur në media Matilda.

screenshot_1

Çmimet dhe Nderimet

U nderua me medaljonin e festivalit në rolin e Mirës në filmin Apasionata (1983), ku dëshmoi prirjen e saj të natyrshme për zhbirilime në psikologjinë e personazhit, si dhe një ndjeshmëri të dukshme aktoriale.

screenshot_2

Në vitin 1986 Matilda Makoçi nderohet me Çmimin “Aleksandër Moisiu” për interpretimin e saj në rolin e Marjetës në filmin “Hije që mbeten pas”.

screenshot_5

Filmografia

-Oi Filenades – Mikeshat (1993) rol i vogël, në një film grek

-Balada e Kurbinit – (1990) – Bashkëshortja e Dardit

-Shpresa – (1988)

-Hije që mbeten pas – (1985) – Marjeta

-Të mos heshtësh – (1985)

-Apasionata – (1983)

-Në kufi të dy legjendave – (1981)

-Si gjithë të tjerët – (1981), Jeta

942227_1089522237774310_1378132894407995330_n

Matilda Makoçi, nuk ishte vetëm një aktore e talentuar, por edhe një ndër femrat më të bukura në vitet e komunizmit, por ajo edhe sot reflekton plot hijeshi dhe mirësi, ndërsa skenës shqiptare ka kohë që i mungon eleganca e aktores simpatike të viteve ‘80-të.

Please follow and like us: